Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Hapësira mund të jetë ?kufiri i fundit?, por jo i vetmi. Oqeanet e botës, janë ende plot mistere dhe forma të çuditshme të jetës. Por asnjë vend nuk është më misterioz se Gropa e Marianeve. Kjo gropë e madhe në Paqësorin Perëndimor, zbulon sekrete të reja sa herë që një eksplorues guxon të zhytet në thellësitë e saj vdekjeprurëse.
Madhësia e gropës
Ajo ka një gjatësi prej 2542 km dhe gjerësi 69 km, dhe një thellësi maksimale 11.034 metra, çka e bën eksplorimin e saj një mision jashtëzakonisht të frikshëm, për shkak të presionit të madh të ujit, dhe formave të pazakonta të specieve që ekzistojnë aty. Gr është teknikisht një territor amerikan, dhe në vitin 2009 presidenti Xhorxh Ë.Bush e shpalli një ?monument kombëtar?.
Tingulli misterioz në gropë
Një nga gjërat më të çuditshme në Gropën e Marianeve, nuk është ndonjë përbindësh i frikshëm i detit, por një tingull misterioz ?bio-metalik?. Ai është rregjistruar për herë të parë në vitin 2014, nga disa robotë zhytës. Tingulli kompleks, u shfaq disa herë gjatë kohës së kërkimit. Shkencëtarët hipotetizuan, se bëhej fjalë për një balenë të vogël, për të cilën dihet shumë pak.
Vullkanet e çuditshme nënujore
Struktura të tilla natyrore, ekzistojnë brenda Gropës së Marianeve, që ndodhet pikërisht mbi vendin ku pllaka tektonike e Paqësorit shtyn nga poshtë Pllakën e Detit të Filipineve. Kjo e bën këtë zonë një vatër aktive të veprimtarisë vullkanike. Falë nxehtësisë dhe mineraleve të vullkaneve të baltës, studiuesit kanë zbuluar prova të jetës mikrobike edhe në 10 mijë metra thellësi. Ky është një aluzion, se jeta mund të mbijetojë edhe në rrethanat më ekstreme.
Super-peshkaqenët e Gropës së Marianeve
Në vitin 2018, filmi ?The Meg? me protagonist aktorin britanik Xhejzën Statam, e njohu botën me hipotezën e ekzistencës së peshkaqenëve gjigantë Megalodon, që ndodhen në Gropën e Marianeve. Por kjo gjë kjo nuk ka gjasa të jetë e vërtetë. Gropa e Marianeve, nuk mund të mbante as teorikisht një krijesë aq të madhe sa Megalodoni.
Tingujt të tjerë misteriozë nga thellësia
Në vitin 2016, batiskafi ?The Challenger Deep?, po lundronte në thellësinë 10.780. Aparati zbuloi se zona është plot me tinguj që i ngjasojnë një filmi horror. Pra pika më e thellë në oqean është plot me britma, rënkime dhe gjëmime, dhe tingulli i vetën që mund të njihet është ai i një balene apo tërmeti. Por origjina e shumicës së tyre mbetet një mister.
Jeta e çmendur detare e Gropës së Marianeve
Aty poshtë ndodhen ameba relativisht të mëdha, që e kapin dhe e konsumojnë prenë e tyre si të ishin përbindësha. Po ashtu ka shumë krijesa të ndryshme të tejdukshme, dhe bio-lumineshente. Ndërkohë, ka edhe shumë peshq të frikshëm me dhëmbë të mëdhenj.
Sekretet e dyshemesë së oqeanit
Në vitin 2012, regjizori i filmit ?Titanik? Xhejms Kameron zbriti me një nëndetëse të vogël në Gropën e Marianeve, dhe kaloi aty poshtë 2 orë e 36 minuta. Aventura e tij, dha disa rezultate shkencore shumë interesante. Ai zbuloi veç të tjerash një ekosistem të çuditshëm të një shtrese bakteriesh, që duket se i mbijetojnë reaksioneve kimike midis ujit dhe shkëmbit.
E gjithë Gropa e Marianeve është një mister gjigand
Çfarë dimë mbi këtë vend? Për momentin, thuajse asgjë. Studiuesit zbulojnë vazhdimisht specie të reja misterioze, dhe e pranojnë hapur se ?shumica e gropës dhe zonave përreth saj mbeten një mister i vërtetë?. Gropa e Marianeve është një vend në errësirë totale, shumë i ftohtë, dhe që ka një presione të jashtëzakonshëm nga uji. Ai popullohet nga krijesa të papara në vende të tjera.
Kush është ?bisha? më e tmerrshme në Gropën e Marianeve?
Po, natyrisht që janë njerëzit. Në vitin 2019, një zhytës raportoi se zbuloi disa mbështjellëse karamelesh dhe një qese plastike në Gropën e Marianeve, pra në thellësinë 11.034 metra.
Kjo do të thotë që ne kemi arritur tashmë ta ndotim këtë vend. Një grup ekspertësh, vlerësuan në vitin 2017, që zona të caktuara të Gropës së Marianeve, janë më të ndotura se disa nga lumenjtë më të ndotur në Kinë./ Toptenz-Përshtatur nga CNA.al
Kur rivali sovjetik i avionit francez Konkord, u prezantua p...
Nga Bonnie Bley “Foreign Affairs”* Ndërsa rritja e Kinës ësh...
Mesjeta është një periudhë kohore, që shtrihet nga shekulli ...
Nga Fraser McMillan “The Conversation”* Zakonisht besohet se...
Injektimi në kohë i ilaçeve anti-retrovirale tek të porsalin...
Nga Maria Seton, Joanne Whittaker & Simon Williams “The Conv...
Nga Martin Kettle ”The Guardian”* Nëse konservatorët fitojnë...
Nga Grigory Kolganov “Kommersant”* Moskë – Ministri i Brends...
Nga Florian Bieber “Foreign Policy”Autoritarizmi, populizmi ...
Më 18 janar 1919, aleatët u mblodhën në Paris – megjithëse t...
Nga Flavia Amabile “La Stampa”* Milano – Korina ishte vetëm ...
Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po ...
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Nga Josef Janning “European Center for Foreign Relations”* N...
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjend...
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Kryeministri lgjendar britanik, Uinston Çërçill, nuk e honep...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...