A është divorci zgjidhja e duhur për një martesë të palumtur?
Nëse kërkimet psikologjike na kanë mësuar ndonjë gjë, ky ësh...
Nga Grady Means ?The Hill?
* Impeachment i jep presidentit amerikan Donald Trump një dhuratë të papritur për festat e fundvitit. Nëse ka një pasojë nga melodrama e Kapitol Hill, kjo është mungesa (dhe vdekja) e udhëheqjes politike në SHBA. Të gjithë ne do të shpresonim që anëtarët e Kongresit, që ia kanë kushtuar një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre synimit të posteve politike, t?i adresojnë problemet reale me të cilat përballet Amerika, në vend se të ngjiten thjesht në pushtet.
E megjithatë, ata janë duke votuar si robotë partiake, në një luftë për pushtet, që po bën më shumë dëme vendit, sesa po i zgjidh problemet e tij të vërteta. Dhe shembull për këtë është sjellja e demokratëve Adam Shif dhe Xherri Nadler, që përfaqësojnë një aktakuzë ndaj një partie politike që nuk pati shumë shpirt guximtar në mesin e qindra demokratëve në Kongres, që mund të flisnin fuqishëm për këndvështrimin alternativ të një pjese të madhe të amerikanëve.
Thuhet shpesh se udhëheqësit duhet të jenë busulla, ata duhet të tregojnë rrugën, ose të paktën të jenë fari që paralajmëron mbi rreziqet që nderen në horizont. Ata s?duhet të jenë kurrë si shigjetat e motit, që përkulen vazhdimisht në drejtimin nga fryn era.
Kandidatët demokratë janë si pajisjet e motit, që tregojnë thjesht stuhinë e egër që po vjen nga e majta radikale ?progresiste?. Nuk është ndonjë trimëri të ?përkëdhelësh? turmat me një zë të lartë. Nuk është ndonjë trimëri të dalësh përpara kamerave televizive, për të promovuar një ankesë tjetër imagjinare.
Një pjesë e problemit, është se rrjetet sociale kanë devijuar nga ëndrra e Silicon Valley, për një demokraci atheniane elektronike, duke prodhuar një turmë ?ujqërish? në internet, që kërkojnë konformitet ose përndryshe kërcënojnë me asgjësim politik. Zhvillimi i pozicioneve të pavarura do të kërkonte forcë, depërtim dhe aftësi olimpike.
Edhe fushata e shumëpritur e Majkëll Blumberg, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut që supozohet se është i izoluar nga presioni i jashtëm për shkak të pasurisë së tij të madhe, ka treguar se i mungon ?stofi i perandorit?: Ai ka vepruar thjesht si një tjetër progresist radikal, duke u fshehur pas disa reklamave televizive.
Mjerisht, ky ?Hamlet? do të shpnzojë qindra miliona dollarë për këshilla të këqija dhe të parashikueshme, duke zhgënjyer në fund miliona amerikanë. Amerikanët nuk do të zgjedhin kurrë president dikë që nuk ka guxim të udhëheqë mbi çështje serioze, që nuk dëshmon se ka aftësi për zgjidhje të reja dhe më efektive.
Pjesës më të madhe të medias së lajmeve, duket se i mugojnë udhëheqësit. Gazetarët e njohur përsërisin fjalë për fjalë temat e debatit të përditshëm, pa njohuri dhe pa perspektivë, duke ofruar më shumë dogma sesa komente të dobishme sociale.
Çuditërisht, vetëm një figurë politike në skenën kombëtare, ka treguar në mënyrë të vazhdueshme udhëheqje unike:presidenti Trump. Edhe pse ka qenë kundër establishmentit politik, ka qenë i ashpër ndaj kundërshtarëve, dhe një menaxher i tmerrshëm me vartësit, shpesh herë i vështirë dhe i sikletshëm në stilin e tij, ai gjithsesi ka mbajtur qëndrime të forta mbi çështje madhore, dhe ka mbajtur shumicën e premtimeve.
Ai ka menaxhuar një politikë të jashtme të paqartë por të suksesshme, e cila ka shmangur luftëra të reja; e ka forcuar ushtrinë amerikane; ka rinegociuar marrëveshje të padrejta tregtare; është përballur me armiq të rrëzikshëm, dhe ka dëbuar aleatët e padobishëm; ka garantuar sigurinë kombëtare, një ekonomi të fortë dhe një qetësi relative në qytetet amerikane.
Trump ka kontrolluar ciklin e lajmeve dhe debatin mbi politikat. Ndërsa Kongresi dhe rivalët e tij demokratë kanë marrë një pozicion ekstrem, dhe sërish nuk kanë arritur asgjë, ai ka qeverisur në një mënyrë efektive si një i moderuar. Ai ka bërë që shumë amerikanë të mbështesin politikat e tij, edhe pse nuk janë dakord me stilin e tij të qeverisjes.
Shumë amerikanë mendojnë se për mirë a për keq, Trump është ?i vërtetë?, dhe një lloj busulle, që të çon diku. Ndërkohë, bota dhe shumë votues amerikanë, mendojnë se drejtuesit dhe kandidatët e Partisë Demokratike nuk janë aspak ?realë?, por përkundrazi janë të dobët, dhe paralajmërojnë vetëm katastrofa që nuk çojnë askund.
Sigurisht, disa studentë të udhëheqjes ushtarake, janë tmerruar nga mungesa e disiplinës dhe rregullsisë së Trump. Ngjashëm, studentët e kursit të ?lidershipit? të shkollave të biznesit, janë të tmerruar nga stili i tij dominant i menaxhimit dhe mungesa e procesit.
Megjithatë udhëheqja e Trumpit, ka qenë efektive. Një pjesë e arsyes pse Trump mund të jetë kandidati favorit i shumë votuesve të pavarur, është se ata nuk besojnë vërtetë se ndonjë prej kandidatëve demokratë, do të mbrojë fuqishëm Amerikën ndaj rivalëve globalë të SHBA-së si Vladimir Putin i Rusisë, Xi Jinping i Kinës, Kim Jong Un i Koresë së Veriut, mullahët e Iranit, apo edhe aleatët tanë evropianë thellësisht cinikë.
Kundërshtarët tanë, janë të gjithë liderë me përvojë, të dalë nga luftërat darviniane për pushtet, shumë më të egër dhe seriozë, dhe me aftësi politike më të mëdha se të gjithë kandidatët për president, përveç ndoshta Trumpit. Në këtë gjendje të çuditshme, procesi i impeachment-it i ka dhënë pa dashje një avantazh lidershipit të Trump, në krahasim me anëtarët e Kongresit dhe fushatën presidenciale të demokratëve, që për krahasim duken shumë të vegjël./ Përshtatur nga CNA.al
Nëse kërkimet psikologjike na kanë mësuar ndonjë gjë, ky ësh...
Meqenëse festat na zënë zakonisht me njerëzit të dashur, me...
Ndryshimi i temperaturave dhe klima përgjithësisht e ftohtë ...
Nga Steven Keil “Defense News”* Pavarësisht nëse ishte një “...
Në çfarë ore e hani drekën dhe darkën? Sot rrugët e qyteteve...
Është mirë kur mëson dhe je i vetëdijshëm mbi çfarë ndodh rr...
Nga Olivier Burkeman, The GuardianMësuesja Zen, Charlotte Jo...
Kompozitori gjerman Ludvig van Betoven, ishte një figurë ven...
Nga Paul Wang “Modern Diplomacy”* Ekspertët dhe politikanët ...
Festa e Krishtlindjeve shquhet për atmosferën e saj magjike ...
Uji luan një rol thelbësor për shëndetin e njeriut, duke për...
Nga John F.Harris, Alex Isenstadt & Daniel Lippman “Politico...
* Të gjithë kanë disa pëlqime, mospëlqime, sjellje të çudits...
Nga Liza Lin & Newley Purnell “The Wall Street Journal”* Tek...
Depresioni është cilësuar si sëmundje mjekësore që shfaqet m...
A i bën feja njerëzit më të gatshëm të ndihmojnë të tjerët? ...
Nga Milton Ezrati “National Interest”* Opinioni amerikan, ës...
Nga Stephen Fidler & Laurence Norman “The Wall Street Journa...
Studiuesit po hulumtojnë nëse mungesa e kujdesit nga edukato...
Referencat për ditën e premte të datës 13, datojnë që nga ko...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...