SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edhe Vuçiçi dhe Borisovi të pranishëm.
Ekonomia dhe popullsia turke po rriten me shpejtësi të madhe – dhe bashkë me to edhe kërkesa për energji. Turqia e merr gazin kryesisht nga Rusia. Deri më tani atë e sillte në Turqi nëpërmjet Detit të Zi me anë të gazsjellësit “Blue Stream”. Gjatë viteve të fundit, ky gazsjellës është zgjeruar dhe tani e tutje quhet Turkish Stream: Dy tuba të rinj do ta furnizojnë tani vendin e etur për energji me gati 16 miliardë metra kubikë gaz në vit – kjo pothuajse do t’i dyfishojë kapacitetet.
Të mërkurën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, e përuruan gazsjellësin e ri me një ceremoni në Stamboll. Një pjesë e madhe e furnizimeve të gazit ka për destinacion tregun turk – një degë e tij është paraparë të furnizojë edhe vendet e BE-së me gaz natyror. “Gazsjellësi do ta përmirësojë sigurinë energjetike në të gjthë Evropën”, tha Putini në Stamboll.
Në aktivitet morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov. Dega evropiane e gazjellësit do të kalojë nëpërmjet Bullgarisë me destinacion Evropën Jugore dhe Juglindore. Gazi do të kalojë nga Bullgaria e Serbia, nëpërmjet gazsjellësit Balkan Stream, për të vazhduar më tej, në rast nevoje, në Sllovaki, Hungari ose dhe Austri. Borissow tha se punimet për pjesën bullgare të Balkan Stream-it do të përfundojnë qysh në maj të vitit 2020.
Boshti Moskë-Ankara është duke u formësuar
Turqia kërkon kësisoj edhe që të përfitojë nga gjeopozita e saj e ekspozuar mes Lindjes dhe Perëndimit dhe të bëhet një qendër e rëndësishme e energjisë. Ndërsa për Moskën, gazjellësi është një rrugë alternative shtesë për të sjellë gazin në Evropë, duke mos përdorur Ukrainën.
Partneriteti dypalësh midis Moskës dhe Ankarasë po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. “Unë jam i bindur se Rusia dhe Turqia do të realizojnë shumë projekte të tjera në të ardhmen”, tha Erdogani. Ai foli për një bashkëpunim win/win, pra ku do të ketë vetëm përfitues. “Nuk kemi lejuar që mosmarrëveshjet e së kaluarës të na bllokojnë interesat tona të përbashkëta”, tha Erdogani, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet aktuale mes dy vendeve.
Thirrje për armëpushim në Libi.
Libia dhe Siria janë dy nga fushat ku dy liderët rajonalë kanë konflikte interesash. Më 9 tetor, Turqia filloi një operacion për zbrapsjen e milicisë kurde nga kufiri turk. Në fund të tetorit, Putini dhe Erdogan ranë në ujdi në Soçi dhe i përfunduan luftimet. Në atë kohë, Ankarasë iu dha leja për të ngritur një zonë sigurie në veri të Sirisë.
Ndërsa në rastin e Libisë, qeveria turke mban anën e qeverisë së kryeministrit Fajis al-Sarradsch, i cili njihet ndërkombëtarisht dhe i dërgoi këtij trupa përforcuese. Moska mbështet gjeneralin, Chalifa Haftar, i cili me Ushtrinë e tij Kombëtare të Libisë (LNA) po përpiqet të marrë në dorë Tripolin. Që Turqia dërgon trupa në Libi, këtë Moska e sheh me dyshim. “Ankarasë i është thënë tashmë, se ushtarët turq nuk duhet të luftojnë kundër milicisë së gjeneralit Haftar”, thuhet nga qarqet diplomatike ruse. Në Stamboll dy krerët e shteteve u bënë thirrje palëve për armëpushim./ DW
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Ishte shkurti i vitit 1825, dhe 34-vjeçari Samuel Mors, një ...
Nga Tom O’Connor, “Newsweek”Shtetet e Bashkuara, kanë aktual...
Nga Nick Paton Walsh, “CNN”* Bejrut, Liban – Sulmet me raket...
Nga Bruce W.Bennett, “National Interest”* Analistët e Koresë...
Për një kohë shumë të gjatë, studiuesit kanë besuar se Amazo...
Nga Van Hipp “Fox News”* Bota është në ethe qëkur SHBA-ja vr...
Orbita e Tokës përreth Diellit është pothuajse rrethore. Ndr...
Sërish evropianët vuajnë pasojat e politikës së Donald Trump...
Nga Ray Takeyh “Politico”* Pasi organizoi për shumë vite ope...
Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në be...
Nga Pierre Haski-“France Inter”Dekada që sapo ka filluar rre...
* Një studim i ri nga ekspertët e fushës, konfirmon se dieta...
* Më 5 mars të vitit 1982, Xhon Belushi u gjet i vdekur pasi...
Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”Boris Xhonson u bë udhëheqësi i...
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”Teknologji...
Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rën...
Nga Frank Miles “Fox News”Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...