Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Fareed Zakaria ?Newsmax?
* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit, është një fitore reale në luftën kundër grupeve terroriste. Shteti Islamik, është një nga organizatat më mizore dhe më të rrezikshme, që e ka tmerruar botën për një kohë të gjatë, dhe vdekja e udhëheqësit të saj e dëmton rëndë atë.
Por siç e kanë treguar protestat e fundit nga Iraku në Liban, Lindja e Mesme mbetet një rajon me shumë probleme. Dhe nëse vdekja e Bagdadit, prodhon një tërheqje edhe më të madhe të SHBA-së nga Lindja e Mesme, atëherë gjërat mund të përkeqësohen akoma më shumë.
Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, bota e fokusoi befas vëmendjen në Lindjen e Mesme, dhe u përball me një fakt të hidhur:rajoni ishte thuajse një rast unik, pasi nuk kishte shënuar për dekada të tëra ndonjë përparim të rëndësishëm politik, ekonomik apo shoqëror.
Në mbarë botën, komunizmi ishte shembur, juntat ushtarake ishin zhdukur, dhe rritja ekonomike kishte shndërruar rrënjësisht vendet në zhvillim. Por në Lindjen e Mesme, koha sikur kishte ndalur, dhe madje ishte kthyer prapa në disa aspekte. Shumë njerëz, mendonin se ky stanjacion krijoi atmosferën, në të cilën ishin në gjendje të rriteshin dhe përhapeshin ekstremizmi islamik dhe terrorizmi.
Në vitin 2002, Organizata e Kombeve të Bashkuara, publikoi një raport mbi zhvillimin e vendeve arabe. Ai identifikoi 3 probleme që duheshin kapërcyer, për ta sjellë rajonin në nivelin e botës moderne: defiçitet në lirinë dhe të drejtat e njeriut, fuqizimin e grave dhe dijet.
Raporti ndalej më gjerësisht tek mungesa e mundësive ekonomike, të drejtave politike, dhe përparimit social në pjesën më të madhe të botës arabe. Qeveritë në mbarë botën, u dakordësuan se këto ishin çështje thelbësore, që duheshin adresuar në Lindjen e Mesme. Në vitet në vijim, pati arritje në disa fusha si jetëgjatësia, arsimimi dhe statusi i grave.
Por siç e thekson raporti më i fundit arab i OKB-së për Zhvillimin Njerëzor, ?që nga viti 2010, gati të gjitha vendet arabe, kanë ngadalësuar ose zhbërë përparimet e tyre?. Kjo përkundër faktit që Pranvera Arabe e vitit 2011, u duk se nënvizoi nevojën për reforma më të mëdha.
Pse? Pjesërisht pasi Pranvera Arabe, rezultoi të ishte një dështim. Vetëm Tunizia kaloi në një qeverisje demokratike. Në Egjipt u rrikthye një sundim represiv, Siria ka përjetuar një luftë civile, dhe ringjalljen e përgjakshme të regjimit të Asadit. Ndërkohë, Jemeni dhe Libia janë në rënie të lirë.
Por përtej këtyre dështimeve, rajoni vazhdon të përballet me sfida të tjera të mëdha. Demografia mbetet shumë problematike. Lindja e Mesme, ka nivelin më të lartë të papunësisë së të rinjve në botë. Modeli ekonomik, mbetet tejet i paefektshëm, i shtrenjtë dhe i paqëndrueshëm, dhe ku qeveritë punësojnë një numër të madh njerëzish, dhe u sigurojnë atyre subvencione të mëdha për ushqimin dhe energjinë.
Përpjekjet për reforma, kanë dhënë rezultate të ndryshme. Në Egjipt dhe Arabinë Saudite, janë shënuar disa suksese. Por është e vështirë, që vende kaq të varura nga shpenzimet shtetërore, të zhvillojnë si duhet sektorin privat, sidomos kur ekonomitë e tyre po dëmtohen nga çmimet e ulëta të naftës.
Në Egjipt, qeveria punëson rreth 20 për qind të krahut të punës në vend. Në Algjeri, kjo normë është gati 40 për qind; dhe në Arabinë Saudite më shumë se 65 për qind. Në rastet kur shteti është përpjekur të tërhiqet, sektori privat e ka pasur të vështirë të depërtojë.
Shumë vende, kanë tentuar të shkurtojnë subvencionet shteterore. Por këto vendime kanë shkaktuar protesta, që janë shtypur shpesh me dhunë. Shpresa që shprehej në raportin e OKB-së të vitit 2002, ishte se reformat ekonomike dhe sociale, do të lehtësoheshin nëse këto vende do të hapen politikisht.
Hapja politike, do të prodhonte udhëheqës popullorë të zgjedhur nga populli, që do të zbehnin mbështetjen për ekstremistët islamikë. Kjo ishte ideja tërheqëse e ?axhendës së lirisë? se presidentit Xhorxh W.Bush, e cila është në rrënjë të disa prej strategjive më serioze për rajonin.
Por një pjesë vetëm e vogël e saj funksionoi. Hapjet politike, çuan kryesisht në kryengritje, dhunë sektare, luftëra civile dhe kolapse shtetesh. Vende si Libani dhe Jordania, që kanë ruajtur unitetin dhe stabilitetin e tyre, mbeten gjithësesi të brishta, dhe në to kanë ndodhur shumë pak reforma.
Ndoshta rezultati më i rëndësishëm i trazirave të vazhdueshme në botën arabe, ka qenë tërheqja e SHBA-së nga rajoni. Duke nisur nga mandati i dytë i Xhorxh Bushit, vazhduar me presidencën Obama, dhe së fundmi me atë atë të Donald Trumpit, Amerikës i janë sosur realisht nervat me Lindjen e Mesme.
Tanimë duket që ajo është e kënaqur, të heqë dorë nga përgjegjësia për këtë pjesë kaotike dhe të paqëndrueshme të botës. Kur Trump thotë se dëshiron t?i japë fund luftërave të përhershme, shumica e publikut është dakord me të. Pra, ne po shohim lindjen e një Lindje të Mesme post-SHBA, me fuqi të ndryshme rajonale që po garojnë për ndikim, kryesisht Arabia Saudite dhe Irani, së bashku me vende të tjera si Turqia dhe Izraeli, që tentojnë të mbrojnë interesat e tyre.
Këto janë ujëra të panjohura, në një kohë trazirash të mëdha.
Siria ka ?prodhuar? më shumë se 5 milionë refugjatë, ndërsa Jemeni përballet me krizën më të rëndë humanitare në botë. Shteti Islamik e ka humbur liderin e tij, dhe tani për tani është shpërbërë. Por demonët që e kanë ushqyer një terror të tillë – stanjacioni, represioni, dëshpërimi – vazhdojnë ta përndjekin botën e sotme arabe./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e nd...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Nga Jack Shenker “The Guardian”* “Jam 22 vjeç, dhe kjo është...
Edhe 93 vjet pas vdekjes së tij në qytetetin e Detrotit, Miç...
Macet e zezaNë Mesjetë, njerëzit mendonin se macet e zeza ki...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”* E sotmja nuk është një p...
Nga Ryu Spaeth “New Republic”* Ka pasur gjithmonë një lloj “...
Vazhdimisht në Turqi zhduken njerëz të opozitës. Ata që janë...
Këtë vit kaluam një çast të shënuar historik: 3.9 miliardë. ...
Nga Vuk Vuksanoviç “Carnegie Moscow Center”* “Slavic Shield ...
Kanë kaluar plot 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Muri...
Shumë nga ne nisin të ankohen, kur mbaron fundjava jonë e çm...
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, nj...
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin ...
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...