Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Nga Pierre Haski-“France Inter”
Dekada që sapo ka filluar rrezikon seriozisht të shënohet nga një garë armatimi, e favorizuar nga dy faktorë: rivalitetet e reja midis fuqive dhe revolucionet teknologjike.
Rezultati është se ne mund të harrojmë shpresat e ngjallura nga ?dividentët e paqes? pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, periudhë gjatë së cilës shpenzimet ushtarake të shteteve ranë ndjeshëm, me disa vende madje që e reduktuan në maksimum ushtrinë e tyre. Sot jemi shumë larg nga thirrja e Barack Obamës për eleminimin e armëve bërthamore në vitin 2016, para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Ne kemi hyrë në një epokë rrënjësisht të ndryshme, dhe nuk po i referohem vetëm Koresë së Veriut, e cila nuk duket aspak e gatshme të heqë dorë nga bomba atomike dhe premton një ?surprizë? strategjike, apo rifillimin të programit bërthamor iranian, pas daljes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e vitit 2015.
Ndër aktorët në këtë garë të re armatimi, janë para së gjithash tre fuqitë e para ushtarake në planet: Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.
Javën e kaluar Moska njoftoi se njësitë luftarake do të pajisen me një lloj të ri raketash ?hipersonike?, të afta të arrijë shpejtësinë tronditëse prej gjashtë mijë kilometrash në orë, dhe të ndryshojnë në mënyrë të pavarur trajektoren e tyre. Raketa, e pajisur me një mbushje bërthamore, do të ishte në thelb teë pakontrollueshme për sistemet aktuale anti-raketore.
Njoftimi zuri në befasi Uashingtonin. Dihej që rusët po punonin për këtë projekt (Vladimir Putini e kishte pranuar publikisht), por askush nuk e priste një përparim të tillë të shpejtë.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë ende teknologji të re, ose një sistem për ta luftuar atë, edhe për shkak se prej kohësh e kanë braktisur sektorin. Qeveria e Uashingtonit do të përpiqet të eleminojë këtë dobësi, por do të kërkojë kohë dhe investime të mëdha në kërkime.
Përse e gjithë kjo po ndodh pikërisht tani?
Arsyeja e parë është se çarmatimi dhe traktatet e kontrollit të firmosura në fund të luftës së ftohtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të skadojnë, duke kompromentuar të gjithë kuadrin ligjor që mbajti në fre, dy vendet me arsenalet më të mëdha bërthamore. Ndërkohë, Kina, jo e përfshirë në traktate, ka rifilluar zhvillimin e bërthamores për qëllime ushtarake dhe nuk dëshiron të dëgjojë ftesat e Donald Trumpit, për të filluar një negociatë hipotetike.
Arsyeja e dytë është klima e sfidës që e ka rikthyer botën në sistemin klasik të marrëdhënieve të fuqive. Paradoksalisht, në një epokë ku shtetet nuk luftojnë më ballë për ballë, ushtritë bëhen instrumente të pushtetit politik.
Arsyeja e tretë është se përparimet në inteligjencën artificiale dhe automatizimi po krijojnë armë të reja që mund të kenë një ndikim vendimtar. Franca sapo ka zhvilluar drone të reja të armatosura, të përdorura për herë të parë javën e kaluar në Sahel.
Gara e re e armëve është një tjetër shenjë e një regresioni global. Flitet shumë për shpëtimin e planetit, por ndërkohë ne vazhdojmë të investojmë në armë që mund ta shkatërrojnë atë. / Bota.al
* Një studim i ri nga ekspertët e fushës, konfirmon se dieta...
* Më 5 mars të vitit 1982, Xhon Belushi u gjet i vdekur pasi...
Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”Boris Xhonson u bë udhëheqësi i...
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”Teknologji...
Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rën...
Nga Frank Miles “Fox News”Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka ...
Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-...
Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësis...
Cilat do të jenë perspektivat e demokracisë në vitin 2020? T...
Nga Max Boot “The Washington Post”* Ta quash ambasadën ameri...
Për shumë njerëz, Vinsent Van Gogu, cilësohet si një artist ...
Shumica e njerëzve mezi i presin pushimet e festave të fundv...
Nga Paul Taylor ”Politico.eu”* Në vitin 2020, përgatituni të...
Nga Roger Cohen, “The New York Times”Carrie Lam, kryeministr...
E njohur është tashmë për ne ideja se diçka nuk po shkon mir...
Kur për habinë e kancelarive perëndimore, Evropa Qendrore sh...
Nga Fred Kaplan “Slate”* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kisht...
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflek...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...