Nobeli për Peter Handken, një njollë turpi për Komitetin Organizator
Të martën, shkrimtarit austriak Peter Handke, iu dorëzua zyr...
Nga Anthony Zurcher ?BBC?
* Ndërsa zgjedhësit britanikë shkojnë sot para kutive të votimit, ata përballen me një zgjedhje të vështirë, mes 2 udhëheqësve jopopullorë. Ose siç e shikon Nik Bols, një ish-deputet konservator, një ?zgjedhje e tmerrshme? midis një ?gënjeshtari të lindur?, dhe një ?lideri totalitar?.
I pari sipas Bols është kryeministri konservator Boris Xhonson. Dhe i dyti kreu i Partisë Laburiste, Xheremi Korbin. Panorama është e ngjashme me zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, ku të dy kandidatët kryesorë kishin shumë të meta, dhe ishin pak të besueshëm për opinionin publik.
?Qytetarët janë bërë cinikë. Ata thonë se u ka ardhur në majë të hundës politika?- u tha Meri Roberts, kandidate e Partisë Laburiste në zonën veriore të Uellsit, Inis Mon, para mbështetësve në një tubim të djelën e shkuar. ?Dhe kjo i vështirëson ndonjëherë gjërat?- tha ajo.
Zgjedhjet e të enjtes, janë shansi i parë i Xhonsonit për të dalë para votuesve britanikë si kryeministri i vendit. Është një zgjedhje, të cilën ai e ka kërkuar. Megjithatë fushata Elektorale, nuk ka qenë fushë me lule.
Kritikët kanë ngritur dyshime mbi besueshmërinë e tij, një problem ky serioz, duke pasur parasysh faktin që Xhonson po përpiqet t?i garantojë votuesit, se ai mund ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian deri në fund të janarit 2020, dhe pastaj të zhvillojë negociata të suksesshme për një marrëdhënie të re tregtare me unionin.
Por zgjedhësit përmendin një varg premtimesh të pambajtura, përfshirë reformimin e sistemit shëndetësor, dhe planin e tij Brexit mbi Irlandën Veriore. Xhonson është kritikuar ndërkohë edhe për refuzimin e tij për të folur mbi numrin e fëmijëve që ka, një çështje që është trajtuar edhe në mediat amerikane.
?Çështja ku fokusohen pyetjet tona është besimi?- thotë moderatori i BBC, Endrju Neill mbi një intervistë, të cilën ai kishte shpresuar ta zhvillonte me Xhonson. ?Unë desha ta pyesja pse shumë herë në karrierën e tij në politikë dhe gazetari, kritikët dhe ndonjëherë edhe bashkëpunëtorët e afërt, e kanë cilësuar atë të pabesueshëm?- theksoi ai.
Xhonson refuzoi të jepte intervistë për programin e Neill, kandidati i vetëm që e bëri këtë në zgjedhjet e fundit. Ai refuzoi gjithashtu, të merrte pjesë në një debat mbi ndryshimet klimatike. Edhe Najxhëll Fareixh, kreu i Partisë Brexit, nuk ka hezituar ta thumbojë.
?Unë e njoh Borisin nga afër dhe larg prej 25 vjetësh. Ai është një tip i këndshëm. A do t?i zija tërësisht besë atij? Jo.?- tha ai. Ndoshta imazhi më dëmtues për Xhonsonin ditët e fundit të fushatës, ishte publikimi të hënën e një fotografie të një djali të sëmurë 4-vjeçar në një dhomë urgjence në spitalin e Lidsit, i shtrirë mbi një xhup në dysheme, pasi nuk kishte mjaftueshëm shtretër.
Fotoja, që u bë virale në mediat sociale, i ka vendosur konservatorët në një pozitë të vështirë, duke u detyruar të kërkojnë ndjesë për vuajtjet e fëmijës, dhe të mbrohen nga akuzat, se ky rast ishte tregues i një sistemi shëndetësor të degraduar.
Xhonson reagoi në një intervistë për një gazetar të televizonit ITV. Fillimisht ai refuzoi të shihte foton e fëmijës në telefonin e gazetarit, duke ia marrë celularin dhe ia futur në xhep, duke thënë se do ta ?studionte më vonë?. Sjellja e tij, mund të forcojë perceptimin se kryeministri nuk është gjithnjë i përgatitur të merret me kritikat, dhe ndonjëherë e ka të vështirë të tregohet i ndjeshëm.
Edhe mbi udhëheqësin e Partisë Laburiste, Korbin, ka shumë kritika. Mesazhet e tij të dykuptimta dhe kontradiktore mbi Brexit, e kanë minuar besueshmërinë e tij. Kohët e fundit ai është përpjekur të shtrëngojë rradhët mes dy palëve në parti, mes atyre që e mbështesin dhe atyre që e kundërshtojnë Brexit.
Por duket se ka zemëruar njerëz në të dyja fraksionet. Ndërkohë, ai është akuzuar për adresimin jo të duhur të problemit të antisemitizmit me radhët e partisë së tij, për nxitjen e zërave të moderuar brenda partisë, dhe për simptitë e dikurshme ndaj Ushtrisë RepubIikane Irlandeze, IRA.
Manifesti i Laburistëve, është pasqyrë e majtizimit të fortë të Korbin. Ai kërkon taksa më të larta, shtetëzim të industrive si shërbimi postar, ai i ujit dhe energjisë, dhe një javë pune 4-ditore, midis propozimeve të tjera. Librat e historisë, do t?i mbajnë mend këto si zgjedhjet e Brexit.
Konservatorët po bëjnë fushatë me sloganin ?Get Brexit Done? (Të përfundojmë Brexit), në një përpjekje për të marrë votat e laburistëve pro largimit nga BE në dhjetëra zona elektorale, që njihen si bastione të së majtës britanke.
Përveç Brexit, Xhonson premton marrëveshje të reja tregtare me BE dhe SHBA, uljen e taksëve, dhe rritjen e shpenzimeve për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor, dhe për sektorin e arsimit.
Ndërkohë Xheremi Korbin dhe laburistët, janë përpjekur të shfrytëzojnë afërsinë e perceptuar të Xhonsonit me presidentin amerikan Donald Trump, që nuk është shumë popullor në Britani. Pavarësisht ofertave nga partitë tjera, në pjesën më të madh të zonave, do të ketë një betejë të fortë midis 2 partive kryesore.
Shumë votues britanikë, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, mund të shohin ngjarjet e dekadës së kaluar, dhe të pyesin veten nëse kjo e sotmja është një Britani shumë më e ndryshme nga e dikurshmja. Sot do të mësohet, se çfarë lloj vendi do të fillojë të marrë formë./ Përshtatur nga CNA.al
Të martën, shkrimtarit austriak Peter Handke, iu dorëzua zyr...
Robert D.Kaplan, vlerësohet gjerësisht si një nga mendimtarë...
Nga Hunter DeRensis, “National Interest”* Ish-sekretari amer...
Nga Kamilla Rzayeva “CNN”* Në botë ekzistojnë një numër dest...
“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjat...
Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje m...
Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një trondi...
Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”* Presidenti ru...
Nga Kai Thaler “Foreign Policy”* Sa herë që protestuesit për...
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Nga Harold James “Project Syndicate”Askush nuk po e mohon, s...
Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim syn...
Në vitin 1959, Lufta e Ftohtë dhe gara hapësinore, ishin në ...
Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se M...
Pesë poligrafë, janë tashmë pjesë e Ministrisë së Brendshme ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...