web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Perëndimi po e injoron, por ISIS-i mund të ringrihet shumë shpejt

26 Nëntor 2019, 10:49, Blog CNA

Nga Borzou Daragahi ?The Indipendent?

* Dokumentet e rrjedhura nga Ministria iraniane e Inteligjencës, që përshkruajnë në detaje aktivitetet e Iranit brenda Irakut në vitet 2014-2015, gjatë muajve të parë të luftës kundër ISIS, ofrojnë të dhëna shumë interesante.

Ato tregojnë se si Irani kishte depërtuar tërësisht në Irak në vitet pas tërheqjes së SHBA-së nga ky vend, përfshirë këtu edhe rekrutimin e ish-bashkëpunëtorëve irakianë të CIA-s, që po kërkonin me dëshpërim një punë. Por ato dokumente, zbuluan edhe dimensionet e një prirjeje më të gjerë:ndryshimet e mëdha që ka sjellë në rajon lufta ndaj ISIS.

Ndër kryesoret ishite pushtimi i Mosulit nga ISIS, dhe zhvendosja e grupit radikal drejt lindjes së Sirisë, çka e tërhoqi Iranin në thellësi të Irakut, duke pasur mundësinë të rivitalizojë milicitë shiite, që dikur ishin mënjanuar nga presidenti Nuri Maliki.

Këto forca të armatosura sundojnë sot mbi Irakianët, duke përfaqësuar një forcë të fuqishme politike dhe ushtarake, që është duke shtypur dhunshëm një lëvizje pro-demokracisë. Konflikti ndaj ISIS, që zgjati gati 5 vjet, e ndryshoi tërësisht dinamikën rajonale, duke lënë pas një shkatërrim njerëzor dhe material.

Qytete të tëra u rrafshuan, përfshirë Mosulin dhe Falluxhan në Irak, dhe Rakan në Siri. Për 5 vjet, udhëheqësit arabë e përdorën kërcënimin e ISIS, për të forcuar shtetin e sigurisë, dhe për të goditur kundërshtarët e tyre politikë. Me gjasë nuk është rastësi që ndërsa lufta ka përfunduar, janë rishfaqur kërkesat për demokraci në të gjithë rajonin në Irak, Liban, Algjeri dhe Sudan.

Hartuesit e politikave, kanë dështuar të njohin realitetet e reja, dhe aq më pak të bëjnë përpjekje për t?u përballur me to. Nëpër kryeqytetet perëndimore, liderët po mbyllin sytë dhe veshët, duke u përqafuar me tiranët e Lindjes së Mesme si Abdel-Fatah el-Sisi i Egjiptit, dhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, me shpresën e ?vazhdimit të punëve si zakonisht?.

Megjithë presionin e administratës amerikane të Donald Trumpit, qeveritë evropiane po refuzojnë të marrin përgjegjësinë për të arrestuarit si ish-luftëtarë të ISIS, qasje që përshkruhet nga shumë ekspertë si dritëshkurtësi. Kjo pasi evropianët kanë frikë se ekstremi i djathtë, do të përfitonte shumë nga çdo riatdhesim i xhihadistëve.

Edhje pse shumë prej atyre që iu bashkuan dikur ISIS ishin të rinj, impulsivë, dhe madje as ekstremistë, dhe për këtë arsye mund të ndryshojnë, nëse qëndrojnë gjatë në qendrat e paraburgimit në Irak dhe Siri, ku kushtet janë të vështira. Ekziston rreziku, që të gjithë këta njerëz në fund të radikalizohen.

Kjo pasi ata janë në burg në kontakte të përditshme me anëtarët e rangut të lartë të ISIS. Për shembull, një luftëtar francez i Shtetit Islamik, ndodhet në një qeli me luftëtarët gjermanë, spanjollë dhe tunizianë. Në Irak dhe Siri, po ringrihet një rrjet terrorist ndërkombëtar. Në kampet siriane dhe burgjet e Irakut, po projektohet një Kalifat i ri.

Megjithë refuzimin e Evropës për të marrë shtetasit e saj, duke i burgosur dhe madje kërcënuar se do t?i heqë shtetësinë, këta të fundit mund të gjejnë gjithsesi rrugën për në shtëpi. Në librin e tij gazetari Majk Xhiljo, flet mbi takimet e tij me trafikantët që merrnin shuma të mëdha parash, për të transportuar luftëtarët e ISIS në Turqi, dhe më pas në Evropë.

?Luftëtarët e SIS e kanë të lehtë të arratisen?- i tha një trafikant Xhiljos. Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, e ka zakon të fillojë luftërat, dhe më pas të largohet shpejt prej tyre. E bëri këtë në Vietnam, duke shkaktuar destabilizimin e Kamboxhias, dhe në tërësi të gadishullit të Indokinës.

E bëri sërish në Afganistanin, duke lënë pas një luftë civile shumëvjeçare, që çoi në ringritjen e Talebanëve dhe Al-Kaedës.

Kjo ndodhi edhe në Libi, duke ndihmuar në rrëzimin e diktatorit Muamar Gaddfi, ndërsa sot ky vend gjendet në një kaos total. Dhe rrezikon të tërhiqet edhe nga lufta ndaj ISIS, pikërisht tani që Kalifati territorial është mposhtur./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga