Studimi/ Me kohë, trupi i njeriut është bërë gjithnjë e më i ftohtë, ja cila është arsyeja
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës së Sussex, nga rolet e tyre në monarkinë britanike, ka bërë bujë në mbarë botën, dhe ka tronditur jo pak familjen mbretërore. Por ky nuk është rasti i parë që ndodh diçka e tillë.
Historia duket se po përsëritet 84 vite më vonë, pasi të njëjtin akt ndërmorri edhe mbreti Eduardi VIII. Edhe ai për hir të dashurisë ndaj gruas së tij amerikane. ?Kur të kem vdekur, djali do të shkatërrojë veten brenda 12 muajsh?. Kështu i tha mbreti i moshuar Xhorxhi V, kryeministrit britanik Stenli Balduin.
Monarku kishte vetëm një djalë, Eduardin, që ishte 41 vjeç kur u ngjit në fron në janarin e vitit 1936. Por babai i tij pati të drejtë:mbretërimi i Eduardit zgjati vetëm 324 ditë, para se të hiqte dorë nga froni për t?u martuar me gruan që e donte. Ajo mbahet mend si kriza më e madhe kushtetuese e monarkisë britanike në shekullin XX.
Kur pasoi në fron të atin, Eduardi VIII ishte një figurë e njohur për publikun. Ai vlerësohej nga mediat si një karakter i paqëndrueshëm, me një pamje simpatike por jo modest. Për këtë arsye, shumë nga politikanët britanikë ishin të shqetësuar. ?Dyshoj shumë se ai do të drejtojë në mënyrën e duhur?- i tha kryeminitrit Balduin udhëheqësi i Partisë Laburiste, Klement Etli.
Ata e konsideronin dembel dhe të çrregullt, me një qasje të pakujdesshme ndaj detyrave të tij. Këto përshtypje vetëm sa u përforcuan kur ai u bë mbret.
Eduardi shkonte me vonesë në evenimentet zyrtare, ishte i pasjellshëm dhe kokëfortë. Gjatë 2 dekadave të fundit, ai kishte pasur një mori lidhjesh intime me gra të ndryshme, dhe veçanërisht me Freda Uord dhe Telma Farnes, që të dyja gra të martuara. Por tani kishte një partnere tjetër, amerikanen Uollin Simpson, që ishte në atë kohë në martesën e saj të dytë.
Të gjithë këto diheshin nga publiku britanik. Në shumë aspekte, Uollis ishte një zgjedhje befasuese. Ajo nuk vlerësohej as si e bukur dhe as simpatike, por ishte e mençur, ambicioze,
dhe e vendosur ta bënte për vete mbretin, edhe pse miqtë pretenduan se ajo u mërzit shumë shpejt prej tij.
Eduardi u marros pas saj. Që në vitin 1934, maxhordomi i tij, Xhon Eird, shkruante:?Princi e ndjek U?si një qen?. Sa kohë që Uollis ishte vetëm e dashura e tij, ministrat e oborrit nuk e panë të arsyeshm të ndërhyjnë. Madje as kur Eduard u tha miqve se nuk mund të jetonte dot pa të, dhe se synonte të martohej, pavarësisht kostove.
Në verën e vitit 1936, Eduardi pushoi me Uollisin me një jaht luksoz në brigjet e Kroacisë, Greqisë dhe Turqisë. Kryeministri Balduin, nisi të merrte ankesa për sjelljen e mbretit nga britanikët që jetonin jashtë vendit. Në tetor, kryeministri u alarmua seriozisht:ishte e qartë se Eduardi VIII ishte ende i vendosur të martohej me Uollis, dhe ajo vetë po bënte plane për t?u divorcuar nga bashkëshorti i saj i dytë.
Balduin e kishte diskutuar për herë të parë këtë çështje me mbretin disa ditë më herët. U fol për zgjidhje të ndryshme. Por mbreti nuk po bindej të hiqte dorë nga zonja Simpson, dhe të gjente dikë tjetër më të përshtatshme. Në fillim u mor në konsideratë mundësia e një martese ?morganike?, ku Eduardi mund të martohej me Uollis, por ajo nuk do të ishte mbretëreshë, dhe asnjë fëmijë i tyre nuk do të ngjitej në fron. Por kjo ide u braktis shpejt.
Më 1 dhjetor 1936, Peshkopi Blënt i Bredfordit, tha se mbreti duhet të bënte një jetë më të krishterë. Presioni ndaj mbretit u rrit. Edhe qeveria mendonte që ai nuk mund të ishte mbret në ato rrethana. Eduardi u detyrua të bënte një zgjedhje. Brenda 10 ditëve nga shpërthimi i debateve në shtyp, mbreti vendosi të abdikojë.
Po pse Uollis Simpson, cilësohej një bashkëshorte e papërshtatshme? Vështirësia kryesore në atë kohë, kishte të bënte me faktin që ajo ishte divorcuar tashmë nga një burrë. Ndërkohë kishte dyshime të forta mbi besnikërinë e saj. Policia Metropolitane, kishte raportuar vizitat e saj të fshehta tek një shitës automjetesh ?Ford?, i quajtur Gai Trandëll.
Ndërkohë, kishte shqetësime se ajo kishte simpati ndaj nazistëve. Një raport i FBI-së i publikuar në vitin 2002, pretendoi se ajo kishte qenë e dashura e Joakim von Ribentrop, ambasadoritë Gjermanisë Naziste në Londër. Por mbi këtë pretendim, nuk është gjetur asnjë provë përfundimtare.Vendin e tij e zuri Duka i Uindsor, që ishte edhe vëllai i tij, Xhorxhi VI./Historyextra- Përshtatur nga CNA.al
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojë...
Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për...
Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avio...
Nga Conrad Black, “Newsmax”* Demokratët kanë bërë një tjetër...
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Ishte shkurti i vitit 1825, dhe 34-vjeçari Samuel Mors, një ...
Nga Tom O’Connor, “Newsweek”Shtetet e Bashkuara, kanë aktual...
Nga Nick Paton Walsh, “CNN”* Bejrut, Liban – Sulmet me raket...
Nga Bruce W.Bennett, “National Interest”* Analistët e Koresë...
Për një kohë shumë të gjatë, studiuesit kanë besuar se Amazo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...