Amerika nuk u zbulua nga Kristofor Kolombi/ Ja si qëndron e vërteta
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navigatorit të makinës apo smartfonit tuaj. Ju mund ta përdorni një pajisje GPS, për të gjetur vendondodhjen e një rruge të panjohur në qytet. Por do të mbeteni i befasuar, nga shumë gjëra të tjera që mund të bëjë sistemi GPS.
1. Ndjen një tërmet
Për shekuj me radhë, gjeoshkencëtarët janë mbështetur tek sizmometrat, që matin shkallën e dridhjes së tokës, për të vlerësuar se sa i madh dhe i fortë është një tërmet. Marrësit GPS, i shërbejnë një qëllimi tjetër. Ata gjurmojnë proceset gjeologjike që ndodhin në shkallë shumë më të ngadaltë, si shkalla me të cilën pllakat e mëdha të kores të Tokës gërryejnë njëra-tjetrën, në procesin e njohur si tektonika e pllakave.
GPS mund t?u tregojë shkencëtarëve shpejtësinë me të cilën lëvizin anët e kundërta të një pllake tektonike. Kështu studiuesit nisën ta përdorin GPS, për të parë se si lëviz toka gjatë një tërmeti. Në vitin 2011, ata ishin në gjendje të merrnin të dhëna nga GPS për tërmetin me madhësi 9.1 ballë që shkatërroi një pjesë të Japonisë.
2. Monitoron vullkanet
Kur magma e një vullkani, nis të lëvizë drejt sipërfaqes, edhe kjo e fundit nis të zhvendoset gjithashtu. Duke monitoruar të dhënat e stacioneve GPS përreth një vullkani, studiuesit mund
të kenë një ide më të saktë, se në çfarë drejtimi do të rrjedhë llava e vullkanit.
Para shpërthimit të madh të vullkanit Kilauea në ishujt Hauai vitin e shkuar, studiuesit përdorën sistemin GPS, për të kuptuar se cilat pjesë të vullkanit po zhvendoseshin më shpejt. Autoritetet vendore e përdorën atë informacion, për të vendosur se në cilat zona duhej të evakuoheshin banorët.
3. Mat sasinë e dëborës së rënë
Shumë studiues, janë duke i përdorur sinjale GPS për të studiuar ciklin e qarkullimit të ujit në Tokë. Një sinjal që reflekton tokën e zhveshur, ka cilësi specifike, disa prej të cilave ndryshojnë nëse sinjali përplaset mbi një shtresë dëbore, bimësi apo tokë të lagësht.
Kjo qasje i lejon shkencëtarët të mësojnë rreth tokës, pra sa lagështi përmban, apo sa borë ka grumbulluar në sipërfaqe. Sa më shumë dëborë të bjerë në tokë, aq më e shkurtër është distanca midis jehonës dhe marrësit. Pra stacionet GPS, mund të funksionojnë si sensorë dëbore për të matur thellësinë e borës, si përshembull në zonat malore, ku dëbora është çdo vit burimi kryesor i ujit.
4. Ndjen fundosjet e tokës
GPS rezulton të jetë shumë i dobishëm, edhe në monitorimin e ndryshimeve në nivelin e ujit.
Në korrik të këtij viti një grup inxhinierësh, instaluan disa stacione GPS në Bangladesh, në kryqëzimin e lumenjve Gang dhe Brahmaputra. Synimi ishte të matja e sedimenteve të lumenjve, nëse ato janë kompakte apo nëse toka po zhytet ngadalë brenda, duke e bërë më të prekshëm terrenin nga përmbytjet, gjatë cikloneve tropikale dhe rritjes së nivelit të detit. Ndërkohë marrësit GPS, mund të ndihmojnë edhe marinarët në det, pasi operon si matës i dallgëve të detit. Dhe mund të ndihmojë rajonet, që kanë periodikisht probleme me përmbytjet.
5. Analizon atmosferën
Avulli i ujit, grimcat e ngarkuara elektrike, dhe faktorë të tjerë mund të vonojnë sinjalet e GPS që udhëtojnë nëpër atmosferë. Dhe kjo i lejon studiuesit të bëjnë zbulime të reja. Një grup shkencëtarësh, përdor rregullisht GPS për të studiuar sasinë e avullit të ujit në atmosferë, që mund të bjerë në tokë si shi apo borë.
Studiuesit, i kanë përdorur ndryshimet në matje, për të llogaritur sasinë e ujit që ka të ngjarë të bjerë nga qielli në formën e rrebesheve të mëdha, duke mundësuar marrjen e masave paraprake për zonat më të rrezikuara nga përmbytjet./Knowablemagazine.org- Përshtatur nga CNA.al
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Nga Jack Shenker “The Guardian”* “Jam 22 vjeç, dhe kjo është...
Edhe 93 vjet pas vdekjes së tij në qytetetin e Detrotit, Miç...
Macet e zezaNë Mesjetë, njerëzit mendonin se macet e zeza ki...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”* E sotmja nuk është një p...
Nga Ryu Spaeth “New Republic”* Ka pasur gjithmonë një lloj “...
Vazhdimisht në Turqi zhduken njerëz të opozitës. Ata që janë...
Këtë vit kaluam një çast të shënuar historik: 3.9 miliardë. ...
Nga Vuk Vuksanoviç “Carnegie Moscow Center”* “Slavic Shield ...
Kanë kaluar plot 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Muri...
Shumë nga ne nisin të ankohen, kur mbaron fundjava jonë e çm...
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, nj...
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin ...
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati...
Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesa...
Nga Ece Temelkurian “Newstatesman”Në vitin 2017, bashkë me r...
Nga Yiannis Baboulias “Foreign Policy”Disa javë më parë, hyr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...