Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Graeme Wood ?The Atlantic?
* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cilin qindra mijëra mbështetës të Shtetit Islamik e konsideruan si udhëheqësin e tyre absolut, u vra dy ditë më parë pasi u vu në shënjestër të një sulmi ushtarak amerikan, në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë.
Ai u bë kreu i ISIS-it në vitin 2010, por nuk u pa asnjëherë në publik deri në vitin 2014, kur grupi e caktoi atë në detyrën e Kalifit, kur ai iu drejtua botës me një fjalim të zjarrtë nga minarja e xhamisë Al-Nuri në Mosul. Që atëherë ai është shfaqur vetëm një herë tjetër, në një video të xhiruar në një dhomë pa dritare, të bërë publike në prill të këtij viti.
Ashtu si me Osama Bin Ladenin, fakti më intrigues në vrasjen e Bagdadit ishte vendndodhja e tij, në thellësi të atij që konsiderohej një territor armik. Forca dominante në Idlib, nuk është ISIS-i që aktualisht nuk dominon më askund por Hay?at Tahrir al-Sham (HTS), një grup bashkëpunëtor i Al-Kaedës.
Mos harroni që ISIS-I, u shkëput nga Al-Kaeda në vitin 2013. Dhe pasi udhëheqësit e Al-Kaedës e kundërshtuan ftesën e Bagdadit për t?ju bindur autoritetit të tij, të dyja grupimet nisën të fyejnë apo vrasin njëri-tjetrin. Disa nga këto fyerje, nuk më duket se janë të llojit, që secila nga palët mund t?i tolerojë me lehtësi:akuza për blasfemi, pabesi, burracakëri dhe idiotizëm.
Fakti që Bagdadi është strehuar midis njerëzve që duan ta vrasin, nënkupton se vendet ku ai kishte më shumë mbështetje- si brenda Irakut të tij, apo pranë kufirit me Sirinë- nuk mund t?i siguronin më asnjë masë sigurie.
Që nga shpallja e themelimit të Kalifatit, rëndësia e eleminimit të Bagdadit është rritur dhe zvogëluar paralelisht me fatin e ISIS-it. Me shumë zgjuarësi, ai nuk e lidhi asnjëherë drejtpërsëdrejti fatin e tij me atë të grupit në tërësi. Vetë Bagdadi bëri pretendime të mëdha, si për shembull se po e ringjallte Islamin pas rreth 800 vjetësh pa një udhëheqës të zotin.
Por ai nuk pretendoi se do të jetonte përgjithmonë, apo se ishte i papërshkueshëm nga plumbat. Për shembull, sauditi Muhamed ibn Abdullah Al-Katani, mendonte se ishte i pathyeshëm, edhe pse shpërthimi i një granate vërtetoi të kundërtën.
Kur gazetari i njohur gjerman Jurgen Todenhofer, vizitoi Mosulin në dhjetorin e vitit 2014, me synim takimin e Bagdadit, ai u prit me habi nga shumë njerëz. Luftëtarët e ISIS, e pyetën pse dëshironte të takonte Bagdadin. Sipas tyre, ai ishte thjesht një njeri, dhe me vdekjen e tij do të zëvendësohej nga një njeri tjetër, i caktuar nga i njëjti këshill i studiuesve dhe udhëheqësve.
Por Bagdadi ishte një lider i veçantë. Duke u bërë thirrje të gjithë myslimanëve për besnikëri, dhe duke u marrë seriozisht nga një numër i madh prej tyre, ai realizoi diçka që nuk e kishte bërë asnjë udhëheqës terrorist i mëpërshëm.
Ai ngjalli tek masat, një ndjesi kolektive të lidhjes me fantazinë e një të kaluare islamike të lavdishme. Edhe Bin Ladeni u kërkoi dikur myslimanëve të ngriheshin në mbrojtje të Islamit. Por shqetësimet e tij ishin dukshëm tipike të shekullit XX-të:përmbysja e despotizmit arab, shkatërrim i shtetit hebre të Izraelit, dhe shembja e grataçelave, si simbol i Perëndimit.
Ndërkohë Bagdadi, kishte një vizion dramatik, në të cilin çdo mysliman mund të merrte pjesë në një lëvzje luftëtarësh, që respektonin traditën e vetë Profetit Muhamed. Ai vuri në dukje se rridhte nga fisi i profetit, Kuraish.
Historikisht, myslimanët kanë menduar se qënia pjesëtar i atij fisi, është një nga kriteret më të rëndësishme që kërkohen për një Kalif. Ky kriter, e kishte humbur rëndësinë për shekuj me radhë, teksa shumë kalifë nuk kishin ndonjë pretendim të besueshëm të prejardhjes së tyre nga fisi i profetit.
Por Bagdadi pretendoi se ai ishte një Kalif i traditës klasike, që e kishte origjinën nga dinastia Abaside. Për më tepër, ai premtoi se do të fuste në zbatim një version të ligjit klasik islamik, përfshirë legalizimin e skllavërisë seksuale dhe gjërave të tjera të neveritshme, në të cilat ai merrte pjesë personalisht.
Dhe tani ashtu si Abasidët, ai ka vdekur, i copëtuar pas vetë-shpërthimit të jelekut me eksploziv, që e mbante me vete. Vdekja e tij ishte më e tmerrshme, se ajo e paraardhësit të tij abasid, Al-Musta?sim Billah (1213-1258). Mongolët që e vranë, besonin se i gjakut të tij i derdhur rrugëve të Bagdadit do të sillte fatin e keq.
Për këtë arsye, ata e mbështollën me një qilim, dhe e hipën mbi kuajt e tyre. Vrasja e Al-Musta?sim, i dha fund një dinastie. ISIS-i ka të ngjarë të emërojë një pasardhës, për të vazhduar linjën e Bagdadit. Por Kalifi i dytë i Shtetit Islamik modern, do ta fillojë mbretërimin e tij në pozita edhe më të dobëta sesa e la Bagdadi.
Kur nisa të bisedoj me përkrahësit e ISIS-it 5 vjet më parë, ata më cituan përmendësh të gjitha parullat e tyre propagandistike, që janë tashmë të njohura. Por ata përmendnin edhe një argument që sot e ka humbur rëndësinë. Që të jesh një Kalif i vlefshëm, duhet të kesh kontroll mbi një territor të caktuar, dhe të zbatosh brenda tij ligjin islamik.
Premtimi i besnikërisë ndaj një Kalifi, theksonin ata, është një kontratë midis palëve, në të cilën secili i ofron diçka tjetrit. Kalifi ofron një shtet islamik; nënshtetasit e tij ofrojnë bindjen ndaj tij. Kontrata përfundon kur Kalifi nuk siguron dot më një shtet. Dhe prej disa vitesh, Al-Bagdadi nuk po siguronte dot një shtet.
Brenda ISIS, anëtarët e grupit kanë pretenduar se ai ka qenë një Kalif në mungesë, i zhdukur për muaj të tërë nga skena, dhe që nuk jepte udhëzime të qarta se kush duhej të udhëhiqte në mungesë të tij. Prej kohësh, grupi terrorist ndaloi së premtuari parajsën, dhe e reduktoi ofertën e tij territoriale në një zonë të ngushtë, ku së shpejti do të mposhtej nga armiqtë e tij.
ISIS u bë e gjithnjë e më radikal në aspektin ideologjik, me ata të linjës së ashpër që akuzonin të tjerët se po tregoheshin tepër të butë, dhe që të dyja palët brenda Shtetit Islamik, përpiqeshin të vrisnin njëri-tjetrin. Më sa dukej, Bagdadi, i ishte shmangur prej kohësh këtij debati.
Ai jepte nga distanca vetëm disa audhëzime të paqarta. Disa përkrahës të mëparshëm, janë ndier të braktisur prej tij. Për këtë arsyeje, vdekja e tij do t?i japë fund një epoke, e cila në një farë kuptimi do të mbaronte gjithsesi, në heshtje si sot, apo më bujë të madhe.
Për vite me radhë, pjesë më e vështirë që të huajt kanë hasur në kuptimin e Shtetit Islamik, ka qenë aftësia e tij për të frymëzuar disa myslimanë, deri në pikën që ata braktisnin komoditetin në vendet e tyre, dhe niseshin për në Siri dhe Irak, për të luftuar dhe vdekur.
Gjatë vitit të shkuar, edhe për shkak se bota e ka larguar vëmendjen nga ISIS, aftësia e grupit për të frymëzuar ndjekësit është zvogëluar shumë, dhe thuajse askush nuk po largohet më nga shtëpia për të vdekur për ISIS-in, apo të zgjedhë të vdesë gjatë sulmeve vetëvrasëse në emër të ISIS-it në shtëpi.
Frymëzimi është zhdukur, dhe festa tani për tani ka mbaruar. Dhe megjithëse Bagdadi duket se e e fitoi martirizimin që kërkoi, ai e fitoi atë jo si një kalif, por si thjesht një luftëtar i radhës në një një grumbull gërmadhash./ Përshtatur nga CNA.al
Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati...
Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesa...
Nga Ece Temelkurian “Newstatesman”Në vitin 2017, bashkë me r...
Nga Yiannis Baboulias “Foreign Policy”Disa javë më parë, hyr...
Pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore në vitin 1945, 51 vende në...
Kryengritja Hungareze e vitit 1956, ishte një revoltë sponta...
Prej më shumë se 300 vjetësh, bota e Masonëve ka qenë një çë...
Nga Aimee Lewis “CNN”* Vdekja tragjike e 39 kinezëve, brenda...
Nga Daniel Tenriero “National Riview”* Muajin e kaluar, Gret...
Në vitin 1916, në mesin e Luftës së Parë Botërore, Perandori...
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan ...
Si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, Pablo...
Turpi e kontrollon jetën tonë në mënyra shumë të fuqishme. E...
Edhe pse është testuar shumë herë, mekanika kuantike është a...
Studime të shumta, kanë treguar që ndryshimi i orës me 60 mi...
Kur Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë më 23 maj 1915, ...
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Nga Len Williams “BBC”* Gjatë 100 viteve të fundit, makina e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...