Kthimi i refugjatëve në vendet e tyre, po e bën botën më të rrezikshme
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjendja e somnabulizmit, trupi i njeriut sillet ndonjëherë sikur i përket të dy botëve njëkohësisht. Ai ngrihet nga shtrati, i pavetëdijshëm. Pastaj ndërvepron me objektet e shtëpisë, pastron kuzhinën, ose riorganizon mobiljet.
Në pamje të parë, duket se shikon, ndjen dhe perception normalisht atë që ka rrotull. Por po ta shihni nga afër sytë e tij janë të zgurdulluar, lëvizjet janë të ngathëta. ?Këta njerëz kanë ngecur në rajonet midis gjumit dhe zgjimit?- thotë Nataniel Uotson, bashkë-drejtues i Qendrës Mjekësore të Gjumit në Universitetin e Uashingtonit, SHBA.
Ecja në gjumë (një çrregullim i gjumit i njohur zyrtarisht si somnambulizëm), e ka intriguar njerëzimin gjatë gjithë historisë. Ledi Makbeth, e pësoi një gjendje të tillë, pak pas vrasjes në gjumë të Mbretit Dankan. Drakula e përdori këtë gjendje në avantazhin e tij.
Shekuj më vonë, neurologët nuk e kuptojnë ende plotësisht këtrë dukuri, megjithëse kanë bërë disa përparime. Deri në vitet 1950, shkencëtarët besonin se ata që ecnin në gjumë, thjesht ishin duke vënë në zbatim ëndrrat e tyre. Kjo teori u rrëzua me zbulimin e fazës së gjumit të lëvizjes së shpejtë të syve (REM).
Është zbulur se gjatë REM, që truri është më aktiv dhe ëndërron në mënyrë më intensive. Shkencëtarët zbuluan se ecja në gjumë, nuk përkon thuajse asnjëherë me këtë fazë të ciklit të gjumit. Përkundrazi, kjo dukuri ndodh në fazat e mos-ëndërrimit, që i paraprijnë gjumit REM.
?Ata mund të jenë duke parë vetëm një skenë të vetme, por jo një imazh të ëndrrave komplekse?- thekson Uotson. Si për t?i përkeqësuar më tej gjërat, ata që ecin në gjumë, nuk mbajnë zakonisht mend asgjë nga ajo që kanë bërë në gjumë. Përvoja e tyre subjektive, është për nga natyra e pashqyrtueshme.
Ajo që studiuesit mund të matin është aktiviteti i trurit. Elektroencefalogramat e regjistruara gjatë episodeve të gjumit, sugjerojnë që pjesë të caktuara të trurit, si ato që janë përgjegjëse për funksionin motorik bazë mbeten aktive, ndërsa të tjerat jo.
?Ndërsa këto qendra primitive aktivizohen, pjesa tjetër e trurit si qendrat e kontrollit dhe ato
të vetëdijës, ç?aktivizohen?-thotë Emanuel During, drejtori i Klinikës Parasomnia në Universitetin e Stenfordit. Ecja në gjumë, është vetëm një nga çrregullimet e shumta, gjatë së cilave trupi ynë kalon nga gjumi i thellë, në një gjendje gjysmë të zgjuar në kohën e gabuar.
Shumë shkencëtarë, mendojnë se ato janë që të gjitha manifestime thelbësore të ndryshme të të njëjtit fenomen: Disa mekanizma jonormalë e ngacmojnë sa duhet trupin, për të kryer veprime të ndërlikuara, por jo sa duhet për t?u zgjuar plotësisht nga gjumi.
Përveç ecjes në gjumë, ka edhe çrregullime të ngrënies që lidhen me gjumin, ndjenjat e tmerrit që përjetohen në gjumë dhe madje sekssomnia. Kjo e fundit përdoret me sukses si mbrojtje ndaj akuzave për përdhunim. Ka pasur gjithashtu raporte për somnambulizmin vrasës, siç është rasti i vitit 1987 i Keneth Parks.
Ai pretendoi se ishte në gjumë, kur udhëtoi 25 km me makinë, dhe goditi me thikë për vdekje vjehrrën e tij. Në fund, u la i lirë nga gjykata. Ekspertët janë të ndarë mbi vërtetësinë e incidenteve të tilla. Disa gjykojnë, se avokatët e paskrupullt, e përdorin këtë dukuri një justifikim të përshtatshëm, për të shfaqësuar klientët e tyre.
Uotson thotë se kjo është e mundur, por shton se ?ndoshta ka më shumë të ngjarë që të gllabërohenis nga ndonjë peshkaqen, apo të goditeni nga rrufeja, sesa t?ju vrasë dikush që ecën në gjumë?. Në fakt, shumica e ecjeve në gjumë pas mesnatës, ndodhin pa incidente.
During thotë se somnambulizmi, është pa dyshim një sëmundje e lënë disi pas dore. Pasi ata që ecin në gjumë rikthehen në shtrat, dhe zgjohen pa e ditur se çfarë kanë bërë gjatë natës. Por një studim i kryer nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Stenfordit në vitin 2012, zbuloi se rreth 3.6 përqind e të rriturve e kanë këtë zakon, dhe se fëmijët janë shumë më ?pjellorë? në bredhjet e tyre gjatë natës.
Me miliona njerëz që ecin përgjumësh, është e sigurtë se disa prej tyre do të zhyten në telashe.
Lënë mënjanë legjendat urbane, një njeri që ecën në gjumë nuk do të pësojë ndonjë atak në zemër nëse zgjohet papritur. Por për shkak se këto gjendje ndodhin zakonisht në një moment konfuzioni, somnabujt bëhen nganjëherë të dhunshëm, duke dëmtuar veten ose të tjerët.
Nga ana tjetër, është më mirë që ata të mos lihen vetëm. Në më shumë se një rast, një person që ka nisur të ecë në gjumë, ka gjetur vdekjen duke rënë nga lartësia. Qasja më e mirë, është t?i drejtoni ata butësisht drejt krevatit. Shkaqet përfundimtare të ecjes në gjumë, janë janë ende të panjohura, por si shkaktarë janë dokumentuar disa faktorë.
Stresi, alkooli, privimi nga gjumit, ilaçe të caktuara apo çrregullime të tjera si apnea e gjumit, që të gjitha këto mund të shkaktojnë somnabulizëm. Kjo dukuri varet edhe nga faktorë familjarë dhe gjenetikë./ Discovermagazine-Përshtatur nga CNA.al
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Kryeministri lgjendar britanik, Uinston Çërçill, nuk e honep...
I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum is...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”* Pas një jave, 29 vendet anëta...
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Në një vit të zakonshëm, ndodhin qindra tërmete të vegjël çd...
Nga Jan Techau “EuObserver”* Për shumë kohë, strategët e Evr...
Nga Terri R.Kurtzberg “The Conversation”* Frika se shpërqend...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent”* Dokumentet e rrjedhur...
Nga Lionel Laurent “Gulf News”* Presidenti francez, Emanuel ...
Si fillim, të gjithëve do të na duhej të angazhonim trurin t...
Nga Shelley Inglis “The Conversation”* Pavarësisht rebelimev...
* Emri Troja, i referohet një vendi legjendar, por edhe një ...
Nga Paul R.Pilar “National Interest”* Trazirat e kohëve të f...
“Mos lini askënd pas”, ishte slogani i këtij viti në Ditën B...
Nga Paul Monod “The Conversation”Hong Kongu, mund të duket s...
Ish-analisti i shërbimit sekret të marines amerikane, Xhonat...
Nga Craig Shirley “Newsmax”Nëse financimi i një kauze fisnik...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Çfarë kanë të përbashkët kr...
Çështja nëse është gjeni apo ambienti, ai që dikton kryesish...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...