Intervista/ Leh Valesa: Ja pse po dështon sot demokracia
Leh Valesa, udhëheqësi legjendar i sindikatës polake “Solida...
Në Kinë, dy pacientë të diagnostikuar me sëmundjen e Murtajës, po kurohen në një spital të Pekinit. Autoritetet janë duke punuar që sëmundja e tmerrshme, të mos përhapet tek njrëzit e tjerë. Por vetë lajmi, thuhet se ka ngjallur panik midis qytetarëve.
Sëmundja e Murtajës shfaqet në 3 mënyra:Murtaja Pneumonike, është një infeksion i mushkërive; Murtaja Septicemike është një infeksion i gjakut; ndërsa Murtaja Bsubonike prek sistemin e gjëndrave limfatike. Kjo e fundit, është ajo që ne e njohim ndryshe edhe si Vdekja e Zezë, epidemia që shfarosi më shumë se gjysmën e popullsisë evropiane në Mesjetë.
Murtaja Pneumonike, mund të jetë më pak e njohur se ajo bubonike, por është gjithsesi më vdekjeprurësja. Deri tani në Kinë, është identifikuar Murtaja Pneumonike. Nuk është e qartë se si janë prekur dy të infektuarit. Por e sigurtë është se ata nuk e infektuan në Pekin.
Mësohet se ata vinin nga Mongolia e Brendshme, dhe erdhën në Pekin ankas për t?u kuruar. Një bakter i quajtur ?Yersinia pestis?, që bartet nga minjtë dhe pleshtat që ushqehen me to, shkakton të treja llojet e murtajës. Murtaja Pneumonike, është shumë ngjitëse dhe e transmetueshme midis njerëzve.
Ajo mund të përhapet, edhe vetëm kur kollitet një person i infektuar. Ky fakt la alarmuar qytetarët kinezë qëkur u publikua ky lajm. Një përdorues në faqen popullore Ueibo, shkroi se qeveria duhet të japë informacione se si udhëtuan pacientët drejt Pekinit. Pra nëse ata përdorën transportin publik, mund ta kenë përhapur tashmë Murtajën tek pasagjerët e tjerë.
Përdoruesit e tjerë, u ankuan se qeveria kineze duhej të kishte njoftuar më herët mbi këto 2 raste (pacientët raportohet se kërkuan trajtim që në datën 3 nëntor), si dhe të kishte një transparencë më të madhe. Kina ka një histori të gjatë të fshehjes së rasteve me sëmundjet infektive.
Por Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deklaroi se qytetarët e Pekinit, nuk kanë pse të frikësohen, pasi rreziku i përhapjes më tej të sëmundjes është ?jashtëzakonisht i ulët?. Ajo konfirmoi se zyrtarët kanë dezinfektuar çdo vend, që mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj baktereve të Murtajës.
Le të hpresojmë që nuk do të ketë më infektime dhe raste të reja me këtë sëmundje. Gjithsesi, ky rast është një kujtesë e rëndësishme se Murtaja, megjithë perceptimin e zakonshëm, nuk është një sëmundje që tashmë i përket histrisë. Për më tepër, ajo nuk kufizohet vetëm në Kinë.
Vitet e fundit, Murtaja është shfaqur në shumë vende, nga Madagaskari në Shtetet e Bashkuara. Dhe është një problem global. Murtaja përbën një rikujtesë mbi rrezikun gjithnjë e më të pranishëm të pandemive. Një rrezik, për të cilin ekspertët thonë se ne nuk jemi realisht të përgatitur.
Në shtator të këtij viti, ekspertët paralajmëruan në një raport të zgjeruar se po rritet rreziku i një pandemie globale. ?Ekziston një kërcënim shumë real i një pandemie me lëvizje të shpejtë dhe shumë vdekjeprurës të një patogjeni të frymëmarrjes, që mund të shkaktojë vdekjen e 50- 80 milionë njerëzve?-shkruajnë ata.
Murtaja është më një problem shumë më shqetësues, sesa mund të mendohet në pamje të parë, madje edhe në SHBA. Kur mendoni mbi kërë sëmundje, mendja mund t?ju shkojë tek jeta e Uilliam Shekspirit. Në kohën e tij, Vdekja e Zezë, vrau çerekun e popullsisë së qytetit të tij.
Dhe para atij shpërthimi epidemik, në mesin e shekullit XIV, Murtaja Bubonike vrau rreth 60 përqind të popullsisë së Evropës. Është e vështirë të kuptohet përmasa e një katastrofe të tillë, apo shpejtësia me të cilën sëmundja tejet ngjitëse, u përhap në vetëm 6 vjet.
Fatmirësisht, sëmundja infektive nuk po prek popullatën njerëzore me një shkallë kaq alarmante. Edhe pse është shumë vdekjeprurëse kur nuk trajtohet, nivelet e rimëkëmbjes prej saj janë mjaft të mira, nëse trajtohet me antibiotikë që në fillim të simptomave.
Por Murtaja, si ajo Bubonike dhe ajo Pneumonike, vazhdon që të prekë njerëzit nga Afrika në Azi, nga Amerika e Jugut në atë të Veriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajo preku 3.248 njerëz, duke i marrë jetën 584 prej tyre në të gjithë botën midis viteve 2010- 2015.
Në vitin 2014, në Kinë vdiq një burrë dhe 151 njerëz u vendosur në karantinë për shkak të Murtajës. Qyteti i Jumen, u izolua për disa javë nga bota. Dhe vetëm këtë vit në Mongoli, një çift ka vdekur nga Murtaja, pasi kishte konsumuar mishin e infektuar të një marmote
Në vitin 2015, Murtaja zuri titujt kryesorë në mediat amerikane, me 11 raste dhe 3 të vdekur në 6 shtete midi prillit dhe gushtit të atij vitit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Çdo vit, SHBA-ja regjistron mbi 10 të vekur nga Murtaja. Ajo është më e zakonshme në zonat rurale. Në vitin 2017, ishulli i Madagaskarit, u prek nga një shpërthim i tmerrshëm i Murtajës, me 2.417 raste të konfirmuara, dhe 209 të vdekur. Pra, Murtaja përbën ende një shqetësim për të gjithë botën. Ajo është një sëmundje për të cilin do të bënim mirë të merrnim masa, para se të jetë shumë vonë./ VOX-Përshtatur nga CNA.al
Leh Valesa, udhëheqësi legjendar i sindikatës polake “Solida...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”Moria, në ishullin grek Les...
Protesta të shumta antiqeveritare, kanë paralizuar prej muaj...
Në vitin 1873, shkrimtari francez Zhyl Vern botoi librin “Rr...
Nga Jayati Ghosh “Project Syndicate”Rreziqet e ndotjes së mj...
I lindur në një familje aristokrate, konti Klaus von Shtaufe...
Nga Peter Kellner “Carnegie Europe”*Analistët bëjnë shpesh k...
Ne jetojmë sot më gjatë, por jo shumë më mirë. Jetëgjatësia ...
Nga Daniel Pipe “National Interest”* Sundimi i Rexhep Taip E...
Tensionet aktuale midis Rusisë dhe NATO-s, kanë bërë që shum...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”* Shkup – Shenjat e përpj...
Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative ...
Të moshuarit dhe të rinjtë po grinden sërish. Mund të supozo...
Nga Wojciech Michnik “New Eastern Europe”* Presidenti france...
* Ajo çka rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, nuk është ve...
* Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin të gjithë hebr...
Disa nga rebelët e Brexit janë rikthyer në Partinë Konservat...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-udhëheqës...
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndosht...
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...