Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum ishte një komunist i vendosur. Ai po shkonte të takonte një komunist spanjoll në një lokal në Paris, për të diskutuar mbi regjimin e ri komunist në Poloni. Por para se të mbërrinte aty, dikush e ndaloi në rrugë.
?Arrestojeni këtë njeri! Ky është vrasësi nga Aushvici!?- tha një burrë. ?Ai është përbindëshi i Bllokut 9 në kamp!?-bërtiti një tjetër. Gruenbaum protestoi. ?Më lini rehat! Keni gabuar person!?- ulëriti ai. Por policia lëshoi ??që të nesermen një urdhër-arresti për të.
Gruenbaum u akuzua e ishte një nga Kapot e kampeve naziste në vitet1940. Kapot, ishin të burgosur hebrenj që bënë bërë një ?pakt me Djallin?.Në këmbim të ushqimit dhe veshjeve më të mira, pasjes së një lirie më të madhe, shkuarjes në bordello, dhe pasjes së një shansi 10 herë më të madh për të mbijetuar, Kapot shërbenin si gardianët e parë që ruanin disiplinën dhe rregullin brenda kampeve të përqëndrimit.
Ata mbikëqyrnin të burgosurit e tyre, punën e tyre prej skllavi, dhe i ndëshkonin shpesh edhe për shkeljet më të vogla, ndonjëherë duke i rrahur deri në vdekje. Sipas një sistemi të ngritur nga Teodor Eicke, gjeneral brigade SS, Kapot ishin mënyra që zgjodhën nazistët, për të reduktuar kostot e ruajtjes së kampeve.
Të qenit një Kapo, sillte shpërblime të vogla, që vinin duke u shtuar, në varësi të asaj se sa mirë ata e kryenin punën e tyre. Megjithatë, ?puna? e tyre ishte pengimi i arratisjes së njerëzve të uritur, ndarja e familjeve, rrahja brutale e njerëzve edhe për shkeljet më të vogla, çuarja e të burgosurve të tjerë në dhomat e gazit, dhe nxjerrja jashtë e trupave të tyre të pajetë disa minuta më vonë.
?Një Kapo është përgjegjës për realizimit e planit të punës, parandalimin e çdo akti sabotazhi. Kur dikush bëhet një Kapo, ai nuk fle më me të burgosurit e tjerë. Ai e di shumë mirë se të burgosurit e tjerë, do ta vrisnin që natën e pare?-shprehej Hajnrih Himler, kreu i SS nazistë.
Kur mbaroi Holokausti në vitin 1945, disa nga Kapot i justifikuan aktet e tyre, duke thënë se pozita e tyre në kampe, u dha mundësi të mbronion shokët e burgosur, dhe të zbusin ndëshkimet e tyre.
?Ne i rrihnim, që ata të shpëtonin nga dhomat e gazit?- thoshin ata. Por, disa nga të mbijetuarit, kujtojnë se Kapot ishin në fakt ?më të këqij se vetë gjermanët?. Ekzistonin tre lloje kryesore Kaposh:mbikëqyrësit e punëve, që shoqëronin të burgosurit në vendin e punës, në fabrika dhe guroret; mbikëqyrësit gardianë, që vëzhgonin natën kazermat e të burgosurve; dhe mbikëqyrësit e kampit, që merreshin me mbikëqyrjen e ktiviteteve të tilla si kuzhinat e kampit.
Në kampet e vdekjes, kishte edhe të ashtuquajturit ?sonderkommandos? që merreshin me menaxhimin e të vdekurve, duke zhvendosur kufomat nga dhomat e gazit, shkulur dhëmbët prej floriri, dhe i çuar ata në krematoriume. Mizoria e tyre ishte e shfrenuar.
Në darkë, të burgosurit që shtyheshin ose përpiqeshin të merrnin më shumë ushqim, do të rriheshin nga Kapot. Ata kishin për detyrë të ruanin rendin. Por disa prej tyre, do të shfrytëzonin në mënyrë sadistike autoritetin e tyre. Në gjyqin ndaj Jezekel Enigster në vitin 1952, dëshmitarët thanë se ai sillej rrotull kampit me një kamxhik gome, të cilin e përdorte për të goditur cilindo që ndodhte të ndeshte përballë, dhe sa herë që të dëshironte?.
?Kam jetuar 3 vjet nëpër kampe, dhe nuk kam hasur kurrë një Kapo që të sillej aq keq ndaj hebrenjve?- tha një dëshmitar. Disa Kapo ishin edhe më mizorë. Në vitin 1965, në kulmin e gjyqit të parë në Frankfurt mbi Aushvicin, Emil Bednarek u dënua me burgim të përjetshëm për 14 akuza për vrasje.
Një ish-burgosur kujton:?Herë pas here, ata na kontrollonin nëse dikush nga ne kishte morra. Të burgosurit me morra, rriheshin me shkopinj druri. Një shoku im, Shaim Birnfeld, flinte pranë meje në katin e tretë të kampit. Ai ka pasur ndoshta shumë morra, pasi Bednarek e rrahu aq shumë sa i theu shpinën. Birnfeld rënkoi gjithë natën. Në mëngjes, e gjeta të vdekur në krevatin e tij?.
Por Kapot, jo vetëm i rrihnin, vrisnin apo abuzonin psikologjikisht me të burgosurit. Ata abuzonin edhe seksualisht me ta. Nazistët ngritën bordello në disa kampe përqendrimi, të cilat i mbushën me të burgosura jo-hebreje. Shpresohej se vizita në një bordello do të rriste produktivitetin në punë të të burgosurve (dhe ?shërimin? e burrave homoseksualë).
Por të burgosurit e vetëm, që kishin mjaftueshëm forcë për të bërë seks ishin Kapot. Veprimet e tyre vëzhgoheshin rreptësisht edhe brenda bordellove. Burrat gjermanë, mund të shkonin vetëm me gra gjermane; sllavët mund të shkonin vetëm me gra sllave. Ishte një përdhunim sistematik i organizuar nga shteti.
Por abuzimi seksual, nuk mbaronte këtu. Shumë Kapo mbanin pas djem të rinj, të cilët i detyronin të kryenin me ta marrëdhënie seksuale, nëse donin që të mbijetonin. Në shumicën e rasteve, djemtë shërbenin si zëvendësues seksual për gratë, dhe në këmbim merrnin ushqime dhe mbrojtje.
Rasti i Elizer Gruenbaum, Kapo për rreth 1 vit e gjysmë në kampin e përqendrimit në Aushvic, nuk është domosdoshmërisht një përfaqësues tipik. Por midis dëshmive të shumta okulare nga të mbijetuarit e Holokaustit, kujtimet e Gruenbaum janë të vetmet, që janë shkruar nga një ish-Kapo.
Pasi u arrestua, Partia Komuniste e Polonisë e përjashtoi radhët e saj. Ndërsa pas marrjes në pyetje për 8 muaj, një gjykatë franceze tha se kjo çështje ishte përtej juridiksionit të saj. Gruenbaum, ra dakord të largohej me familjen e tij në Palestinë. Në fakt, akuzat ndaj Gruenbaum ishin mëse të qarta. Ai akuzohej se kishte rrahur për vdekje një plak, pse kishte kërkuar më shumë supë. Një tjetër akuzues, thoshte se ish-Kapoja e kishte rrahur djalin e tij për vdekje me një shkop.
Elizer i mohoi të gjitha akuzat, duke theksuar se të burgosurit nën kujdesin e tij kishin gëzuar shëndet më të mire se të tjerët, dhe se ai i fshehu të sëmurët në mënyrë që ata të mos vriteshin. Ndërkohë në kujtimet e tij të pas luftës, Gruenbaum përshkruan se kishte parë burra të uritur që zvarriteshin si krimbat për të ngrënë thërrimet e bukës që hidheshin për ta nga Kapo, se si të burgosurit shtyheshin për të lëpirë supën e derdhur mbi trupin e një të burgosuri tjetër, dhe tmerre të tjera.
Ka shumë teori sesi vdiq Gruenbaum. Disa thonë se u vra gjatë luftës mes izraliteve dhe palestinezëve. Dyshohet se ai u qëllua pas shpine nga bashkëatdhetarët e tij izrelitë, pikërisht për krimet që kishte kryer në kampe. Një tjetër teori popullore, është se ai vrau veten./ Allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Patrick Buchanan “Newmax”* Pas një jave, 29 vendet anëta...
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Në një vit të zakonshëm, ndodhin qindra tërmete të vegjël çd...
Nga Jan Techau “EuObserver”* Për shumë kohë, strategët e Evr...
Nga Terri R.Kurtzberg “The Conversation”* Frika se shpërqend...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent”* Dokumentet e rrjedhur...
Nga Lionel Laurent “Gulf News”* Presidenti francez, Emanuel ...
Si fillim, të gjithëve do të na duhej të angazhonim trurin t...
Nga Shelley Inglis “The Conversation”* Pavarësisht rebelimev...
* Emri Troja, i referohet një vendi legjendar, por edhe një ...
Nga Paul R.Pilar “National Interest”* Trazirat e kohëve të f...
“Mos lini askënd pas”, ishte slogani i këtij viti në Ditën B...
Nga Paul Monod “The Conversation”Hong Kongu, mund të duket s...
Ish-analisti i shërbimit sekret të marines amerikane, Xhonat...
Nga Craig Shirley “Newsmax”Nëse financimi i një kauze fisnik...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Çfarë kanë të përbashkët kr...
Çështja nëse është gjeni apo ambienti, ai që dikton kryesish...
Termi “Deep State”, është huazuar nga vende të ndryshme nga ...
Nga David Robson “BBC”* Po të mos ishte për një aktore dhe n...
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...