2019-a po na lë me një botë të përçarë
Nga Alessandro Pascolini “Galileo One”Gjatë vitit që po lëmë...
Nga Joschka Fischer ?Project Syndicate?
* Pas fitores së madhe të Boris Xhonsonit në zgjedhjet e fundit parlamentare të këtij muaji, Britania është tashmë në rrugën e duhur për t?u larguar më 31 janar 2020 nga Bashkimi Evropian. Xhonson ka një shumicë të qartë parlamentare, me të cilën mund të garantojë një marrëveshje për një dalje të rregullt nga blloku.
Edhe pse Londra dhe Brukseli përballen tani me negociata të gjata dhe të vështira, për të shkuar drejt një marrëveshje tregtare reciprokisht të dobishme, vetë Brexit është tashmë një ngjarje e sigurtë. Po çfarë do të thotë kjo për Evropën? Britania e Madhe, është ekonomia e dytë më e madhe kombëtare e BE-së, njëra nga vetëm 2 fuqitë bërthamore evropiane, dhe një anëtare e përhershme me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ky vend, ka pasur gjithmonë një rëndësi jetike për Evropën, si në aspektin kulturor ashtu edhe atë historik. Sa herë që liria dhe siguria e Evropës kanë qenë në diskutim, Britania ka dalë në mbrojtje të saj.Se çfarë do të thotë Brexit për Mbretërinë e Bashkuar, kjo mbetet për tu parë. Shumëçka do të varet jo nga marrëveshja e daljes, por nga mënyra sesi vendi do të përballet me rrethanat në ndryshim të shekullit XXI. Ndërkohë përsa i përket BE-së, dalja e Britanisë nga unioni padyshim që nuk e lë bllokun më të fortë.
Po largohet një peshë e rëndë gjeopolitike dhe ushtarake. Dhe po e bën këtë në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump, ka vënë në dyshim garancitë e sigurisë, që ka dhënë për një kohë të gjatë Amerika ndaj Evropës. Megjithatë, Brexit do të ketë pak efekte mbi politikën evropiane të sigurisë.
Interesat përkatëse të sigurisë nga të dyja palët, kanë mbetur të pandryshuara edhe gjatë ?dramës? së Brexit. Integrimi evropian, bazohet në tregun e përbashkët të BE-së (unioni doganor, dhe një zonë e përbashkët gjyqësore), dhe jo mbi marrëveshje të përbashkëta ushtarake.
Në kontekstin e Brexit, ky dallim mund të jetë i dobishëm, pasi ndonëse secila palë do të përfaqësojë interesa ekonomike të ndryshme, ata ende do të ndajnë të njëjtat shqetësime mbi sigurinë. Por nëse Britania e Madhe ose BE-ja, do të përfshinin çëshjet e sigurisë në negociatat e Brexit, kjo do të krijonte kushtet për dështimin e bisedimeve.
Çdo gjë që kërcënon sigurinë apo stabilitetin e Evropës kontinentale, do të bjerë ndesh me interesat britanike. Pavarësisht nëse Britania e Madhe është apo jo një shtet anëtar i BE-së, kur të përballet me çështje të tilla si emigracioni dhe terrorizmi, ajo do të duhet të veprojë në solidaritet me BE-në.
Ngjashëm, një qasje e përbashkët Britani-BE ndaj Rusisë dhe Kinës, duket të jetë e pashmangshme. Çështja e vetme reale, është se cila formë e kornizës institucionale do të lehtësonte më së miri bashkëpunimin në këto fronte gjeopolitike, që janë gjithnjë e më të rëndësishme.
Njëri nga mjetet që të vjen mënjeherë në mendje, është ?partneriteti i privilegjuar?, një koncept i zhvilluar më herët nga kristiandemokratët gjermanë, mbi mënyrën sesi BE-ja mund të mbante një marrëdhënie konstruktive me Turqinë, në mungesë të anëtarësimit të këtij vendi në union.
Sigurisht, kjo ide nuk ka funksionuar aq mirë në rastin e Turqinë, për arsyen e thjeshtë sepse nga ana e palës turke nuk ekzistonin parakushtet për diçka të tillë. Por rasti britanik, është krejtësisht i ndryshëm, pasi ky vend sapo do të jetë larguar nga BE pas disa dekadash anëtarësimi.
Meqë interesat e dyja palëve tashmë janë të përafruara, ato duhet vetëm të vendosin se sa e afërt duhet të jetë marrëdhënia e ardhshme e bashkëpunimit. Unë besoj që ajo duhet të jetë sa më e ngushtë që të jetë e mundur, dhe të dyja palët duhet t?i lënë mënjanë çështjet periferike. Në zhvillimin e një raporti të ri, ne duhet të përdorim plotësisht lidhjet tona të ngushta dhe njohuritë që kemi mbi njëri-tjetrin.
Një partneritet i privilegjuar nga BE-Britani, duhet të përfshijë të gjitha fushat e interesit të përbashkët, nga tregtia, bashkëpunimi shkencor, deri tek ndryshimi i klimës, emigracioni, lufta ndaj terrorizmit, siguria në internet, si dhe nismat e përbashkëta të politikës së jashtme, dhe ato të zhvillimit.
Në marrëveshjen e ardhshme, duhet të përfshihet çdo çështje që prek interesat e përbashkëta. Mbetet për tu parë nëse Britania do ta strukturojë politikën e saj të sigurisë rreth interesave të saj të përbashkëta me Evropën, apo nëse do të ri-orientohet drejt Shteteve të Bashkuara.
Balancimi i interesave përkatëse të secilit lojtar në zonën e Atlantikut të Veriut, nuk do të jetë diçka e lehtë, sidomos nëse Trump rizgjidhet për një mandat tjetër. Por, në çdo rast, Brukseli dhe Londra, duhet të ndjekin një format të institucionalizuar, të strukturuar sipas modelit të Këshillit Evropian, ose këshillave të rëndësishëm të specializuara brenda BE-së.
Një çështje tjetër, është nëse zhvillimi i ardhshëm ekonomik i Britanisë, do t?i japë asaj mundësi të ruajë nivelin aktual të shpenzimeve të mbrojtjes në kuadrin e NATO-s. Nga këndvështrimi evropian i sigurisë, kjo do të jetë me gjasë çështja më e rëndësishme gjeopolitike që lind nga Brexit.
Pozicionet gjeopolitike të Kinës dhe Rusisë, nuk kanë ndryshuar për shkak të Brexit, dhe kërcënimi nga terrorizmi nuk është zbehur. Sfidat kolektive nga emigracioni, ndryshimi i klimës dhe shumë çështje të tjera do të mbeten aty. Dhe do të jetë në dorën e BE-së dhe Britanisë së Madhe, që t?i menaxhojnë ato në një mënyrë efektive.
Shënim:Joschka Fischer, ka qenë ministër i Jashtëm dhe zv/kancelar i Gjermanisë në vitet 1998-2005./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Alessandro Pascolini “Galileo One”Gjatë vitit që po lëmë...
Përgjatë historisë, njeriu ka qenë i pështjelluar dhe i frik...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”* Është bërë tashmë e modë...
Pajisjet dhe aksesorët mund të përmirësojnë shumë përvojën t...
Nga Adrian Lobe “Suddeutsche Zeitung”* Kompanitë e mëdha të ...
Qeveria e Merkelit ka qenë deri tani e zbehtë. Por në vitin ...
Jonathan Nguyen është një i ri 22 vjeçar me origjinë nga Vie...
Lamtumira e trishtë në muzeun e lajmeve. Newseum mbyllet pik...
Ishte ora 7:58 e mëngjesit me orën lokale e 26 dhjetorit 200...
Me Brexit-in zhvendosen raportet e forcave në Europë. Peshë ...
Kur nisi aleanca?Marrëdhënia shkon pas në kohë në fundin e v...
Vatikani është një vend misterioz. Ka shumë zëra mbi përmbaj...
Nga Carmen Paun “Politico.eu”* Unë isha vetëm 4-vjeçe, kur p...
Fundi i mandatit të kancelares Angela Merkel po afrohet. Po ...
Përgjatë shekujve, pushtues të ndryshëm kanë dërguar ushtrit...
Nga Stefano Bonino & Andrea Beçaro “The Washington Post”* Më...
Meskiniteti dhe dashakeqësia e Steve Jobs-it si kompleksitet...
Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i t...
Ndershmëria është pasuri e madhe – por aktualisht gënjeshtra...
Nga Steven Erlanger “The New York Times”* Donald Tusk u rrit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...