web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja cilat janë krijesat e huaja që jetojnë në trupin tonë

15 Dhjetor 2019, 08:13, Blog CNA

Ju keni lindur 100 përqind njeri, por vdisni 50 përqind alien.Dhe kjo pasi gjysma e qelizave në trupin tuaj, nuk ju përkasin në fakt juve. Kjo pjesë qelizash që mendohej të ishte aq emadhe sa nëntë të dhjetat në total,është sipas një studimi të fundit më e vogël.

Gjithsesi, të kuptuarit që 50 përqind e qelizave në trupin tuaj nuk janë tuajat -ose rreth 38 milionë prej tyre – është diçka e jashtëzakonshme.Disa nga qelizat e huaja, që ndodhen në trupat tanë janë kërpudha, të tjera baktere.Dhe shumë prej tyre kryejnë funksione të rëndësishme, të cilat nuk mund të kryhennga qelizat tuaja.

Për shembull, po të mos ishte për qindra lloje bakteresh që jetojnë në stomakun tuaj, ju nuk do të ishit në gjendje të nxirrni në mënyrë efektive lëndët ushqyese nga ushqimi që konsumoni.Kjo është arsyeja, pse nëse merrni antibiotikë mund të keni diarre.

Duke vepruar pa dallim, antibiotikët vrasin jo vetëm bakteret që shkaktojnë sëmundje, por edhe bakteret ?e mira?, që janë të domosdoshme për mbijetesën tonë.Përkundër faktit që bakteret ekzistojnë në trupin e njeriut, në një numër të krahasueshëm me qelizat e rritura në trupin tonë, ato përbëjnë vetëm rreth 1.5 kilogramë të masës së një personi që peshon 70 kg.

Kjo për shkak se bakteret, janë shumë më të vogla se saqelizat njerëzore. Një bakter tipik i vendosur pranë një qelize të madhe njerëzore, do të dukej si një plesht përkrah një maceje.Bakteret e huaja ju mbrojnë nga sëmundjet, duke mbushur hapësirat në trupin tuaj, që përndryshe do të mbusheshin nga ?patogjenë? që shkaktojnë sëmundje.

Në vitin 2007, qeveria amerikane ndërmori një studim për të provuar dhe identifikuar të gjithë mikroorganizmat e huaj që gjenden në trupin e njeriut, dhe për të kuptuarse çfarë bëjnë ato. Kur u botuan në vitin 2012, rezultatet e Projektit Mikrobiomës Njerëzore, shkencëtarët zbuluan se në trupin e njeriut ekzistojnë më shumë se 10 mijë lloje qelizash të huaja, 40 herë më shumë se numri i llojeve të qelizave që janë tuajat që në fillim të ekzistencës.

Në fakt, çdo centimetër katror i lëkurës tuaj përmban rreth 5 milionë baktere.Rajonet më të populluara me to të lëkurës tuaj janë veshët, pjesa e pasme e qafës, anët e hundës dhe kërthiza në bark. Por ajo se çfarë bëjnë të gjitha këto baktere të huaja në trupin tone, mbetet përgjithësisht një mister.

Marrim për shembull bakteret që kemi në hundë.Projekti i Mikrobiomës Njerëzore, nuk ishte në gjendje të përcaktonte se çfarë bëjnë 77 përqind e specieve që jetojnë atje.Ai zbuloi se tek 29 për qind të njerëzve brendia e hundës përmban bakterin Stafilokok. Por mos u alarmoni, pasi bakteretë tilla janë të rrezikshme vetëm tek njerëzit e sëmurë, dhe që kanë një sistemi imunitar të dobësuar.

Ai është kryesisht një problem për njerëzit shtruar në spitale.Sidoqoftë, tek njerëzit e shëndetshëm, dhe me një sistem imunitar të fortë, bakteretë tilla mbahen nën kontroll dhe janë tërësisht të padëmshme. Ka shumë dëshmi, që një çekuilibër i mikrobiomës njerëzore, mund të jetë një faktor i rëndësishëm në shkaktimin e një game të madhe sëmundjesh.

Këtu përfshihet gjendjen inflamatore të zorrëve,si sëmundja Krohn dhe koliti ulçeroz.Është zbuluar se njerëzit me sëmundje të tilla, kanë një popullatë më pak të larmishme të baktereve në zorrën e tyre.Por askush nuk e di mekanizmin e saktë, përmes së cilës mikrobioma ndikon në këto sëmundje.

Ndërkohë ka edhe një pretendim më të diskutueshëm, sipas të cilit pabarazitë në mikrobiomën njerëzore, luajnë një rol në sëmundjet që ndikojnë në shëndetin tonë mendor,siç janë depresioni dhe skizofrenia.Sërish mekanizmi mbetet i panjohur.Atëherë, nga vijnë të gjitha këto mikroorganizma të huaj?

Në fakt, askush nuk lind me një gamë të plotë të tyre. Përkundrazi, ato shfaqen pas lindjes, përmes qumështittë nënës dhe nga mjedisi përreth.Dhe një njeri normal ka shumicën e këtyre baktereve, që kur një fëmijë mbush3-vjeç.Projekti i Mikrobiomës Njerëzore, llogarit se trupi ynë përmban të paktën 10.000 lloje bakteresh.

ADN-ja e secilës prej këtyre specieve, ka një sekuencë unike ?gjenesh?, ku secila prej tyre kodon një proteinë me një qëllim specifik.Projekti i shtoi edhe këto gjetje, dhe arriti në përfundimin se trupi i njeriut, përmban rreth 8 milion gjene që i përkasinbaktereve.

Ndërkohë vetë gjenomae njeriut, përmban vetëm 24.000 gjene.Pra, në trupin tonë ekzistojnë rreth 400 herë më shumë gjene mikrobesh që kanë efektin e tyre në trupin tonë, sesa gjenet njerëzore.Ose, për ta thënë ndryshe, 99.75 përqind e ADN-së në trupin tuaj nuk ju takon juve.Në një farë kuptimi, ju jeni thjesht 0.25 përqind njerëzor./Përshtati në shqip CNA.al

 





Lajmet e fundit nga