Kampi i refugjatëve Moria në Greqi/ Njolla e turpit të Evropës
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”Moria, në ishullin grek Les...
Leh Valesa, udhëheqësi legjendar i sindikatës polake ?Solidarnost?, që luajti një rol qendror në rrëzimin e komunizmit sovjetik, dhe dhënien fund të Luftës së Ftohtë, vizitoi këtë javë Uashingtonin, në kuadër të 30 vjetorit të fjalimit të tij para Kongresit Amerikan më 15 nëntor 1989, disa ditë pas rënies së Murit të Berlinit. ?Populli polak e lidh SHBA-në me lirinë dhe demokracinë?- u shpreh ndër të tjera ai. Sot, në moshën 76-vjeçare, Valesa pyet veten se çfarë ndodhi me Amerikën, që dikur e admironte.
Çfarë shpresonit të arrinit 30 vjet më parë, me vizitën tuaj në SHBA?
Aso kohe ne po luftonim për një ndryshim të statuskuosë në botë, e cila ishte krijuar që pas Luftës së Dytë Botërore, me dy superfuqi përballë njëra-tjetrën. Shumë vende, e kishin humbur sovranitetin e tyre, për shkak të kësaj marrëveshjeje. Sistemi komunist, ishte një pengesë e madhe për zhvillimin.
Në fund, edhe vetë komunistët nisën të mendojnë se duheshin ndryshime. Ata donin ta mbanin pushtetin për vete, por e dinin se duhej ndonjë reformë, dhe kjo e lehtësoi luftën tonë. Në fund, me mbështetjen e SHBA-së dhe shumë të tjerëve, ne arritëm të eliminonim këtë ndarje të vjetër. Tani lind pyetja:Çfarë duhet të ndodhë më pas? Si duhet të zhvillohet bota? Dhe kjo është porosia ime sot: Ne s?kemi ndërtuar realisht asgjë të re në këtë botë. Madje kemi pësuar humbje.
Çfarë është kjo humbje?
SHBA-ja e ka humbur pozitën e lideres globale, çka është diçka shumë e keqe për botën. Sot bota nuk ka një udhëheqje. Dikur, kur zhvillonim luftën tonë, ne kishim perandorinë e keqe dhe atë të mirë, e cila ishte ?streha? e fundit për botën.
E keni fjalën për udhëheqjen, përsa i përket vlerave politike dhe njerëzore?
Ne e mposhtëm komunizmin. Dhe organizatat që patëm atëherë, u treguan disi të efektshme në atë pjesë të botës. Por, a e kemi zëvendësuar ndonjë prej tyre që nga ajo kohë? Një epokë ka marrë fund, dhe një tjetër nuk është shfaqur plotësisht. Ndodhemi midi të dyjave.
Kjo është epoka që unë e quaj si epoka e fjalëve, e shkëmbimit të ideve. Problemi është se pas epokës së vjetër, ne nuk po i besojmë ende njëri-tjetrit. Dhe tani duhet të ndërtojmë diçka krejtësisht të ndryshme. Çështja është çfarë?
Shumë kritikë thonë se sistemi i demokracisë në vetvete nuk po funksionon mirë, përfshirë disa nga drejtuesit e vendeve të Evropës Lindore si Polonia, të cilët po përqafojnë një lloj autoritarizmi të ri. Ju vetë keni denoncuar në BE abuzimin me pushtetin nga lideri i partisë qeverisëse polake Ligj dhe Drejtësi, Jarosllav Kazinski…
Ne në Poloni e nënvlerësuam demokracinë, dhe e morëm si të mirëqenë. I lejuam demagogët populistë që të fitojnë zgjedhjet. Mos e nënvlerësoni demokracinë këtu në SHBA dhe gjetkë, pasi keni shembullin negativ të Polonisë.
Demokracia përbëhet kryesisht nga 3 elementë. 30 përqindëshi i parë ka të bëjë me ligjet, rregulloret, kushtetutat. 30 përqindëshi i dytë, ka të bëjë me vlerësimin nëse njerëzit po përfitojnë nga kjo, dhe sa janë ata të organizuar në parti politike, dhe aktivë në jetën publike.
Dhe 30 përqindëshi i tretë, është madhësia e llogarisë bankare. Nëse demokracia po kritikohet, atëherë duhet të gjejmë se cili nga këta elementë nuk po funksionon mirë. Fajtore mund të jenë ligjet dhe rregulloret, apo njerëzit që nuk janë aktivë në politikë. Ose ndoshta ata janë thjesht shumë të varfër, për t?u përfshirë në të.
Dhe cili është vlerësimi juaj?
Nëse flasim për Poloninë, kemi 30 përqindëshin e parë. Qeveritarët po përpiqen të na privojnë nga disa elementë, edhe pse kemi ende bazën ligjore demokratike. Sa për 30 përqindëshin e dytë, unë mendoj se pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje është nën 50 përqind. Dhe për sa i përket pasurisë së shoqërisë, ndoshta vetëm 5 përqind e popullsisë polake, mund të kundërshtojë prirjet politike, pasi vetëm ajo ka luksin të flasë nëse nuk i pëlqen diçka.
Sipas formulës tuaj, ne nuk jemi shumë mirë për momentin. Ka shumë shqetësime mbi besimin e njerëzve tek informacionet e këqija ose të rreme, dhe mbi ?vdekjen e demokracisë?
Diagnoza ime, është masa e njerëzve do ndryshime. Ata mund ta kuptojnë që bota ka ndryshuar, por nuk ka ndryshuar në favor të tyre. Kjo është arsyeja, pse kaq shumë njerëz votojnë për ata individë ose grupime, që pretendojnë se do të sjellin ndryshime.
Kështu është votuar për Trumpin në SHBA, dhe për udhëheqjen tone në Poloni. Por ne duhet të jemi realistë, dhe të themi se si Trump edhe politikanët tanë e diagnostikuan saktë situatën ku ndodhemi, por ?receta? që ata kanë zbatuar është e gabuar.
Në këto kushte, a keni frikë për nipërit tuaj, brezin e ri?
Në fakt po. Dhe kjo është arsyeja, pse për aq sa ma lejon mosha vazhdoj të udhëtoj nëpër botë, dhe përpiqem të frymëzoj debate. Pasi shpresoj që të rinjtë në Shtetet e Bashkuara, do të shohin nesër të njëjtat gjëra që unë po shoh sot, dhe kjo mund të ndihmojë në pasjen e një bote të sigurtë për fëmijët dhe nipërit e mi.
Pra, po përpiqeni të riktheni shkëlqimin e demokracisë?
Mesazhi im është, le t?i japim përgjigje pyetjes, se cili duhet të jetë themeli për një strukturë të re në botë. Nese kemi një konsensus mbi vlerat e përbashkëta, atëherë si duhet të jetë sistemi ekonomik global? Ne e dimë që dikur kapitalizmi ishte paksa si gara e një miu. Por tani, nëse ne kemi eliminuar konkurrencën midis veneve, si duhet të jenë kapitalizmi dhe konkurrenca?/ Përktheu dhe përshtati CNA.al
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”Moria, në ishullin grek Les...
Protesta të shumta antiqeveritare, kanë paralizuar prej muaj...
Në vitin 1873, shkrimtari francez Zhyl Vern botoi librin “Rr...
Nga Jayati Ghosh “Project Syndicate”Rreziqet e ndotjes së mj...
I lindur në një familje aristokrate, konti Klaus von Shtaufe...
Nga Peter Kellner “Carnegie Europe”*Analistët bëjnë shpesh k...
Ne jetojmë sot më gjatë, por jo shumë më mirë. Jetëgjatësia ...
Nga Daniel Pipe “National Interest”* Sundimi i Rexhep Taip E...
Tensionet aktuale midis Rusisë dhe NATO-s, kanë bërë që shum...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”* Shkup – Shenjat e përpj...
Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative ...
Të moshuarit dhe të rinjtë po grinden sërish. Mund të supozo...
Nga Wojciech Michnik “New Eastern Europe”* Presidenti france...
* Ajo çka rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, nuk është ve...
* Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin të gjithë hebr...
Disa nga rebelët e Brexit janë rikthyer në Partinë Konservat...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-udhëheqës...
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndosht...
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...