Pse "impeachment-i" ndaj Trump, mund të sjellë dështimin e demokratëve në zgjedhje
Nga Hunter DeRensis, “National Interest”* Ish-sekretari amer...
Robert D.Kaplan, vlerësohet gjerësisht si një nga mendimtarët kryesorë në nivel global, mbi politikën e jashtme, mbrojtjen dhe gjeopolitikën. Ai është autori i 18 librave, përfshirë ?Hakmarrja e gjeografisë, dhe anarkia që po vjen?. Ai ka qenë këshilltar për mbretër, kryeministra dhe ministrat e mbrojtjes në të gjithë botën. Ne biseduam me të mbi përllogaritjet e gabuara të Donald Trumpit në Azi, ambicien në rritje të Kinës, dhe kërcënimin nga ndërhyrja ruse në një Evropë post-Brexit, e cila dominohet nga Gjermania.
A pati një lloj vetëkënaqësie të SHBA-së pas Luftës së Ftohtë?
Një nga gjërat që imponioi Lufta e Ftohtë, ishte fakti që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik garonin midis tyre kudo në botë. Në atë kohë, çdo vend i botës kishte rëndësi. Pasi Lufta e Ftohtë ishte në fakt një betejë idesh, se cili sistem qeverisjeje ishte më i miri:demokracia kapitaliste, apo komunizmi?
Dhe për shkak se kishte një garë të tillë, çdo vend mund të ishte një shembull për njërën palë ose tjetrën. Ndaj Departamenti i Shtetit, ishte shumë i përfshirë në dhënien kudo të ndihmës së saj. Prandaj, Lufta e Ftohtë e detyroi Amerikën të kishte një mentalitet ndërkombëtarist. Dhe sapo përfundoi ajo luftë, ajo mendësi u zhduk.
Por a mendoni se situata po ndryshon tani që Kina po rritet, dhe kur zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë janë të shqetësuar për këtë?
Ka mundësi, por ne jemi në një fazë shumë të hershme. Teksa është e qartë se SHBA-ja dhe Kina po hyjnë në një garë të gjatë midis tyre. Ne po rihyjmë në një lloj peizazhi bipolar, me një yll në ngjitje që është Rusia. Por në garë, janë kryesisht SHBA dhe Kina. Dhe ky rivalitet, mund të bëjë që SHBA-ja të angazhohet më shumë, si psikologjikisht në terren, ashtu edhe me ekspertizë në mbarë botën.
Dhe ku gjendet Bashkimi Evropian në këtë botë bipolare?
Bipolariteti kryesor është SHBA-ja kundër Kinës, por edhe SHBA-ja kundër Rusisë. Dhe megjithëse Rusia është më shumë impulsive dhe agresive sesa Kina, ajo është një vend shumë më i dobët se Kina. Ekonomia ruse është shumë e dobët, institucionet e saj janë shumë më të dobëta. Bashkimi Evropian, po shndërrohet në një lloj fushëbeteje për ndikimin e Rusisë në Evropën Qendrore Lindore; të Kinës në rajonin e Mesdheut dhe më shumë në Greqi, Itali, dhe deri në Portugali.
Mendoni se Donald Trumpi ka një strategji të mirë-menduar ndaj Kinës? Ai duket një person shumë impulsiv. A mendoni se kjo është vetëm sa për show?
Besoj se Trumpi nuk ka asnjë lloj strategjie të mirë-menduar. Ai është një njeri shumë impulsive dhe i ç?organizuar. Edhe pse nuk ka një strategji të organizuar, edhe pse nuk dëgjon këshillat e të tjerëve, ai ka impulse, dhe kjo e bën të ketë një mentalitet shumë xheksonian. Dhe një politikan i tillë mburret me madhështinë dhe krenarinë e Shteteve të Bashkuara, është shumë luftarak dhe agresiv. Por në fund të ditës, nuk dëshiron të angazhohet në luftëra jashtë vendit.
Njerëzit tremben shumë, kur Trump thotë diçka për Korenë e Veriut, apo ndonjë vend të ngjashëm. Mendoni se kjo është vetëm një pjesë tjetër e taktikës së tij të zakonshme të bisedimeve?
Trump nuk dëshiron të tregojë asnjëherë ndonjë dobësi. Ai nuk dëshiron të tregojë se është i dëshpëruar që arrijë një marrëveshje. Sepse nëse e shfaq këtë je i dështuar. Dhe ai e cilëson këtë të një metë të madhe të negociatave të dikurshme të Obamës me iranianët.
Çfarë parashikoni se do të ndodhë mes Iranit dhe administratës Trump? Por me rusët apo kinezët?
Ka të ngjarë të ndodhin disa gjëra. Shansi për një konflikt ushtarak, është më i madh me Rusinë sesa me Kinën, për shkak të impulsivitetit të regjimit të Putinit. Por ai është më i madh me Iranin sesa me Rusinë, për shkak të natyrës së regjimit iranian. Ju mund të zhvilloni një bisedë shumë interesante gjeopolitike me Xi Jinping.
Të njëjtën gjë, mund të bëni edhe me Vladimir Putinin, por jo me Ajatollah Khomeinin. Faktori tjetër është që asnjëra nga palët, nuk duket se e dëshiron luftën. Ajo që ata duket se duan, është përcaktimi i kushteve të reja të konfliktit. Iranianët janë më shpatulla pas murit.
Trump e ka rrëzuar marrëveshjen bërthamore, gjë që u ka mësuar iranianëve se nuk mund t?i zënë besë Shteteve të Bashkuara. Ndaj iranianët vendosur të marrin disa masa. Së pari, regjimi po lejon mjaft protesta kundër tij, për të çliruar disi presionin e brendshëm.
Gratë janë më të lira se si të vishen. Ai është një regjim shumë i sofistikuar. Nuk është si regjimi brutal i Sadamit në Irak. Ai ka ndërmarrë sulme në shkallë të vogël kundër disa çisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit, për të treguar se ka në dorë rritjen e çmimit të naftës. Ushtria amerikane në Lindjen e Mesme, po zbaton një strategji për të mos u provokuar nga veprimet e iranianëve. Ajo ka deklaruar se do të kundërpërgjigjet, vetëm nëse ka ndonjë provokim shumë të madh.
Meqë po flasim për fuqitë e mëdha. Cila do të jetë e ardhmja e një fuqie të rangut të mesëm, siç është Britania e Madhe?
Britania po largohet nga Evropa, duke e lënë Evropën kontinentale në dorën e Gjermanisë, duke pasur parasysh që faktin që Spanja, Italia dhe Greqia, kanë shumë probleme sistemike. Franca nuk po mundet të kryejë dot asnjë reformë ekonomike. Unë mendoj se Britania do të mbetet në mëshirën e një Evrope shumë të ç?organizuar dhe më pak të bashkuar, dhe ku Rusia dhe Kina do të garojnë për ndikim. Kjo do të bënte që Britania të mbështetej edhe më shumë tek Shtetet e Bashkuara./?CapX?-Përshtatur nga CNA.al
Nga Hunter DeRensis, “National Interest”* Ish-sekretari amer...
Nga Kamilla Rzayeva “CNN”* Në botë ekzistojnë një numër dest...
“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjat...
Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje m...
Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një trondi...
Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”* Presidenti ru...
Nga Kai Thaler “Foreign Policy”* Sa herë që protestuesit për...
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Nga Harold James “Project Syndicate”Askush nuk po e mohon, s...
Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim syn...
Në vitin 1959, Lufta e Ftohtë dhe gara hapësinore, ishin në ...
Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se M...
Pesë poligrafë, janë tashmë pjesë e Ministrisë së Brendshme ...
Gjenerali Francisko Franko, i udhëhoqi forcat nacionaliste d...
E stolisur me pemë të harlisura, dhe e rrethuar nga godina h...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...