Pse e sulmoi Japonia bazën amerikane në Pearl Harbour
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Nga Kai Thaler ?Foreign Policy?
* Sa herë që protestuesit përleshen me policinë, djegin automjete, apo thyejnë xhamat e godinave publike apo bizneseve, bie në sy një një kor i njohur njrëzish, që thotë nga një distancë e sigurt:Pse nuk mund të jenë këta protestues jo të dhunshëm, si Mohandas Gandi, Nelson Mandela apo Martin Luter Kingu dikur?
Ky refren është kthyer sërish me protestat e reja antiqeveritare, që po ndodhin aktualisht në botë që nga vera e këtij viti. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pasi i kujtoi qeverive të lejojnë tubimin dhe lirinë e fjalës, tha se protestuesit ?duhet të ndjekin shembujt e Gandiit, Martin Luter Kingut, dhe kampionëve të tjerë të ndryshimeve që nuk vijnë përmes dhunës?
Kjo qasje krijon një standard të dyfishtë:nga protestuesit pritet që të jenë jo të dhunshëm, madje edhe përballë sulmeve nga qeveritë autoritare. Megjithatë, pavarësisht se çfarë bëjnë protestuesit, qeveritë i portretizojnë gjithmonë ata si ?banditë? apo ?kriminelë?, për të legjitimuar sulmet e dhunshme, sikurse ka ndodhur në Iran javët e fundit.
FBI e akuzonte dikur Kingun për nxitje të dhunës. Forcat qeveritare të sigurisë, cilësohen si të ?përmbajtura? nëse përdorin vetëm plumba gome, gaz lotësjellës dhe armë të tjera të quajtura ?jovdekjeprurëse?, në vend të municioneve të vërteta. Por protestuesit etiketohen dhe denoncohen si të dhunshëm, sapo prej tyre regjistrohet e shtëna e parë, duke justifikuar madje edhe shtypjen e ashpër nga autoritete shtetërore.
Dhuna e shtetit është e normalizuar, madje ajo shfajësohet, nga ata që pretendojnë se po shmangin dhunën e të gjitha llojeve. Por edhe përdorimi i kujdesshëm i forcës nga protestuesit, si shkatërrimi i qëllimshëm i pronës, apo rezistenca direkte ndaj brutalitetit të policisë, shndërrohet në një justifikim për të damosur të gjithë lëvizjen.
Si shumica, dhe unë e konsideroj si ideale mospërdorimin e dhunës. Por përballë shtypjes nga forcat pro-qeveritare, ky ideal mund të jetë i vështirë të respektohet. Dikush mund ta kundërshtojë dhunën agresive, por të pranojë se dhuna për vetëmbrojtje është e justifikuar.
Edhe kur një kuazë duket e pashpresë, vazhdimi i përpjekjeve mund t?u japë protestuesve një ndjenjë përkatësie dhe vetëvlerësimi, sesa të vuajnë me shpresën e një ndryshimi hipotetik në të ardhmen, në një të ardhme të largët ku ata nuk do të jenë më gjallë.
Thirrjet për dhunë, vijnë më shpesh nga qytetarët e demokracive perëndimore, ku dhuna në familje është relativisht e kufizuar në disa pakica të veçanta, përfshirë zezakët në SHBA, dhe njerëzit me origjinë nga Lindja e Mesme dhe Afrika në Francë, ku protestat priren të shtohen nga qasja në gjykata dhe proceset zgjedhore.
Por në nivel global, lëvizjet protestuese të gatshme të përdorin dhunën, janë nganjëherë më efektive në arritjen e ndryshimit të regjimit ose demokratizimin. Shumë raste të tilla janë cilësuar të suksesshme, edhe nga avokatët e rezistencës jo të dhunshme, siç janë protestat e Pranverës Arabe në Egjipt dhe lëvizja Maidan në Ukrainë.
Ato u shoqëruan në fakt me një dhunë të madhe anti-policore, që i detyroi forcat e sigurisë të braktisin regjimin. Dhuna mund të jetë e dobishme edhe në shtetet demokratike. Në Kili, gatishmëria e protestuesve për t?u përleshur me policinë dhe djegur godinat, përveç taktikave jo të dhunshme, e detyroi qeverinë të bëjë lëshime serioze.
Thirrja ndaj protestuesve që të qëndrojnë gjithnjë jo të dhunshëm, duke e normalizuar dhunën e mëtejshme të shtetit si një përgjigje të pranueshme, jep efektin e kundërt. Protestuesve u vihet barra që të sakrifikojnë veten në emër të sjelljeve jo të dhunshme, në vend se t?i vendoset kjo barrë forcave të sigurisë që janë më të armatosura dhe më të trajnuara, për të ruajtur disiplinën e tyre për mospërdorimin e dhunës.
Edhe kur forcat e sigurisë në demokracitë liberale si Franca, përdorin një dhunë jo proporcionale ndaj protestuesve, është e rëndësishme të mos shmangen përgjegjësinë nga aktorët shtetërore, që janë zakonisht janë më të organizuar dhe shumë më të fuqishëm në mjete sesa protestuesit.
Është e pamundur të dihet që në fillimet e një lëvizjeje, nëse rezistenca jo e dhunshme, do të jetë apo jo një strategji e suksesshme. Aktivistët jo të dhunshëm, janë shpesh të përgatitur dhe të trajnuar mendërisht që të përballen me dhunën shtetore.
Por meqë shtypja përshkallëzohet, është e natyrshme që protestuesit të vënë në dyshim efikasitetin e jo dhunës, dhe dilemën nëse duhet të përleshen apo jo me policinë. Protestuesit në Hong Kong, janë bërë gjithnjë e më të dhunshëm pas një sulmi brutal të policisë, duke i nxitur disa prej tyre të përdorin gurë, shufra hekuri dhe kokteje Molotov.
Edhe ikonat e rezistencës paqësore, kanë qenë më pak të rreptë kundër përdorimit të dhunës sesa besohet rëndom. Henri Toro, autori i pamfletit ?Mosbindja Civile?, mbështeti për shumë kohë Xhon Braunin, që kundërshtoi dhunshëm skllavërinë në Kansas, dhe synoi të organizojë një kryengritje të skllavërve në Virxhinia.
Gandi, ashtu si Toro, ishte personalisht i përkushtuar ndaj mospërdorimit të dhunës, dhe mendoi se ajo ishte strategjia më morale. Por ai e kuptoi, se jo të gjithë ishin të gatshëm të rrezikonin duke bërë të njëjtën sakrificë si ai. Dhe nëse nuk do të ishin të gatshëm të vdisnin në një rezistencë jo të dhunshme, Gandi mendonte se ishte më mirë të kishte një rezistencë të dhunshme për vetëmbrojtje, sesa një sjellje prej burracakësh.
Edhe Martin Luter King, mbante armë me vete, dhe e mbronte dhunën për vetëmbrojtje. Nelson Mandela ishte një kryengritës dhe avokat i luftës së dhunshme, para se të shndërrohej në një simbol të rezistencës jo të dhunshme. Në një botë të përsosur, protestuesit dhe qeveritë nuk do të përdornin dhunën ndaj njëri-tjetrit.
Por nëse protestuesit anti-autoritarë, mendojnë se nuk kanë rrugëdalje tjetër përballë një qeverie të dhunshme, atëherë solidariteti dhe presioni ndaj qeverisë, dhe jo moralizimi, është mënyra më e mirë për të mbështetur lëvizjen.
Shënim: Kai M.Thaler, është asistent profesor për studimet globale në Universitetin e Kalifornisë./ Përshtatur nga CNA.al
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Nga Harold James “Project Syndicate”Askush nuk po e mohon, s...
Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim syn...
Në vitin 1959, Lufta e Ftohtë dhe gara hapësinore, ishin në ...
Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se M...
Pesë poligrafë, janë tashmë pjesë e Ministrisë së Brendshme ...
Gjenerali Francisko Franko, i udhëhoqi forcat nacionaliste d...
E stolisur me pemë të harlisura, dhe e rrethuar nga godina h...
Nga David A.Andelman “CNN”* Këtë javë nisi nga puna gazsjell...
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose p...
Nga Ivan Krastev “The New York Times”* Në vitin 1991, gjatë ...
Hapësira mund të jetë “kufiri i fundit”, por jo i vetmi. Oqe...
Kur rivali sovjetik i avionit francez Konkord, u prezantua p...
Nga Bonnie Bley “Foreign Affairs”* Ndërsa rritja e Kinës ësh...
Mesjeta është një periudhë kohore, që shtrihet nga shekulli ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...