Nga kolesteroli, shtimi në peshë dhe prishja e dhëmbëve, 11 mitet e gabuara mbi çokollatën
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog?. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Kinën, një komb me një histori të shkruar 3-mijëvjeçare. Njohja e 5 ngjarjeve kryesore historike, është thelbësore për të kuptuar tërëisht politikën e sotme kineze, të brendshme dhe të jashtme.
Mbretërimi i Perandorit Kangxi (1661-1722)
Dinastia e fundit kineze Qing (1644-1911), arriti kulmin e saj nën Perandorin Kangxi. Ajo ishte një epokë e shkëlqimit në letërsi dhe arte, por edhe një periudhë e ekspansionit ushtarak agresiv. Territori i kontrolluar nga Kina, ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës. Shumë rajone që sot janë pjesë e Republikës Popullore, dikur nuk ishin të tilla, përfshirë Tibetin, Xinjiangun, Tajvanin dhe Mongolinë e Brendshme.
Në fakt, disa nga popujt e këtyre zonave i dominonin kinezët. Por deri në fund të mbretërimit të Kangxi, Kina ia doli të pushtojë që të gjitha këto rajone. Sot Kina synon të ?rikuperojë lavdinë e humbur?. Dhe imazhi i asaj lavdie është mbretërimi i mbretit Kangxi, në të cilën Kina ishte fuqia e padiskutueshme ekonomike, ushtarake dhe kulturore e Azisë.
Luftërat e Opiumit (1839-1842, 1856-1860)
Nga fillim të shekullit XIX, Britania e Madhe shpenzonte sasi të mëdha argjendi për të blerë mëndafshin, produktet prej porcelani dhe veçanërisht çajin kinez. ?Teaaji? prej nga rrjedh fjala angleze çaj (tea), e ka origjinën në dialektin e krahinës Fuxhian, nga ku britanikët eksportonin produktet e tyre.
Por vetë Kina nuk kishte nevojë për asgjë nga ato që tregonte Britania, duke krijuar kështu një ç?ekuilibër të madh tregtar. Tregtarët e zgjuar britanikë, lehtësuan përdorimin e opiumit, të cilin e kultivuan në Indinë e kontrolluar prej tyre, dhe e shitën më pas në Kinë. Kjo krijoi një krizë varësie në Kinë.
Kur autoritetet kineze tentuan të zbatojë ligjet e vendit kundër importit të opiumit, Britania u përgjigj duke zhvilluar një luftë në emër të ?tregtisë së lirë?. Ushtria superiore britanike i shtypi shpejt kinezët. Britania dhe fuqitë e tjera evropiane, e detyruan Kinën të nënshkruante disa traktate, që në thelb i lejuan evropianët të qeverisur pjesë të mëdha të territorit kinez. Gjatë asaj periudhe, Hong Kongu iu dha me qira Britanisë. Sot Kina synon të rimarrë atë që i takon. Ajo nuk lejon autonominë e Tibetit, dhe po e forcon kontrollin ndaj Hong Kongut.
Rebelimi i Taipingëve (1850-1864)
Humbja e Luftës së Parë të Opiumit, shkaktoi pak vite më vonë rebelimin e Taipingëve. Taipingët, ishin një grupim të krishterësh kinezë, të udhëhequr nga një burrë që pretendonte se ishte vëllai i vogël i Jezu Krishtit. Me qëllim themelimin e një mbretërie qiellore utopike në Tokë, miliona Taipingë fanatikë organizuan një rebelim anti-qeveritar.
Kryengritja u shtyp në fund, por jo pa vdekjen e 20 milionë kinezëve nga të dyjas kampet, jo vetëm për shkak të luftimit, por edhe për shkak të urisë, sëmundjeve dhe kriminalitetit të rritur. Ai rebelim i mësoi Kinës rreziqet që vijnë nga lejimi i lëvizjeve fetare. Për pasojë, qeveria kineze ka shtypur me dhunë sektin Falun Gong, ndërhyn rregullisht në punët e të krishterëve kinezë, si dhe ka mbyllur në kampe qindra mijëra myslimanë.
Lufta e Dytë Sino-Japoneze (1937-1945)
Nga fundi i shekullit XIX, Japonia kishte një ushtri dhe marinë moderne. Kjo i dha mundësi të mposhtte lehtësisht Kinën në Luftën e Parë Sino-Japoneze (1894-1895). Si rezultat i këtij konflikti, Tajvani iu dorëzua Japonisë. Japonia fitoi më vonë fitoi respektin e fuqive perëndimore, me fitoren e saj në Luftën Ruso-Japoneze (1904-1905), e cila i dha kontrollin e Mançurisë.
Japonia provokoi në vitin 1937 një luftë të gjithanshme me Kinën. Komunistët gati ishin shkatërruar nga nacionalistët pro-perëndimorë. Por ata ia dolën të rigrupoheshin, dhe kur japonezët u dorëzuan, komunistët i mposhtën forcat e raskapitura nacionaliste. Sot Pekini e përdor pushtimin e dikurshëm japonez për të inkurajuar nacionalizmin, që i duhet pasi të dyja vendet janë në mosmarrëveshje për përkatësinë e disa ishujve.
Revolucioni Kulturor (1966-1976)
Mao Ce Duni ndërmori në vitet 1958-1961, disa reforma radikale bujqësore dhe industriale.
Por rezultatet ishin katastrofike. Dhjetëra miliona njerëz vdiqën nga uria. Drejtues të moderuar të Partisë Komunite si Ten Ksiao Pini, nisën të mënjanojnë Maon nga pushteti.
Por Timoneri i Madh, reagoi duke nisur ?Revolucionin e Madh Proletar Kulturor?, ku studentët u inkurajuan të braktisin shkollën dhe t?i bashkohen Gardistëve të Kuq, një formacion paramilitar.
Kundërshtarët politikë të Maos u spastruan me shpejtësi si ?kundërrevolucionarë?.
Pas vdekjes së Maos në vitin 1976, Ten Hsiao Pini e udhëhoqi Kinën në një drejtim shumë më të moderuar, dhe një aspekt domethënës i sundimit të tij ishte njohja e gabimeve të Maos. Slogani zyrtar, është se Mao kishte 70 për qind të drejtë dhe 30 për qind gabim. Sidoqoftë, Kina ka ende dilemat e veta se si ta trajtojë trashëgiminë e Maos.
Mao e themeloi Republikën Popullore të Kinës. Dhe hedhja tërësisht poshtë e tij, do të ishte një mohim i komunizmit. Për më tepër, ende sot mbështetja për Maon, të paktën si një simbol, është shpesh befasuese tek ata që e vizitojnë Kinën herë të parë. Një numër jo i vogël i të rinjve, që nuk kanë përjetuar vetë Revolucionin Kulturor, flasin me nostalgji për udhëheqësin komunist./Përshtati në shqip CNA.al
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë...
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gj...
Nga Fareed Zakaria “Newsmax”* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit,...
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e nd...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Nga Jack Shenker “The Guardian”* “Jam 22 vjeç, dhe kjo është...
Edhe 93 vjet pas vdekjes së tij në qytetetin e Detrotit, Miç...
Macet e zezaNë Mesjetë, njerëzit mendonin se macet e zeza ki...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...