Pastrimi i parave në ndërtim/ Kreu i SPAK-ut: Kemi kompani nën hetim
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Nga Joel Samuels ?The Conversation?
* Teksa kanë nisur seancat dëgjimore mbi shkarkimin e presidentin amerikan Donald Trump, disa diplomatë dhe ambasadorë amerikanë, kanë dëshmuar në lidhje me ndikimin e oligarkëve në administratën Trump. Unë jam një studiues i së drejtës ndërkombëtare, që ka punuar që nga fillimi i viteve 1990 në hapësirën sovjetike dhe post-sovjetike.
Ndërsa seancat dëgjimore në Uashington, marrin vëmendjen kryesore, besoj se është e rëndësishme ta kuptoni se çfarë janë oligarkët, dhe çfarë pushteti kanë ata. Ky term u krijua mbi 2.300 vjet më parë nga Aristoteli, që vëzhgonte me kujdes format e qeverisjes shtetërore.
Ashtu si aristokracia, edhe oligarkia nënkuptonte sundimin nga një pakicë, në kontrast me demokracinë, që është qeverisja e popullit.
Që nga koha e Aristotelit dhe deri në fillim të viteve 1990, koncepti i një oligarkie – dhe oligarkëve – mbeti kryesisht një temë e studimeve akademike. Por me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, u shfaq një grup i ri oligarkësh. Në fillim të viteve 1990, këta burra hanin ushqimet më të shtrenjta në hotelet më të reja, dhe ndërtuan shtëpi të mëdha luksoze në periferi të Moskës.
Ata ishin kryesisht lojtarët e rinj në sektorin financiar, që financuan presidentin e parë të Rusisë post-sovjetike, Boris Jelcin. Këta oligarkë, nuk ishin zyrtarisht pjesë e qeverisë ruse. Ata ishin individë private, që përfituan nga lidhjet me qeverinë, për të grumbulluar pasuri të mëdha në periudha të shkurtra.
Ky pasurim, erdhi nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, një proces i zhvilluar dhe i nxitur nga ekspertët amerikanë, dhe ata evropiano-perëndimorë. Unë kam studiuar rolin e krimit të organizuar në Rusi në fillim të viteve 1990, dhe kam parë si është transferuar pasuria nga shteti në duart e një grupi të vogël individësh, ku që të gjithë ata kishin lidhje me udhëheqësit e Rusisë.
Duke kontrolluar industritë kryesore – nga nafta dhe gazi natyror, tek çeliku, nikeli dhe industri e tjera kryesore- oligarkët rusë ndikuan gati në të gjitha aspektet e jetës së përditshme.
Me kalimin e kohës, ata e zgjeruan veprimtarinë e tyre në fusha të tjera, si në media apo sport.
Por në thelb, oligarkët e vunë pasurinë e tyre të madhe nga industritë, dhe e përdorën hapur dhe pa u ndëshkuar fuqinë e tyre. Gjatë 20 viteve të fundit, numri i oligarkëve në Rusi është rritur, por baza e fuqisë së tyre mbetet e njëjtë:marrëdhënia e ngushtë me presidentin Putin, sjell përfitime financiare personale.
Sikurse u shpreh vetë Putin për gazetën londineze ?Financial Times? në fillim të këtij viti:?Oligarkët janë ata që e përdorin afërsinë e tyre me autoritetet, për të patur super fitime?.
Pra Putin vetë, na dha një përkufizim alternativ të oligarkut modern.
Dhe ashtu si Jelcin, Putini ka qenë përgjegjës për ngritjen ? dhe në risa raste edhe rënien – e oligarkëve modernë të Rusisë. Por oligarkë, nuk ka vetëm në Rusi. Dhe kjo është arsyeja, pse ne e kemi dëgjuar kaq shpesh këtë term gjatë muajve të fundit. Në Ukrainë, zgjedhjet presidenciale të pranverës së këtij viti, çuan në ngjitjen mbresëlënëse në pushtet të aktorit komik Volodimir Zelenski.
Këto zgjedhje ishin si një referendum kundër oligarkëve të Ukrainës. Unë isha në Ukrainë gjatë raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, dhe të gjithë ukrainasit me të cilët bisedova më thanë të njëjtën gjë për Zelenskin:Askush nuk e dinte kush ishte, por kjo nuk kishte aspak rëndësi.
Kjo pasi personi që qëndron pas tij, më thanë ata, ishte Igor Kolomoiski, pasuria e të cilit ishte kërcënuar nga Petro Poroshenko, presidenti i atëhershëm i Ukrainës, që po rikandidonte për një mandat tjetër. Në sytë e ukrainasve, Kolomoiski kishte nevojë që një kandidat tjetër, të nxirrte jashtë loje Poroshenkon.
Dhe ai e gjeti njeriun e tij tek Zelenski. Ky nuk ishte vetëm një aktor, para se të hynte befas në politikë për të kandiduar për president. Ai ishte një aktor, që punonte në një televizion që zotërohet nga Kolomoiski. Pra, teksa dëgjojmë të flitet për oligarkët dhe politikën e Ukrainës, është e rëndësishme të mos harrohet, se ndërsa këta individë super të pasur nuk janë zyrtarisht pjesë e qeverisë, siç mund të kishte parashikuar Aristoteli, ata kanë shumë ndikim në interesat ekonomike, mediatike dhe politike të vendit.
Shënim:Joel Samuels, është profesor i jurisprudencës në Universitetin e Karolinës së Jugut, SHBA./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Leonid Bershidsky “The Moscow Times”Një artikull fundjav...
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franc...
Nga John Horgan “Scientific American”* Në historinë e teoriv...
Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”* Lufta kibernetike, mund ...
Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1...
Samiti i Gjenevës, takimi i parë midis presidentit amerikan ...
Nga Anthony Salamone “The National”Bashkimi Evropian, po për...
Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, ...
Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depre...
Nga Elise Lobbedez “The Conversation”* Shpesh e perceptuar s...
Para samitit për Ukrainën Lindore që zhvillohet në Paris, ka...
Më 18 nëntor 1978, udhëheqësi i Tempullit të Popullit, Xhim ...
Kur Genghis Khan i hyri aventurës për të sunduar botën në vi...
Nga Katarina Panic “Fair Planet”Pasi dështuan të anëtarësohe...
Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bl...
Mafia italiane “Cosa Nostra”, është e më famshmja sot në bot...
Ne i duam ëmbëlsirat. Por sheqeri i tepërt në dietat tona us...
Në Kinë, dy pacientë të diagnostikuar me sëmundjen e Murtajë...
Leh Valesa, udhëheqësi legjendar i sindikatës polake “Solida...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...