Bie miti/ Lulet që mbani në shtëpi nuk e pastrojnë ajrin, ja ç’duhet të bëni
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndoshta gjëja e parë që ju vjen ndërmend është bomba bërthamore, që llogaritet të ketë vrarë rreth 200.000 njerëz kur Shtetet e Bashkuara hodhën 2 prej tyre në qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit, në gushtin e vitit 1945.
Në fakt, një armë tjetër është përgjegjëse për shumë më tepër vdekje, madje miliona të tilla. Ajo është pushka sulmuese automatike Kallashnikov, e njohur zakonisht si AK-47. E prodhuar në fillim në fshehtësi vetëm për ushtrinë sovjetike, deri më sot janë prodhuar rreth 100 milionë kallashnikovë, dhe disa variante të kësaj arme.
Ajo gjendet sot në mbarë botën, sidomos në duart e shumë qytetarëve amerikanë. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2012, amerikanët blenë po aq AK-47 sa policia dhe ushtria ruse.
Rusi Mikail Kallashnikov, e shpiku armën që mban emrin e tij në mesin e shekullit të kaluar.
I lindur më 10 nëntor 1919, Kallashnikov ishte një mekanik tankesh në ushtrinë sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u plagos gjatë pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik në vitin 1941. Duke parë në betejë avantazhin e madh që u jepnin gjermanëve armët e zjarrit, Kallashnikov vendosi të ndërtojë një armë më të mirë automatike.
Ai prodhoi disa modele, të cilat nuk ishin më të mira se të rivalëve të tij, para se të prodhonte AK-47 e parë. Emri i shpikjes më të madhe të tij, vjen nga ?Automat Kalashnikova? 1947, viti kur u prodhua për herë të parë. Në vitin 1949, AK-47 u bë arma zyrtare sulmuese e ushtrisë sovjetike.
E përdorur më vonë edhe nga vendet e tjera të Paktit të Varshavës, kjo armë u përhap me shpejtësi në gjithë botën, duke u shndërruar në një simbol të revolucionit në vende si Vietnami, Afganistani, Kolumbia dhe Mozambiku. Gjatë jetës së tij të gjatë, Kallashnikov vazhdoi që të modifikonte dizajnin klasik të armës së tij.
Në vitin 1959, ai nisi prodhimin e AKM, një armë më e lehtë dhe më pak e kushtueshme se AK-47. Ai prodhoi ndërkohë edhe mitralozin PK. AK-47 të modifikuara, prodhohen ende sot në shumë vende të botës. Po pse kjo armë ishte kaq shumë revolucionare?
Së pari, është relativisht e lirë për t?u prodhuar, është më e shkurtër, dhe më e lehtë për t?u mbajtur në duar, dhe e lehtë për t?u përdorur. Kjo armë cilësohet si tepër e besueshme në terrenet më të ashpra, duke nisur nga xhunglat e lagështa, deri tek stuhitë e rërës në Lindjes së Mesme, si në të ftohtë ashtu edhe në vapë.
Ndërkohë, kërkon pak mirëmbajtje. Dhe kjo për shkak të ingranazheve të saj cilësore, që parandalojnë bllokimin e armës. Mikail Kallashnikovit, i pëlqente të mburrej për epërsinë e armës së tij ndaj pushkës automatike M-16 të ushtrisë amerikane.
?Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë do të flaknin armët e tyre M-16, për të marrë AK-47 dhe plumbat e saj nga ushtarët e vdekur vietnamezë. Dhe kam dëgjuar që ushtarët amerikanë në Irak e përdorin shumë shpesh këtë armë?- tha ai në një intervistë të vitit 2007.
Arma më e përdorshme në botë, cilësohet gjithashtu e përshtatshme për akte kriminale dhe terroriste. Pengmarrësit që sulmuan fshatin Olimpik në Mynih në vitin 1972 ,ishin të armatosur me kallashnikovë. Vetë ushtria amerikane, ka shpërndarë shumë nga këto armë në konflikte të ndryshme si në Afganistan dhe Irak.
Me një jetëgjatësi prej 20-40 vjetësh, AK-47 mund të çmontohet lehtësisht dhe rimodifikohet. Sot, çmimet e një arme të tillë shkojnë në qindra dollarë. Por disa AK-47, mund të blihen edhe për vetëm 50 dollarë amerikanë. Prodhimi i madh i armëve në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me kosto të ulët të krahut të punës, ka nxitur rënien e çmimeve.
Për shpikjen e tij të spikatur, Bashkimi Sovjetik i dha Kallashnikovit Çmimin Stalin, Yllin e Kuq dhe Urdhrin e Leninit. Në vitin 2007, presidenti rus Vladimir Putin e veçoi këtë armë si ?një simbol të gjenialitit të popullit rus?. Kallashnikov vdiq si një hero kombëtar në vitin 2013, në moshën 94-vjeçare.
Gjatë gjithë jetës së tij, Kallashnikov hodhi poshtë akuzat që bënin atë përgjegjës për numrin e madh të vrasjeve, dhe plagëve të shkaktuara me shpikjen e tij. Ai këmbëngulte se e shpiku atë atë armë për mbrojtje, dhe jo për sulm. Kur një gazetar e pyeti në vitin 2007, se si mund ta zërë gjumi natën, ai u përgjigj:?Unë fle mirë. Janë politikanët ata që duhet të fajësohen kur dështojnë të arrijnë një marrëveshje, dhe nisin të përdorin dhunën?.
Megjithatë, në vitin e fundit të jetës së tij, Kallashnikovi duket se ndryshoi mendje. Ai i shkroi një letër kreut të Kishës Ortodokse Ruse, ku ndër të tjera shprehej:?Dhimbja në shpirtin tim është e padurueshme. Vazhdoj t?i bëj vetes të njëjtën pyetje të pazgjidhshme:Nëse pushka ime ka marrë jetën e shumë njerëzve, a do të thotë që jam unë përgjegjës për vdekjen e tyre??. Është një debat shumëvjeçar:Kush vret? Arma, apo që e mban atë? Në fund të letrës, ai shkroi:?Një skllav i Zotit, projektuesi Mikail Kallashnikov?./ The Conversation-Përshtatur nga CNA.al
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kt...
Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë sht...
Kur shkrimtari dhe filozofi francez, Albert Kamy, vdiq në nj...
Shumë nga udhëheqësit më të mëdhenj në histori, kanë qenë të...
Nga James Dorsey “Lobelog”* Ka një perceptim të përhapur, që...
Gjermanët u ndaluan të hanë sallamra gjatë Luftës së Parë Bo...
Fëmijet e vetëm, kanë pasur zakonisht një nam të keq. Ata pe...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg View”* Që prej shembjes së ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ishte shumë evokuese të m...
Nga Ivana Kottasová & Natalie Croker “CNN”Muri i Berlinit, u...
Emri i Nadjezha Alilujevës, u bë e njohur për sovjetikët vet...
Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të ...
Nga Andrew Bacevich “Los Angeles Times”* Le ta pranojmë për ...
Nga Anna Akage “World Crunch”* “Kolossal’naya opasnost” (Një...
Kjo skedë është një enciklopedi historie për studenët dhe do...
Rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë mundësoi ribashkim...
Sipas një studimi më të fundit, nëse pini duhan, jeni më të ...
Dhjetë vjet para se Adolf Hitleri të ngjitej në pushtet në G...
Nga Harold James “Project Syndicate”* Aktualisht jemi përjet...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...