Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
* Më 5 mars të vitit 1982, Xhon Belushi u gjet i vdekur pasi kishte konsumuar heroinë dhe kokainë në hotelin luksoz ?Chateau Marmont?, në pjesën perëndimore të Hollivudit. Edhe pse vdekja e Belushit, shënoi fundin e papritur të karrierës së tij si aktor, komedian dhe muzikant, ajo nuk ishte e befasishme për ata që e njihnin mirë.
Regjisorja dhe mikesha e tij e ngushtë Peni Marshall, e dinte se ai ishte një përdorues i madh i drogës. Në vitin 1982, Belushi ishte 33 vjeç ? pjesëtar i emisionit të famshëm satirik ?Saturday Night Live? – dhe ishte shndërruar tashmë në një superyll të komedisë. Dhe kjo gjë e bëri edhe më tragjike vdekjen e tij të parakohshme.
Xhon Belushi lindi në Çikago më 24 janar 1949, dhe u rrit në Ueton të Ilinoisit. Ai ishte djali i madh i një emigranti shqiptar. Xhoni shprehu që në moshë të re interes për komedinë, duke krijuar trupën e tij të komedianëve, dhe më pas u ftua t?i bashkohet ?Second City? në Çikago, një nga teatrot më të mira në SHBA.
Aty ai u njoh me Den Ejkroid, një komedian kanadez, që së shpejti do t?i bashkohej në shoun ?Saturday Night Live?. Në vitin 1972, Belushi u transferua në Nju Jork, ku ai angazhua për 3 vite në një sërë projektesh për ?National Lampoon?. Aty u njoh me komdianët e njohur Çevi Çejz dhe Bill Marrej.
Në 1975, Belushi fitoi një rol në një nga skeçet e ?Saturday Night Live?, që e bëri të njohur në mbarë vendin. Vitet që pasuan, luajti në disa filma që u bënë hit, përfshirë filmin ?The Blues Brothers?. Por fama erdhi me një kosto të lartë. Belushi nisi të konsumojë kokainë dhe drogëra të tjera për të përballuar pasiguritë e tij, dhe orët e gjata në sheshin e xhirimit të filmave, por edhe angazhimet e tij në emisionet televizive.
Varësia e tij nga droga, u përkeqësua gjatë xhirimit të filmit ?The Blues Brothers?. ?Ne kishim një buxhet të vaçantë për kokainë, për xhirimet që bënim natën?- do të deklaronte më vonë Ejkroid për ?Vanity Fair?. Abuzimi me drogën, u shtua pasi Xhoni u zemërua me pritjen e ftohtë nga publiku të dy filmave të tij të radhës ?Continental Divide? dhe ?Neighbors?.
Muajt ??e fundit të jetës, Belushi i kaloi nëpër rrugët e Los Anxhelosit në kërkim të drogës. Njerëzit pranë tij raportuan më vonë, se Belushi blinte rreth 2.500 dollarë drogë në javë gjatë muajve të fundit të jetës. ?Sa më shumë para që fitonte, aq më shumë kokainë konsumonte?.
Xhudi, e dashura e shkollës së mesme së Belushit dhe bashkëshortja e tij për 6 vite, nuk e shoqëroi atë në udhëtimin e tij të fundit në Bregun Perëndimor, duke zgjedhur të qëndrojë në Manhatan. ?Ai po abuzonte sërish me kokainën, dhe kjo po e shkatërronte marrëdhënien tonë. Ne kishim gjithçka që donim, por për shkak të atyre drogave të mallkuara, gjithçka doli jashtë kontrollit?- do shkruante ajo më vonë në një libër.
Harold Ramis, bashkëpunëtori i ngushtë i Belushit, e vizitoi mikun e tij gjatë periudhës së fundit të jetë së tij, duke e përshkruar atë si ?të sfilitur?, dhe në një gjendje ?dëshpërimi të plotë?. Ramis tha se gjendja e trishtë emocionale e Belushit, shkaktohej pikërisht nga kokaina.
Më 28 shkurt 1982, Belushi prenotoi një dhomë në ?Chateau Marmont?. Dihet pak mbi lëvizjet e tij në 2 dy ditët që pasuan. Por dëshmia në gjyq e skenaristit të ?Saturday Night Live?, Nelson Lajën hodhi pak dritë mbi orët e fundit të Xhon Belushit. Ai tha se më 2 mars, Belushi shkoi në shtëpinë e tij me Keti Smith, një trafikante kanadeze e drogës, që ai e kishte njohur në sheshin e xhirimit.
Sipas Lajën, Smith u injektoi të dy burrave kokainë, 5 herë vetëm atë ditë. Më vonë gjatë asaj mbrëmje, që të tre u takuan me aktorin Robert De Niro në një klub nate. Aty Smith i injektoi sërish Belushit një përzierje kokaine dhe heroine. ?Xhoni u zverdh, dhe nisi të vjellë?- dëshmoi Lajën.
Kethi Smith ishte personi i fundit që e pa gjallë aktorin. Ajo raportoi se më vonë, se e alarmuar nga frymëmarrja e tij e zhurmshme, e zgjoi Belushin rreth orës 9:30 të mëngjesit, dhe e pyeti nëse ishte mirë. ?Po, mos më lër vetëm?- iu përgjigj ai. Por ajo u largua nga ora 10.
Rreth mesditës, trajneri personal i Belushit, Bill Uollas e gjeti Belushin në gjendje të fikti. Ai u përpoq t?i bënte frymëmarrje artificiale, por pa rezultat. Disa minuta më vonë, mbërriti urgjenca por Belushi u shpall i vdekur. Smith u kthye në ?Chateau Marmont? disa orë më vonë.
Ajo u arrestua dhe u çua në paraburgim, u mor në pyetje dhe u la i lirë. Dr.Ronald Kornblum, tha se vdekja e Belushit ndodhi si pasojë e një helmimi akut të gjakut nga kokaina dhe heroina.
Nëse do të ishte ende gjallë, ai do të ishte 71 vjeç. Vdekja e Xhon Belushit tronditi miqtë dhe fansat e tij në mbarë botën.
Disa muaj pas vdekjes së aktorit, Smith e pranoi se ishte me Belushin natën e vdekjes së tij, dhe se i kishte injektuar dozën fatale të drogës. Gjatë një interviste për ?National Enquirer? ajo tha:?Unë e vrava Xhon Belushin. Nuk desha ta bëja, por jam përgjegjëse për vdekjen tij?.
Smith u akuzua për vrasje të shkallës së dytë në marsin e vitit 1983. Por qëndroi në burg vetëm 15 muaj burg, pas një lutje për falje./Allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”Boris Xhonson u bë udhëheqësi i...
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”Teknologji...
Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rën...
Nga Frank Miles “Fox News”Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka ...
Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-...
Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësis...
Cilat do të jenë perspektivat e demokracisë në vitin 2020? T...
Nga Max Boot “The Washington Post”* Ta quash ambasadën ameri...
Për shumë njerëz, Vinsent Van Gogu, cilësohet si një artist ...
Shumica e njerëzve mezi i presin pushimet e festave të fundv...
Nga Paul Taylor ”Politico.eu”* Në vitin 2020, përgatituni të...
Nga Roger Cohen, “The New York Times”Carrie Lam, kryeministr...
E njohur është tashmë për ne ideja se diçka nuk po shkon mir...
Kur për habinë e kancelarive perëndimore, Evropa Qendrore sh...
Nga Fred Kaplan “Slate”* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kisht...
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflek...
Njëqindenjëzetekatër vjet më parë, babai i August dhe Lui Ly...
Gjëja më emocionuese rreth vitit 2020 nuk është vetëm fillim...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...