Raporti/ Cili ka qenë realisht roli i Vladimir Putinit në KGB-në sovjetike?
E kaluara e Vladimir Putinit si oficer i KGB-së, ka qenë pre...
Kanabisi është sot ilaçi më në modë. Kompanitë farmaceutike si ?Tilray?, janë duke u mburrur me trajtimet më të reja mjekësore nëpërmjet kanabisit. Pacientët anembanë Evropës, e shohin atë si një ilaç të mrekullueshëm që shëron sëmundjet, nga depresioni deri tek dhimbjet e shkaktuara nga tumo.
Por për shumë mjekë, kanabisi duhet ende të dëshmohet se ka vërtet aftësi shëruese. ?Ka nga ata që e promovojnë kanabisin si një substancë të dhënë nga Zoti, që do të zgjidhë të gjitha problemet në botë?- tha Paola Kubillos, një mjeke kolumbiano-kanadeze që studion efektet e kanabisit mjekësor.
?Kjo lëndë narkotike ka potencial, por testimet e deritanishme nuk e mbështesin entuziazmin që kanë shumë njerëz për të?- thekson ajo. Mungesa e provave mbi efektivitetin e kanabisit mjekësor, i ka vënë para një dileme qeveritë që synojnë ta përdorin këtë substancë për qëllime mjekësore.
Kjo i ka bërë të kujdeshme vende si Franca. Asambleja Kombëtare, sapo miratoi një eksperiment mjekësor 2-vjeçar me kanabisin. Ai do të përdoret për të kuruar afro 3000 pacientë me lloje të caktuara të epilepsisë dhe sklerozës së shumëfishtë. Por ky eksperiment u miratua pas një qasje afatgjatë dhe shumë të rreptë kundër kanabisit mjekësor, që është e njëjtë edhe në pjesën më të madhe të BE-së.
Për shembull, Britania e Madhe lejoi përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por udhëzimet thonë se mjekët duhet të rekomandojnë ilaçe me bazë kanabisi, vetëm kur të kenë dështuar të gjitha trajtimet e tjera. Ndërkohë Portugalia, ka lejuar kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Po ajo ka vënë në dispozicion vetëm një lloj ilaçi me bazë kanabisi.
Në korrik të këtij viti, Agjensia Evropiane e Barnave, çeli dritën jeshile për përdorimin e vetëm një ilaçi me bazë kanabisi, Epidiolex të kompanisë ?GW Pharma?.
Por Instituti Kombëtar i Britanisë së Madhe për Kujdesin Shëndetësor (NICE), tha një muaj më vonë se ky ilaç nuk mund të rimbursohet, pasi mungojnë provat e mjaftueshme që ai është i efektshëm. Por mbështetësit e kanabisit mjekësor, si eksperti i kompanisë ?Tilray?, Filip Lukas, thonë se ka prova të mjaftueshme se kanabisi mjekësor është i sigurtë dhe efektiv.
Sipas tij nuk duhen anashkaluar dëshmitë e marra nga shumë pacientë. Fjala që përdorin shpesh mjekët kur flasin për kanabisin mjekësor është ?placebo?. Xhudit Pejs, drejtore e Programit të Dhimbjes nga Kanceri në Universitetin Northuestern, foli për një pacient që ishte trajtuar me kanabidiol (CBD), një përbërës kimik jo psikoaktiv që gjendet tek marijuana.
Ai përbetohej për efektivitetin e saj të madh. Por Pejs thotë se për momentin mjekët nuk e dinë se në cilën pjesë të trupit shkon produkti, apo nëse përthithet edhe kur vendoset mbi lëkurë.
Derisa të ketë më shumë informacione, thonë mjekët, shtetet duhet të tregohen të kujdesshëm lidhur me mënyrën e përdorimit të programeve mjekësore të kanabisit.
Gjykimet klinike,dhe konkretisht testet e kontrollit, mund të qartësojnë shumë nga efektet shëndetësore. Por sërish ka ende shumë pak të dhëna. Një nga arsyet, është se vala e legalizimit të kanabisit mjekësor në mbarë botën, është një tendencë e kohëve të fundit.
Në SHBA, një nga vendet lidere në studimin e efekteve të kanabisit mjekësor, ai u legalizua në shumicën e shteteve vetëm 3 vjet më parë. Ndërkohë, është ende një substancë e ndaluar në nivelin federal. Mjekët janë gjithsesi të gatshëm të pranojnë trajtimin me forma të kanabisit mjekësor si një mënyrë e fundit e kurimit, sidomos për pacientët që kanë tentuar dhe nuk kanë arritur të gjejnë lehtësim nga ilaçet tradicionale që trajtojnë probleme të rralla ose serioze, si dhimbja e shkaktuar nga tumoret, apo spazma e shkaktuar nga skleroza e shumëfishtë.
Sfida është se pacientët dëshirojnë, që kanabisi të përdoret edhe për qëllime të tjera. Në një studim të këtij viti, kompania ?Tilray? pyeti më shumë se 2 mijë kanadezë që trajtoheshin me kanabisin mjekësor, se për çfarë simptomash po e përdorin atë.
Më e zakonshme ishte dhimbja kronike, e pasuar nga pagjumësia, stresi dhe depresioni. Dhe shumë pacientë janë të bindur që kura me të funksionon. Një pacient me dhimbje kronike, deklaroi për ?Politico? vitin e kaluar se kjo substancë ?e shpëtoi jetën time?.
Mjekët duan gjykime klinike, por ndërkohë e dinë që mbledhja e të dhënave kërkon kohë dhe para. Por për disa kompani, rruga më e lehtë është prodhimi i vajit të kanabisit, shitja e tij si suplement dhe fitimi i shumë parave, pa pasur nevojë të kalojnë nëpër teste të ndryshme.
Vinfried Hauzer, profesor i mjekësisë psikosomatike në Universitetin Teknik të Mynihut, thotë se ajo që ai dhe mjekët e tjerë shohin më shpesh janë rishikime sistematike mbi kanabisin mjekësor, pra të metat e studimeve ekzistuese.
Si shembull, Hauzer tregoi 4 studime të ndryshme në 4 vjet, mbi efektin e kanabisit mjekësor në dhimbjen kronike neuropatike. Që të gjitha ato dhanë përfundime të ndryshme. Në një studim, thuhet se studiuesit ?ndoshta po mbivlerësojnë efektet pozitive të ilaçeve me bazë kanabisi?.
Të tjerë, kërkojnë kryejen e më shumë studimeve.
Sipas tyre, kompanitë që merren me prodhimin e vajit të kanabisit, nuk mund të lihen vetëm në këtë aktivitet. Ata kanë nevojë që qeveritë e vendeve, të tyre të investojnë në studime të mëtejshme. Dhe nga një arsyet, është se studimet e financuara nga kjo industri, nuk janë gjithmonë të besueshme./Politico- Përshtatur nga CNA.al
E kaluara e Vladimir Putinit si oficer i KGB-së, ka qenë pre...
Nga David Satter “Wall Stret Journal”* Më 6 nëntor 1917, bol...
Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’ po ndodh. Ai është drejtor ...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, presidenti në...
Presidenti amerikan, Udrou Uillson, është padyshim një nga p...
Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit n...
Gjatë viteve të ardhshme, bota do të ketë një teknologji tër...
Nga Aaron David Miller “CNN”* Në debatin më të fundit midis ...
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...