Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Njëqindenjëzetekatër vjet më parë, babai i August dhe Lui Lymier, Antuani, vendosi anës rrugës një tabelë ku shkruhej ?kinematograf?, me një shigjetë që i orientonte njerëzit të zbrisnin në bodrumin e Grand Cafe në Paris. Tabela nuk ishte e mjaftueshme për të tërhequr një audiencë të madhe, në provën e parë pasditen e të shtunës së 28 dhjetorit 1895.
Por fatmirësisht, Antuan Lymier kishte ftuar 20 parisienë të shquar. Mes tyre ishte Zhorzh Melje, një regjizori i njohur, dhe magjistari Robert Hudin. ?Ne u gjendëm përballë një ekrani të vogël, dhe pas disa sekondash, në ekran u shfaq imazhi i Belkur në Lion.
Nuk u befasova shumë, dhe sapo nisa t?i thosha diçka tij që kisha ngjitur, kur në ekran pashë të filmuar një karrocë të tërhequr nga një kalë, i pasuar nga automjete të tjera dhe më pas këmbësorë. Të gjithë u trullosëm nga ajo që pamë. Në fund të shfaqjes pati një kaos të plotë. Të gjithë, po pyesnin se si u arrit diçka e tillë?- do të shprehej Melje.
Ai dhe disa të tjerë i ofruan menjeherë Antuan Lymierit, fotograf në profesion, shumë para për ta blerë aparatin magjik. Thuhet s Lymier i refuzoi të gjitha ofertat, duke i thënë Meljesë:
Faleminderit djalosh. Por shpikja e djemve të mi nuk është në shitje. Ajo do të ishte rrënuese për ju. Mund të shfrytëzohet për një kohë të shkurtër si një kuriozitet shkencor. Përtej kësaj, nuk ka asnjë të ardhme komerciale?.
Natyrisht, shpikja që plaku Lymier e zhvlerësoi aq shumë, ishte një pararendëse e një zhanri të ri të artit:kinemasë. August dhe Lui Lymier nuk ishin të parët që projektuan imazhe mbi një ekran. Por sinteza që ata i bënë punës së mëparshme kërkimore nga Marej, Rejno, Mejbirxh dhe Edison, sa për të përmendur vetëm disa, prodhoi kamerën e parë me foto në lëvizje.
124 vite më parë, gjykuar nga mungesa e klientëve për shfaqjen e asaj dite në bodrumin e Grand Cafe, Antuan Lymier kishte të drejtë. Salla mund të akomodonte 120 persona, por atë natë vetëm 35 kalimtarë guxuan t?i heshim një sy projektimit të parë të fotografive me lëvizje.
Të ardhurat e asaj mbrëmje, vetëm 35 franga, nuk ishin të mjaftueshme as për të paguar qiranë e sallën. Asnjë gazetë e madhe e përditshme nuk foli për atë ngjarje. Gjithsësi, një gazetë lokale, ?Le Radical? shkroi:?Tashmë kemi arritur të regjistrojmë dhe riprodhojmë fjalë të folura. Tani mund të regjistrojmë dhe të shohim sërish veten tonë. Tani do të jemi në gjendje t?i shohim sërish familjet tona, edhe shumë kohë pasi ato të jenë zhdukur. . . ?.
Brenda disa ditësh, para bodrumit nisën të mbajnë radhë qindra njerëz. Parashikimi i zymtë i Antuan Lymierit u përgënjeshtrua me shpejtësi, teksa Kompania Lymier nisi të arkëtojë mbi 2.500 franga në ditë nga mesi i janarit 1896. Gjatë viteve 1895-1900, Lymierët fituan rreth 3 milionë franga, ose mbi 15 milionë dollarë me kursin e sotëm.
August Lymier lindi në vitin 1862, Lui 2 vjet më vonë. Ata e jetuan pjesën më të madhe të fëmijërisë në Lion. Gjatë pushimi në bregdetin e Bretanjës në vitin 1877, ndërtuan një laborator të lëvizshëm në një dhomë të errët, dhe u zotuan të punojnë bashkë në të ardhmen.
August u diplomua në kimi; ndërsa Lui u nderua që 16 vjeç me çmime në matematikë, vizatim dhe kimi. Në ditëlindjen e 18-të të Lui, kompania fotografike e Antuan Lymier ndodhej në prag të falimentimit. Vëllezërit e bindën babanë e tyre, që merrnin ata drejtimin e biznesit, dhe brenda një viti situata ndryshoi rrënjësisht.
Lui Lymier shpiku fotografinë e çastit, që do të qëndronte në treg për 60 vjet, dhe do t?i bënte Lymierët të pasur. Në fakt, deri në vitet 1890, fabrikat e Lymierëve në Lion ishin prodhuesit më të mëdhenj të produkteve fotografike në Evropë, e dyta në botë pas Xhorxh Istmanit në Roçester të SHBA-së.
Kinetoskopi i Tomas Edisonit, i ideuar për shikimin e shiritave filmikë në kamerën e fotove, që ai e shpiku në vitin 1888, mbërriti në Paris në verën e 1894. Lui dhe August Lymier vendosën t?i projektojnë ato pamje në një ekran. Të dy vëllezërit, vuanin nga dhimbje të forta të kokës për shkak të migrenës.
Pikërisht gjatë një nate plot kriza të migrenës Lui Lymierit, i lindi ideja për ndërtimin e një mjet për të transmetuar filmin përmes aparatit fotografik, me një mekanizëm të ngjashëm me pedalin e këmbës në një makinë qepëse. Ai ndërtoi një aparat fotografik, nxori një patentë për të në 13 shkurt 1895, dhe në mars filmoi punëtorët duke u larguar nga fabrika Lymier.
Disa ditë më vonë, August dhe Lui Lymier ia prezantuan filmin e tyre një grupi shkencëtarësh në Paris. Përgjatë vitit, ata e përsosën kamerën duke e quajtur kinematograf, nga fjalët greke:të shkruash përmes lëvizjes. Me ta nisi të bashkëpunonjë edhe inxhinieri Zhyl Karpentje, dhe kinematografi nisi të prodhohet në seri.
Një duzinë ishin gati që në janarin e vitit 1896, teksa nisi rekrutimi i kameramanëve të parë. Ata ishin Eugjen Promio, Feliks Mesguish dhe Frensis Dublje. Në fund të janarit 1896, Promio shkoi në Venecia, dhe xhiroi kanalin e famshëm mbi një gondola. Mesguish xhiroi kurorëzimin e Car Nikolla II në Rusi. Brenda dy vjetësh, kameramanët e kompanisë Lymier u dërguan në shumicën e vendeve të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Pak vite më vonë Lui dhe August Lymier punuan ditë-natë për të krijuar fotografinë e parë me ngjyra. Në vitin 1905, ata arritën të shpiknin autokromin, një fotografi e thjeshtë me ngjyra. Deri në vitin 1914, fabrikat e Lymier prodhonin mbi 6.000 foto mes ngjyra në ditë.
Antuan Lymiere jetoi deri në vitin 1911, dhe deri në fund i kritikoi djemtë e tij pse e emërtuan shpikjen e tyre ?kinematograf?. Ai e cilësonte të frikshëm këtë term, dhe preferoi emrin ?Tingulli i Zotit?. Lui Lymier vdiq në vitin 1948, ndërsa August Lymier në vitin 1954, në moshën 92-vjeçare./ New York Times-Përshtatur nga CNA.al
Gjëja më emocionuese rreth vitit 2020 nuk është vetëm fillim...
Deri në vitin 2020 kemi parë dhe jetuar arritje mbresëlënëse...
Nga Nathan Hodge “CNN”* Në betejën botërore të ideve, presid...
Ndonëse presidenti Assad ia ka dalë mbanë ushtarakisht, Siri...
Disa nga detajet mund të ndryshojnë, por vit pas viti, këto ...
Pas mesnatës së datës 31 dhjetor, do të kalohet nga dita e m...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico.eu”* Mesazhi është njeriu...
Nga Luke McGee “CNN”* Brexit ka qenë një dhimbje e madhe kok...
Njerëzit që merren me aktivitete kulturore të lidhura me art...
Kënga u dëgjua mijëra herë nga miliona burra në frontin e lu...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”* Zyrtarisht dhe jo...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Pas fitores së madh...
Nga Alessandro Pascolini “Galileo One”Gjatë vitit që po lëmë...
Përgjatë historisë, njeriu ka qenë i pështjelluar dhe i frik...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”* Është bërë tashmë e modë...
Pajisjet dhe aksesorët mund të përmirësojnë shumë përvojën t...
Nga Adrian Lobe “Suddeutsche Zeitung”* Kompanitë e mëdha të ...
Qeveria e Merkelit ka qenë deri tani e zbehtë. Por në vitin ...
Jonathan Nguyen është një i ri 22 vjeçar me origjinë nga Vie...
Lamtumira e trishtë në muzeun e lajmeve. Newseum mbyllet pik...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...