Bota që ka “prodhuar” Krishtlindja
Nga Ross Douthat “The New York Times”* Në fillim të muajit n...
Nuk ka gjë më të bukur sesa të kremtosh festa e fundvitit, para një tavolin të mbushur plot me gjëra të mira. Por kujdes! Nëse stomaku juaj lëshon disa zhurma të çuditshme, dhe nëse nisni të ndiheni në siklet dhe të djersisni papritur, atëherë ndoshta jeni helmuar nga ushqimi.
Kjo dukuri, është një mënyrë e tmerrshme për të prishur atmosferën e festave. Helmimi nga ushqimi ndodh kur bakteret, viruset dhe ndonjëherë parazitët ose toksinat e tyre, janë të pranishëm në nivele të mjaftueshme në ushqimin tonë. Fajtorët e zakonshëm, janë bakteret si Salmonela, Listeria, Kampilobakteris, E.Coli dhe disa viruse.
Më të rrezikuar nga helmimi janë gratë e reja, shtatzënat, të moshuarit dhe njerëzit, sistemi imunitar i të cilëve është dobësuar për shkak të ndonjë sëmundjej kronike, apo kurave të gjata me ilaçe. Ndërkohë disa ushqime si mishi i papërpunuar apo vezët e pulave, ushqimet e detit, apo edhe prodhimet e freskëta, përfshirë sallatat, zarzavatet me gjethe, perimet, frutat e prera, qumështi dhe nënproduktet e tij, përfshirë djathrat e butë, që të gjitha bartin një rrezik më të lartë për të shkaktuar helmim nga ushqimi.
Sezoni festiv, është periudha e përsosur për të blerë produkte me ulje çmimi. Por është shumë e rëndësishme t?i kushtoni vëmendje datës së skandencës. Për shkak të sigurisë shëndetësore, ushqimet nuk duhet të konsumohen pas datës së skadencës.
Edhe pse mund të ketë ulje të mëdha për produktet ushqimore më afër datës së skadencës, është më mirë t?i shmangni këto produkte, nëse nuk i konsumoni dot ato përpara datës së përdorimit. Mos blini ushqime të konservuara në kanoçe të ndryshkura, që rrjedhin apo që janë të dhëmbëzuara, pasi helmi i prodhuar nga disa baktere si Clostridium botulinum, mund të jetë në disa raste vdekjeprurëse.
Ndalimi i qeseve plastike, ka shtuar shumë trastat e ripërdorshme. Sërish duhet të keni shumë kujdes, pasi ato mund të përmbajnë baktere të dëmshme si E.Coli, nëse nuk pastrohen siç duhet para ripërdorimit. Një studim i kohëve të fundit, raportoi praninë e monocitogjeneve Listeria në qeset plastike të ripërdorshme.
Kur të ktheheni në shtëpi, sigurohuni të pastroni të gjitha zonat ku vendosen çantat tuaja të ripërdorshme, si banakun e kuzhinës apo tryezën e ngrënies, për të parandaluar ndotjen e tërthortë. Pastrimi mund të kryhet lehtësisht duke përdorur ujë të ngrohtë me uthull të bardhë, një pastrues jo abraziv, ose sapun.
Sigurohuni që ushqimet të vihen në të ftohtë sa më shpejt të jetë e mundur, të paktën brenda 2 orësh nga blerja, pasi temperatura e dhomës mund të sigurojë kushte ideale për zhvillimin e e baktereve të dëmshme. Shumë nga ne dinë, se është e rëndësishme të kemi një kujdes shtesë gjatë përgatitjes së ushqimit.
Duhet të kemi parasysh higjenën bazë si larjen e duarve me sapun, dhe larjen e hapësirave të pastrimit me ujë të nxehtë me sapun ose dezinfektues, para dhe gjatë gatimit. Hapa të tjerë të rëndësishëm, përfshijnë ruajtjen me kujdes të mishit të shpendëve, por edhe produkteve të detit. Përtej higjenës bazë, mbajtja e ushqimit në temperaturën e duhur, është një nga gabimet kryesore që bëjmë shpesh gjatë sezonit të festave të fundvitit.
Kjo vlen veçanërisht për ushqimet potencialisht të rrezikshme, dhe me rrezikshmëri më të lartë, për të minimizuar rrezikun e defekteve të shkaktuara nga sëmundjet ose toksinat. Rregulli i artë këtu është ?ruaje në të ftohtë, ruaje në të nxehtë, ose gatuaje shpejt!?. Në përgjithësi, temperatura midis 5-60 °C është zona e rrezikut, pasi brenda këtij diapazoni mund të zhvillohen bakteret e dëmshme në ushqime.
Nëse këto ushqime, kanë qenë në zonën e rrezikut për më pak se 2 orë, duhet t?i përdorni menjëherë ose t?i ruani si duhet. Brenda 2-4 orësh ushqimi duhet të përdoret menjëherë, dhe
nëse kanë kaluar më shumë se 5 orë, sidomos në motin e nxehtë të verës, ushqimi duhet të hidhet në koshin e mbeturinave.
Ky njihet edhe si rregulli ?2/4-orëshit?. Kjo do të thotë se është e rëndësishme të kontrolloni nëse frigoriferi juaj po funksionon ashtu siç duhet, përpara planit tuaj për festat e mëdha. Këto hapa të thjeshtë, do t?ju ndihmojnë të qëndroni të sigurtë, dhe të shijoni ushqimet tuaja të preferuara në këtë sezon festiv./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Ross Douthat “The New York Times”* Në fillim të muajit n...
Ndërsa dreka e Krishtlindjeve po afron, idetë për gatime të ...
Me 10 gusht të vitit 1920 në Kiwanis Club ndodhet i gjithë B...
Studime të shumta janë kryer mbi eksplorimin e efekteve, që ...
Nga Samuel Green & Graeme Robertson “Neëstatesman”Njeriu, fy...
Nga Gary J.Schmitt “American Interest”Në më shumë se një ras...
Krishtlindja është festa kryesore e besimtarëve të krishterë...
Imazhi i parë i një vrimë të zezë i kapur nga Event Horizon ...
Nesër, me datë 22 dhjetor në orën 05:19 të mëngjesit, dimri ...
Administrata Trump po mëson se tërheqja nga Lindja e Mesme n...
Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh që ndërprerjet e va...
Nga Grady Means “The Hill”* Impeachment i jep presidentit am...
Nëse kërkimet psikologjike na kanë mësuar ndonjë gjë, ky ësh...
Meqenëse festat na zënë zakonisht me njerëzit të dashur, me...
Ndryshimi i temperaturave dhe klima përgjithësisht e ftohtë ...
Nga Steven Keil “Defense News”* Pavarësisht nëse ishte një “...
Në çfarë ore e hani drekën dhe darkën? Sot rrugët e qyteteve...
Është mirë kur mëson dhe je i vetëdijshëm mbi çfarë ndodh rr...
Nga Olivier Burkeman, The GuardianMësuesja Zen, Charlotte Jo...
Kompozitori gjerman Ludvig van Betoven, ishte një figurë ven...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...