Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Nga Andrew Bacevich ?Los Angeles Times?
* Le ta pranojmë për një moment, që Donald Trump është i pandershëm. Megjithatë, historia nuk është asgjë tjetër, veçse një përrallë e tejmbushur me ironi. Megjithë mangësitë e tij të shumta, Trump duket se po synon të rivlerësojë rolin e Amerikës në botë.
Ai synon të përshtasë politikën amerikane, me kushtet aktuale globale, dhe t?i japë fund luftërave të saj të pafundme, duke filluar që nga Siria. ?Kombet e mëdha, nuk zhvillojnë luftëra të pafundme?. Kështu deklaroi presidenti amerikan në fjalimin e tij vjetor për vitin 2019.
Ajo që sjell kjo deklaratë në dukje naive, është një propozim radikal për të rrëzuar paradigmën e sigurisë kombëtare të SHBA-së. Të pranosh marrëzinë e luftërave të pafundme të këtij vendi, vë në dyshim zakonet që Uashingtoni i sheh si thelbin e ?udhëheqjes globale amerikane?:(1) pozicionimin e forcave amerikane në qindra baza jashtë vendit; (2) ndarjen e planetit në komanda ushtarake rajonale; (3) garancinë për sigurinë e dhjetëra kombeve, pavarësisht nga vlerat sapo aftësia e tyre për t?u vetëmbrojtur; (4) ruajtja e aftësisë për të projektuar pushtetin edhe në cepat më të largëta të botës; (5) mbajtja në gatishmëri nr.1 e disa mbushjeve bërthamore; (6) kërkimi i ?teknologjive të përparuara?, që do të eliminojnë rreziqet e qenësishme të luftës; (7) përballimi i kostove të një burokracie të madhe të sigurisë kombëtare; (8) shpërfillja e ndikimit korruptues të kompleksit ushtarak-industrial; në (9) shitjen e armëve dhe mbi të gjitha në (10) shpenzimet ushtarake.
Gjatë viteve 1960, industria ushtarake u testua në Vietnam. Aktivizmi ushtarak u rrit. Gjatë presidencave të ndryshme të Xhorxh H.W Bush, Bill Klinton, Xhorxh W.Bush dhe Barak Obama, Shtetet e Bashkuara ndërhynë ose sulmuan në Panama, Irak, Somali, Haiti, Bosnje, Kosovë, Afganistan, Sudan, Afganistan, Libi, Jemen, Siri, disa vende të Afrikës Perëndimore dhe për një kohë të shkurtër në Pakistan.
Rezistenca në lidhje me përdorimin e forcës u zhduk. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, pati një autorizim për ta përdorur lirisht forcën ushtarake. Dhe kjo i dha komandantit të përgjithshëm liri të plotë për të ?frenuar dhe parandaluar? terrorizmin kudo, dhe në çfarëdo lloj mënyre të nevojshme.
?Lufta globale kundër terrorizmit?, është tani e përqendruar në kufirin Turqi-Siri. Duke pasur parasysh mbulimin mediatik të tërheqjes së papritur të trupave amerikane atje, shumëkush mund të arrijë në përfundimin se çështja kryesore është fati i kurdëve, me ushtrinë e SHBA-së që konsiderohet si përgjegjësja e vetme për mirëqenien e tyre.
Braktisja e kurdëve nga Amerika, cilësohet padyshim si një akt mizor dhe imoral. Megjithatë, zgjeroni pak këndvështrimin, dhe rezultati do të duket më pak mbresëlënës. Në Afganistan, talibanët nuk e pranuan kurrë humbjen, dhe sot po kërcënojnë qeverinë afgane të instaluar nga Perëndimi.
Nëse dikush mund të thotë se e ka fituar luftën në Irak, ky lloj nderi duhet t?i përkasë me siguri Iranit. Dhe përkundër qindra mijëra të vdekurve dhe triliona dollarëve të shpenzuar, Shtetet e Bashkuara nuk janë asfare pranë përmbushjes së qëllimeve të saj të deklaruara politike në rajon.
Tani presidenti i Shteteve të Bashkuara, thotë se dëshiron t?i japë fund kësaj situate. Në kundërpërgjigje, shumë demokratë dhe republikanë këmbëngulin që Trump të mos bëjë atë që ai e ka deklaruar. Udhëheqësi i shumicës republikane në Senatit, Miç Mekonell, që është zakonisht mbrojtësi më i fortë i presidentit, denoncoi kohët e fundit vendimin e Trump, përmes një editoriali të botuar në ?The Washington Post?, duke këmbëngulur se ?sistemi ndërkombëtar i pas Luftës së Dytë Botërore, që ka garantuar një epokë të paparë paqeje, prosperiteti , dhe zhvillimi teknologjik, duhet që të ruhet?.
Nëse ju e besoni që bota sot, i ngjan asaj që ekzistonte pas Luftës së Dytë Botërore – me një ekonomi amerikane dominante, Evropën e dobët dhe të brishtë, Kinën e varfër dhe të prapambetur, dhe një krizë klimatike që as që imagjinohej – argumenti i Mekonell do të zinte vend.
Por ajo botë nuk ekziston më. Mjerisht, vendosmëria e Trump për të ndryshuar qasjen e SHBA-së ndaj konflikteve të huaja, nuk shtrihet përtej efektit të zhurmës. Edhe tërheqjet e trupave amerikane nga Siria, rezultojnë pak më shumë se sa një ripozicionim.
Për rrjedhojë, nismat diplomatike që mund t?i hapin vërtet rrugë përfundimit të luftërave të pafundme – rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike normale me vendet e tjera, ose ndalimin e shitjeve të armëve për kombet që përdorin armë të prodhuara nga SHBA- as që merren në konideratë për t?u shtruar në tryezën e bisedimit.
Frikërat nuk janë të paarsyeshsme:Siria është një minë me sahat. Shtojini kësaj një amerikan të mirë, dhe politika amerikane e sigurisë mund të ndryshojë. Por që ta përfundojë me sukses këtë detyrë të nevojshme, duhet dikush që ka më shumë vendosmëri, qëndrueshmëri dhe forcë më të madhe karakteriale sesa Donald Trumpi.
Shënim:Andrew Bacevich është analist politik. Libri i tij më i ri ?Epoka e iluzioneve:Si Amerika e shpërdoroi fitoren e saj në Luftën e Ftohtë? botohet së shpejti./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Anna Akage “World Crunch”* “Kolossal’naya opasnost” (Një...
Kjo skedë është një enciklopedi historie për studenët dhe do...
Rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë mundësoi ribashkim...
Sipas një studimi më të fundit, nëse pini duhan, jeni më të ...
Dhjetë vjet para se Adolf Hitleri të ngjitej në pushtet në G...
Nga Harold James “Project Syndicate”* Aktualisht jemi përjet...
A duhet të ndalemi nga e kaluara? Deri kohët e fundit, psiko...
Studiuesit kanë zbuluar se rritja e nivelit të detrave, do t...
Në të gjithë botën, Rënia e Murit të Berlinit është një nga ...
Vendimi që ka dënuar të “burgosurit politikë” katalanas me a...
Kanabisi është sot ilaçi më në modë. Kompanitë farmaceutike ...
E kaluara e Vladimir Putinit si oficer i KGB-së, ka qenë pre...
Nga David Satter “Wall Stret Journal”* Më 6 nëntor 1917, bol...
Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’ po ndodh. Ai është drejtor ...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, presidenti në...
Presidenti amerikan, Udrou Uillson, është padyshim një nga p...
Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit n...
Gjatë viteve të ardhshme, bota do të ketë një teknologji tër...
Nga Aaron David Miller “CNN”* Në debatin më të fundit midis ...
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...