Ç’duhet të bëjë Evropa me Viktor Orbanin, dhe demokracinë e tij joliberale?
Nga Steven Erlanger “The New York Times”* Donald Tusk u rrit...
Ndershmëria është pasuri e madhe – por aktualisht gënjeshtrat janë veçanërisht të përhapura në mediat sociale. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme, thotë Christina Bergmann.
Presidenti amerikan përhap teori të demaskuara komplotesh, kryeministri britanik mashtron mbretëreshën dhe një ushtri ndërkombëtare e robotëve kompjuterikë ka vetëm një qëllim: të dezinformojë në rrjetet sociale. E vërteta nuk është në gjendje të mirë në fund të vitit 2019.
Ministri i Propagandës i Hitlerit, Joseph Goebbels do të fërkonte duart. Në një kohë që atij i duhet të neutralizonte me qëllim media të caktuara dhe të arrestonte gazetarët në mënyrë që të fitonte kontrollin mbi informacionin, populistët e sotëm e kanë të lehtë: ata dërgojnë pa u palodhur mesazhe në twitter dhe postojnë në to gjysmë të vërteta e të pavërteta. Pasuesit e tyre e shpërndajnë dhjetë mijëra herë marrëzinë e rrezikshme – e edhe kur në mendjet e njerëzve mbetet vetëm një pjesë e vogël e kësaj përmbajtjeje, atëherë demagogët e kanë përçarë kombin pak më shumë, dhe i kanë lidhur pasuesit e tyre me veten pak më fort. Dhe fitorja tjetër në zgjedhje bëhet më e afërt.
“Po të besosh atë që është shkruar këtu, duhet të vizitosh mendjen”
Kushdo që shikon në mediet sociale si për shembull në Facebook qoftë edhe pak mbi flluskën e krijuar nga lajmet e filtruara që i shfaqen në ekran, nuk mund të mos habitet: “[Demokratja amerikane] Nancy Pelosi ka tërhequr 2.4 miliardë dollarë nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore për të financuar procesin e fajësimit [kundër Presidentit Trump],” thotë titulli. Mjafton një klikim dhe unë i them botës atë që më tërbon. Një tjetër klikim dhe unë e shpërndaj titullin revoltues. Si mund t’ua marrë kjo grua paratë të varfërve dhe pensionistëve!
Kjo në një kohë kur mjafton vetëm një klikim për të hyrë në artikullin pas postimit. Dhe ai që është vetëm pak skeptik këtu dhe lexon më me kujdes, shpejt e ka të qartë – që kjo jo vetëm që nuk mund të jetë e vërtetë, po nuk ËSHTË e vërtetë. Artikulli është postuar nën titullin “Satirë që të nxeh”. Dhe një vështrim në shënimin ligjor të faqes në internet zbulon: “Çdo gjë në këtë faqe interneti është e shpikur. Po të besosh atë që është shkruar këtu, duhet të vizitosh mendjen.”
Por kjo nuk bën asnjë dobi: postimi shpërndahet në mënyrë të shfrenuar dhe komentohet me zemërim, gjë që në sajë të algoritmave të facebookut bën që gjithnjë e më shumë njerëz ta gjejnë atë në rreshtimin për ta të “lajmeve”, në Feed. Kjo është dëshpëruese. Pse mund ta besojë dikush një marrëzi të tillë?
Sepse ne ende nuk kemi mësuar si ta trajtojmë një vërshim të tillë informacioni, si ai që na përplaset në fytyrë në rrjetet sociale. Sepse atje askush nuk na thotë se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Gjithçka është njëlloj, gjithçka është në rreshtimin e “lajmeve” për mua, e mira dhe e keqja, e dobishmja dhe e rrezikshmja. Dhe në fund, të gjithë njerëzit në Facebook janë “miqtë” e mi. Dhe miqve të mi unë u besoj.
Kompetenca për mediat dhe qëndrimi i çlirët për të gjithë
Ka ardhur koha për ta denoncuar dhe kundërshtuar këtë besim të verbër – me një koalicion të gjerë pro së vërtetës dhe kundër dezinformimit, lajmeve të rreme dhe për më shumë kompetencë mediatike. Hapat e parë janë bërë: Twitteri ka ndaluar reklamën politike si hap të parë, Facebook-u dhe Google ende llastohen. Por ata nuk do të jenë në gjendje të shmangin marrjen e përgjegjësive prej tyre, po të mos duan ta shkatërrojnë shoqërinë tonë.
Edhe Deutsche Welle merr pjesë në një projekt ndërkombëtar, që synon të kontrollojë faktet në internet dhe mediat sociale, së bashku me shpërndarjen e komptetencës për mediat. Dhe këtu kërkohet mbështetja jo vetëm e institucioneve mediatike, por edhe e institucioneve arsimore. Njohuritë për algoritmet e Facebook-ut, për imazhet e manipuluara dhe për përdorimin e duhur të medieve sociale e kanë vendin në shkolla dhe universitete, por edhe si trajnime në vendin e punës.
Dhe në fund të fundit, diçka mund të bëjë secili prej nesh. Le të mos shpërndajmë asgjë, pa e kontrolluar të paktën shkurt, për të parë nëse është e vërtetë. Në mënyrë që miqtë tanë të na besojnë. Dhe le t’i durojmë tregimet që të ngrenë qimet e kokës përpjetë në Feed-et tona në mediet sociale, ta ruajmë kontaktin me njerëz që i përkasin palës tjetër ekstreme politike. Le t’u dhurojmë atyre me klikime zemra, për shakatë e tyre të padëmshme. Por le t’u tërheqim të paktën vëmendjen, kur ata shqetësohen për ndonjë nga përrallat moderne. Dhe mbi të gjitha: le të mos dëshpërohemi./ DW
Nga Steven Erlanger “The New York Times”* Donald Tusk u rrit...
Në mesin e një kasaphane që sapo kishte nisur gjatë Luftës s...
Festat e fundvitit kanë një aftësi të çuditshme për të na sh...
Astma cilësohet si një ndër sëmundjet më të rënda, për arsye...
Nga Boris Cheval, Matthieu Boisgontier & Philippe Sarrazin “...
Si u krijuan gati 6.000 gjuhët, që janë folur ose fliten sot...
Nga Dina Khrennikova, Anna Shiryaevskaya & Daryna Krasnoluts...
Nga Gavin Mortimer “Spectator”E mbani mend kohën kur Boris X...
Dhuratat e Krishtlindjes kanë fuqinë të përcjellin më së mir...
Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë kristiane, por ...
Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”* Procesi i evropianizimit në v...
Nuk ka gjë më të bukur sesa të kremtosh festa e fundvitit, p...
Nga Ross Douthat “The New York Times”* Në fillim të muajit n...
Ndërsa dreka e Krishtlindjeve po afron, idetë për gatime të ...
Me 10 gusht të vitit 1920 në Kiwanis Club ndodhet i gjithë B...
Studime të shumta janë kryer mbi eksplorimin e efekteve, që ...
Nga Samuel Green & Graeme Robertson “Neëstatesman”Njeriu, fy...
Nga Gary J.Schmitt “American Interest”Në më shumë se një ras...
Krishtlindja është festa kryesore e besimtarëve të krishterë...
Imazhi i parë i një vrimë të zezë i kapur nga Event Horizon ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...