Fama dhe vdekja tragjike e aktorit shqiptaro-amerikan Xhon Belushi
* Më 5 mars të vitit 1982, Xhon Belushi u gjet i vdekur pasi...
* Një studim i ri nga ekspertët e fushës, konfirmon se dietat tona ushqimore ndikojnë ndjeshëm në shëndetin mendor dhe mirëqenien tonë. Por studimi paralajmëron se provat për shumë dieta, tregojnë se ato janë relativisht problematike. Në këtë përfundim mbërrin studimi më i ri i fushës së re, psikiatrisë ushqimore, të realizuar nga Rrjeti i Ushqimit ECNP, dhe i botuar në revistën ?European Neuropsychopharmacology?.
Autorja kryesore e studimit, profesore Suzana Dikson nga Universiteti i Gotenburgut në Suedi tha:?Ne kemi zbuluar dëshmi në rritje të një lidhje midis një diete të dobët, dhe përkeqësimit të çrregullimeve të humorit, përfshirë ankthin dhe depresionin. Megjithatë, shumë besime të zakonshme mbi efektet shëndetësore të ushqimeve të caktuara, nuk mbështeten nga prova të forta?.
Studiuesit zbuluan se ekzistojnë disa fusha, ku lidhja midis dietës dhe shëndetit mendor, është shumë e fortë dhe e qëndrueshme, siç është aftësia e një diete të pasur me yndyrna dhe pak karbohidrate (një dietë ketogjenike), për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga epilepsia, dhe efektin e mungesës së vitaminës B12 tek lodhja fizike, kujtesa e dobët dhe depresioni.
Ata zbuluan gjithashtu prova se një dietë mesdhetare, e pasur me perime dhe vaj ulliri, jep shumë përfitime për shëndetin mendor, siç është mbrojtja shtesë kundër depresionit dhe ankthit. Gjithsesi, për shumë ushqime ose suplemente, provat janë jopërfundimtare. Si për shembull në rastin e përdorimit të suplementeve të vitaminës D, apo ushqime që besohet se shoqërohen me sindromën ADHD ose autizmin.
?Ne kushte veçanta, ne zbuluam shpesh prova shumë të përziera. Për shembull në rastin e sindromës ADHD, shohim se një rritje e sasisë së sheqerit të rafinuar në dietë, duket se rrit ADHD dhe hiperaktivitetin, ndërsa ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve të freskëta, duket se e mbrojnë njeriun nga këto gjendje. Por në fakt ka relativisht pak studime mbi këtë fushë, dhe shumica e tyre nuk zgjasin shumë për të treguar efekte afatgjata?- thotë Dikson.
Studimi konfirmon që ushqime të caktuara, mund të shoqërohen me një gjendje të caktuar të shëndetit mendor. Por kjo gjë na tregon pak se përse ushqimi e shkakton këtë efekt. Kësisoj, arrihet në përfundimin se nevoja për të lidhur efektet e shëndetit mendor me shkaqe të provueshme tek dietat ushqimore, duhet të jetë fokusi kryesor i studimeve të ardhshme në psikiatrinë ushqimore.
Profesoresha Dikson thekson:?Ekziston një besim i përgjithshëm, sipas të cilit këshillat dietike për shëndetin mendor, bazohen në prova të ngurta shkencore. Në realitet, është shumë e vështirë të vërtetosh që dieta apo përbërës specifikë dietikë, kontribuojnë në shëndetin tonë mendor?.
Shkencëtarët konfirmuan se disa ushqime, kishin një lidhje të provueshme me shëndetin mendor. Për shembull, ushqimi në mitër dhe në jetën e hershme të fëmijës, mund të ketë efekte të rëndësishme në funksionimin e trurit në jetën e mëvonshme. Por provimi i efektit të dietës në shëndetin mendor në popullatën e përgjithshme, ishte më i vështirë.
?Tek të rriturit e shëndetshëm, efektet dietike në shëndetin mendor janë mjaft të vogla. Kjo gjë e bën të vështirë zbulimin e këtyre efekteve. Dietat suplementare, mund të funksionojë vetëm nëse kanë mangësi për shkak të një diete të dobët. Ne gjithashtu duhet të kemi në konsideratë edhe gjenetikën. Ndryshimet më të vogla në metabolizëm, mund të nënkuptojnë që disa njerëz reagojnë më mirë ndaj ndryshimeve në dietë se sa të tjerët.
Por ekzistojnë edhe vështirësi praktike, të cilat duhet të tejkalohen gjatë testimit të dietave. Një ushqim nuk është ilaç, ndaj duhet të testohet në një mënyrë të ndryshme nga një ilaç. Ne mund t’i japim dikujt një pilulë të hidhur, për të parë nëse ka një përmirësim, për shkak të efektit placebo, por nuk mund t?i jepni lehtësisht njerëzve një ushqim jo shumë të shijshëm.
Psikiatria ushqimore, është një fushë e re. Mesazhi i këtij studimi, është se efektet e dietës në shëndetin mendor janë të vërteta. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm, që të mos arrijmë në përfundime, bazuar vetëm në prova të përkohshme. Ne kemi nevojë për më shumë studime, mbi efektet afatgjata të dietave ushqimore të përditshme?-përfundoi Dikson./ Eurekalert.org-Përshtatur nga CNA.al
* Më 5 mars të vitit 1982, Xhon Belushi u gjet i vdekur pasi...
Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”Boris Xhonson u bë udhëheqësi i...
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”Teknologji...
Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rën...
Nga Frank Miles “Fox News”Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka ...
Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-...
Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësis...
Cilat do të jenë perspektivat e demokracisë në vitin 2020? T...
Nga Max Boot “The Washington Post”* Ta quash ambasadën ameri...
Për shumë njerëz, Vinsent Van Gogu, cilësohet si një artist ...
Shumica e njerëzve mezi i presin pushimet e festave të fundv...
Nga Paul Taylor ”Politico.eu”* Në vitin 2020, përgatituni të...
Nga Roger Cohen, “The New York Times”Carrie Lam, kryeministr...
E njohur është tashmë për ne ideja se diçka nuk po shkon mir...
Kur për habinë e kancelarive perëndimore, Evropa Qendrore sh...
Nga Fred Kaplan “Slate”* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kisht...
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflek...
Njëqindenjëzetekatër vjet më parë, babai i August dhe Lui Ly...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...