Si ndikon urbanizimi në valën e sotme globale të protestave
Protesta të shumta antiqeveritare, kanë paralizuar prej muaj...
Nga Rachel Donadio ?The Atlantic?
Moria, në ishullin grek Lesbos, është një vendkalim simbolik midis Lindjes së Mesme dhe Evropës. Ajo është ?vrima e gjilpërës?, përmes së cilës duhet të kalojnë emigrantët, që udhëtojnë nga lindja në perëndim, dhe një vatër presioni midis Stambollit dhe Brukselit.
Kufiri SHBA-Meksikë, nuk është e vetmja pikë e nxehtë e emigrimit ilegal në Perëndim. Ajo çfarë është Juarez për Amerikën, është Moria për Evropën. Të ardhurit me anije nga përtej Mesdheut, e kanë shndërruar atë në kufirin më të rrezikshëm në botë.
Nga afër, Moria është një masë kaotike njerëzish. Kampi i ndërtuar për të akomoduar rreth 3.000 njerëz, popullohet aktualisht nga më shumë se 13.000 njerëz (përfshirë rreth 1.000 të mitur të pashoqëruar). Refugjatët presin ndonjëherë më shumë se 1 vit për rishqyrtimin e kërkesës së tyre për azil nga burokracia e ngadaltë greke.
Dimri po afron, dhe shumica e refugjatëve këtu jetojnë jashtë mureve të kampit, në tenda të ngritura në kodrat përreth, pa energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm, të cilat ekzistojnë vetëm brenda kampit. Disa OJQ, i ndihmojnë çdo ditë me shërbimet më elementare, teksa raportojnë kushtet skandaloze.
Zënkat verbale dhe përleshjet fizike gjatë rradhëve të gjata për bukë, zgjasin shpesh me orë të tëra. Gratë kanë frikë të përdorin tualetet, nga frika e ngacmeve seksuale. Në shtator, një grua gjeti vdekjen në një zjarr që ra befas në kamp. Po si u arrit në këtë situatë? Kjo u lejua nga Evropa.
Numri i madh i emigrantëve që tentuan të hynin në Evropë në vitin 2015, nxiti një forcim të kontrolleve kufitare, dhe një rritje të popullaritetit të partive të ekstremit të djathtë. Pastaj erdhën Brexit, dhe Donald Trump, që ndryshuar ?erërat? politike.
Kriza ndodhi edhe për shkak të paaftësisë së Bashkimit Evropian, për të pasur një politikë emigratore që do të ndihmonte shtetet anëtare, infrastruktura e të cilave nuk ishte e mjaftueshme për të përballuar këtë barrë. Greqia ishte duke e marrë ende veten nga kriza ekonomike. Qeveria e saj aktuale konservatore, që mori pushtetin në korrik, ka kërkuar ndihmë shtesë nga BE, që ende nuk ka mbërritur.
Çfarë është tek e fundit Moria? Është pikërisht vendi ku idealet e Evropës – solidariteti, të drejtat e njeriut, një strehë e sigurt për viktimat e luftës dhe të dhunës – po nëpërkëmben nga burokracia, indiferenca dhe mungesa e vullnetit politik.
Moria është ?normalizimi? i një krize humanitare, dhe dështimi moral i Evropës. Në tetor unë vizitova vetë kampin Moria. Aty kam dëgjuar klithmat e fëmijëve, por edhe të qeshurat e tyre. Pashë gra nga Afganistani dhe Somalia, me rrobat e tyre tradicionale. Një afgan 20-vjeçar, kishte hapur një berberhane. ?Unë dua të shkoj në Amerikë!?- më tha ai.
Nëse kampi Moria do të kishte një mesazh të shkruar, ai do të ishte:?Mirësevini në Evropë. Tani kthehuni në shtëpi!?. Por njerëzit vazhdojnë të vijnë. Dhe ata nuk kthehen në shtëpitë e tyre. Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, kampi në Lesbos pranon 40 përqind të të gjithë ardhurve nga deti në Greqi, dhe Moria po përballon një fluks 7 herë më të lartë mbi kapacitetin e kampit.
Gati çdo ditë në ishull mbërijnë anije me emigrantë nga Turqia. Vetëm në shtator të këtij viti, në Greqi mbërritën 12.500 refugjatë, kryesisht nga Afganistani dhe disa nga Siria. Ky është numri më i madh që nga marsi i vitit 2016, kur BE-ja nënshkroi një marrëveshje me Turqinë.
Brukseli i premtoi Ankarasë 6 miliardë euro, në mënyrë që të mos lejojë refugjatët sirianë të udhëtojnë drejt Perëndimit. Kjo marrëveshje mbetet ende në fuqi, por rajoni po ndryshon me shpejtësi. Pasi Trump i dha dritën jeshile për të dëbuar kurdët nga Siria Veriore, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi të dërgojë në Evropë ?miliona? refugjatë.
Dhe nëse e bën këtë, ka të ngjarë që shumica të kalojnë nga Moria, dhe kësisoj kriza humanitare do të përkeqësohet. Refugjatët më të rrezikuar, siç janë gratë dhe të miturit, që shpesh janë viktima të dhunës seksuale, supozohet se mbahen në zona të sigurta brenda kampit Moria. Por për shkak të mbipopullimit, shumë prej jetojnë jashtë kampit, në ullishte.
Në vitin 2015, trupi i pajetë i vogëlushit 3-vjeçar kurd, Alan Kurdi, u nxor nga ujërat e detit në një plazh të Turqisë. Ai u bë simboli i një krize, që fatkeqësisht nuk mbaroi aty. Britania e Madhe, u zotua të pranojë 3.000 fëmijë. Por 3 tre vjet më vonë, edhe për shkak të Brexit, ajo kishte pranuar vetëm 220.
UNHCR vlerëson se në Greqi ndodhen aktualisht më shumë se 4500 të mitur të pashoqëruar. Anxhela Modareli, një mjeke e shëndetit mendor në klinikën e ?Mjekëve pa kufij?, punon me fëmijën në Moria. Kushtet janë të merrshme, thotë ajo. ?Fëmijët nuk luajnë. Ndonjëherë ndalojnë së komunikuari, dhe rrinë kokëulur, refuzojnë të flasin?-më tha ajo.
Të tjerët kanë tentuar të vrasin veten, duke u vetëçarë me trup me mjete prerëse. ?Për mua nuk është e thjeshtë të kuptoj, që kjo është vërtet Evropa. Këta fëmijë këtu janë privuar nga shpresa e tyre?- thekson ajo. Si do të përfundojë e gjitha kjo? Greqia nuk mund t?i strehojë që të gjithë. Ajo ka nevojë për ndihmën e Evropës./Përshtatur në shqip nga CNA.al
Protesta të shumta antiqeveritare, kanë paralizuar prej muaj...
Në vitin 1873, shkrimtari francez Zhyl Vern botoi librin “Rr...
Nga Jayati Ghosh “Project Syndicate”Rreziqet e ndotjes së mj...
I lindur në një familje aristokrate, konti Klaus von Shtaufe...
Nga Peter Kellner “Carnegie Europe”*Analistët bëjnë shpesh k...
Ne jetojmë sot më gjatë, por jo shumë më mirë. Jetëgjatësia ...
Nga Daniel Pipe “National Interest”* Sundimi i Rexhep Taip E...
Tensionet aktuale midis Rusisë dhe NATO-s, kanë bërë që shum...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”* Shkup – Shenjat e përpj...
Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative ...
Të moshuarit dhe të rinjtë po grinden sërish. Mund të supozo...
Nga Wojciech Michnik “New Eastern Europe”* Presidenti france...
* Ajo çka rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, nuk është ve...
* Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin të gjithë hebr...
Disa nga rebelët e Brexit janë rikthyer në Partinë Konservat...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-udhëheqës...
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndosht...
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kt...
Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë sht...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...