web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse është e mundur rizgjedhja e Donald Trumpit për një mandat tjetër

18 Dhjetor 2019, 07:29, Blog CNA

Nga John F.Harris, Alex Isenstadt & Daniel Lippman ?Politico.eu?

* Nëse presidenti Donald Trump, fiton një mandat tjetër në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, në dallim nga 2016-a, nuk do të ketë shumë njerëz të befasuar nga rezultati. Por ka ende shumë njerëz, që mbeten tërësisht të frikësuar nga një perspektive e tillë.

Si ka mundësi që pas gjithçkaje që ka ndodhur- sondazhet në rënie, humbja në zgjedhjet e mesit të mandatit, impeachment-i i kësaj jave – ky njeri ka ende shanse për një mandat të dytë? Ajo që i bashkon mbështetësit dhe kundërshtarët e Trump, është besimi se për të nuk vlejnë rregullat e zakonshme të politikës.

Por s?ka nevojë të kërkohen shpjegime shumë mistike. Trump ka një shans të mirë për t?u rizgjedhur, së pari pasi nuk ka rënë asnjëherë nën 50 për qind në sondazhe, në aspektin e besueshmërisë. Dhe kjo jo sepse edhe për Trump, vlen dinamika normale e politikës.

Kjo shpjegohet me disa faktorë:

Mos harroni se në vitin 2016, Trump e humbi me 3 milionë votën kombëtare popullore ndaj rivales Hilari Klinton. Ekipi i tij elektoral, pret që kjo dinamikë të ndodhë sërish, me një elektorat të shqetësuar dhe energjik, që mund të rritet me 20 milionë njerëz, nga 138 milionë që dolën të votojnë herën e fundit.

4.Votuesit e minoriteteve:Trump do të përdorë sloganet me një target lokal, në shtetet kyçe që ndihmuan në zgjedhjet e tij president 3 vjet më parë. Ai do të argumentojë se ecuria e mirë e ekonomisë, i ka ndihmuar shumë afro-amerikanët.

Betejat e narrativave të hartuara nga strategët e Trump, për të rafinuar sadopak imazhin e presidentit, kanë nisur tashmë. Një sondazh vitin e kaluar i Qendrës për Studime Politike Amerikane në Harvard, pyeti amerikanët nëse bien apo jo dakord me një seri deklaratash të presidentit.

Përgjigja e dytë më nivelin më të lartë të pohimit, 58 për qind, është që njerëzit mendojnë se presidenti është ?vulgar?. Por vlerësimi më i madh? Që ai është një pengesë e politikës së Uashingtonit. Ndoshta e një rëndësie më të madhe, do të jetë përpjekja për të përcaktuar në terma shumë negative, kandidatin demokrat.

Ndihmësit e Trumpit, nuk e fshehin se do të mirëprisnin një kundërshtar si Berni Sanders apo Elizabet Uorren, të cilët mund t?i denoncojnë përkatësisht si socialist dhe shumë liberalë. Thelbi nuk është risia e kësaj strategjie, por natyra e saj rutinore.

Trump shpreson të përdorë burimet e mëdha financiare të fushatës së tij. Fushata e tij ka tashmë 83 milion dollarë kesh, dhe Komiteti Kombëtar Republikan ka 61 milionë dollarë në bankë, në krahasim me vetëm 8 milionë dollarë që ka aktualisht në dispozicion Komiteti Kombëtar Demokrat.

Ai shpreson të sulmojë fort kandidatin demokrat, para se ai ose ajo të ketë mundësi të plotësojë burimet, pas një lufte të gjatë për nominimin. Kjo është ajo që bëri Barak Obama me Mit Romnin në vitin 2012. Strategjia e Trump, nuk ka të bëjë dhe aq me thyerjen e precedentëve, sesa me shfrytëzimin e avantazheve që kanë punuar shpesh në dobi të presidentëve në detyrë. Presidentët në detyrë, zakonisht humbasin kur ekonomia është e dobët ose kur përballen me kundërshtime ideologjike nga brenda partisë së tyre. Dhe në rastin konkret, nuk kemi asnjërën prej tyre.

Nëse harta zgjedhore mbetet e pandryshuar nga viti 2016, demokratët do të duhet të rifitojnë sërish në 3 shtete Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin për të rimarrë presidencën. Strategët e Trump do të luftojnë për të mbajtur Ohajon, Floridën, Karolinën e Veriut dhe Arizonën, dhe të synojnë të fitojnë në disa shtete që votuan herët e fundit për demokratët, përfshirë Minesotën, Nju Meksikon dhe Nju Hempshajër.

Thelbi në çdo shtet konkurrues, është tejkalimi i sondazheve publike mbi kombinimin e të dhënave dhe punës në terren. Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Xhared Kushner po e drejton fushatën së bashku me menaxherin kryesor Bred Parskeil.

Nga ana tjetër, koncepti që Trump mund të aktivizojë votuesit e rinj, që nuk morën pjesë në zgjedhjet e 2016-ës, është spekulativ. Ndërkohë, presidenti përballet demoralizimin e disa figurave themeluese të Partisë Republikane në disa shtete, çka nuk do të ndihmojë shumë fushatën për rizgjedhjen e tij.

Gjithsesi Trump mund të krenohet me rritjen e votës së tij në mesin e afro-amerikanëve. Ai mori vetëm 8 për qind të votës së zezakëve në vitin 2016. Nëse këtë herë do të marrë një mbështetje 2-shifrore, kjo do ishte vendimtare në shtetet ku fituesi ndahet me pak vota.

Papunësia e afro-amerikanëve dhe hispanikëve gjatë mandatit të Trump, ka shënuar një ulje rekord. Sondezhet e fundit, kanë treguar vlerësime më të larta për Trump në mesin e burrave afro-amerikanë sesa grave të këtij komuniteti. Meshkujt e admirojnë personalitetin e tij të fortë, ndërsa gratë neveriten nga sjelljet e tij agresive./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga