Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në vitin 1916, në mesin e Luftës së Parë Botërore, Perandoritë e Francës dhe Britanisë së Madhe, nënshkruan marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot, në përpjekje për të ndarë plaçkën e tyre të luftës si pasojë e shpërbërjes së pritshme të Perandorisë Osmane.
Qëndrimi i Sër Mark Sykes, një diplomat britanik jo shumë i informuar, flet shumë për natyrën kapriçioze dhe të këqijave të sundimit kolonial të kohës. Francezët do të pretendonin gjithçka në veri të Lindjes së Mesme, ndërsa britanikët në jug.
Pas luftës, vija e çuditshme kufitare e dizenjuar në hartë, do të bëhej kufiri midis Irakut, Sirisë dhe Jordanisë. Ajo vendosi themelet e demarkacionit të kufijve të këtyre shteteve të reja artificiale në traktatet e mëvonshme, siç janë ato që u nënshkruar që gjatë ashtu edhe pas Konferencës së San Remos në vitin 1920.
Duke vepruar në atë mënyrë, kufijtë e rinj artificial i ndanë komunitetet ekzistuese në disa vende, përgjatë linjave fetare, etnike dhe gjuhësore. Sigurisht, siç u shpreh Benedikt Anderson, të gjitha kombet janë në një farë kuptimi komunitete të imagjinuara, dhe siç argumentoi Ernest Renan, të gabosh me historinë e dikujt, është pjesë e të qenit një komb.
Sidoqoftë, në rastin e Evropës, kombet kanë pasur shpesh të drejtën e zgjedhjes, apo edhe dëshirën për të krijuar këto identitete të ngatërruara. Ose të paktën patën kohën për të kontestuar, negociuar dhe përfundimisht rënë dakord me kufijtë dhe identitete të prodhuara, gjatë rrjedhës së shumë dekadave, në mos shumë shekujve.
Por kjo nuk ishte e vërtetë për rastin e Irakut, ku një Britani e pasluftës e falimentuar, krijoi artificialisht një entitet politik të ri, nga pjesët e 3 provincave të ndryshme otomane: zonat kurdo- sunite në veri; zonat qendrore arabo-sunite rreth Bagdadit; dhe zonat arabo-shiite në jug, rreth qytetit të Basrës.
Paqëndrueshmëria e dukshme e kësaj krijese politike, i dha mundësinë Perandorisë Britanike të aplikojë strategjinë e saj famëkeqe ?përça e sundo?, duke promovuar dallimet fetare dhe etnike, teksa në të njëjtën kohë vinte komunitete të ndryshme kundër njëra-tjetrës, në mënyrë që t?i pengonte ato të bëheshin shumë të fuqishme.
Ajo çka bëri gjithnjë e më të përçmuar Marrëveshjen Sykes-Picot, është se ajo u nënshkrua fshehurazi, pikërisht sepse britanikët kishin vendosur tashmë për fatin e disa prej këtyre territoreve. Ata ishin zotuar të mbështesnin krijimin e një shteti arab, në perëndim dhe jug të Irakut.
Mbretit Husein bin Ali, liderit të Mekës, iu premtua ndërtimi i shtetit të ardhshëm arab, në këmbim të rebelimit kundër turqve osmanë në Revolucionin Arab, që u ndihmua nga T.E Lawrence. Si të mos mjaftonte tradhtia ndaj aleatëve të tyre besnikë arabë, britanikët shtuan më tej dyshimet mbi veten, kur vitin e ardhshëm miratuan Deklaratën Balfour të vitit 1917.
Aty ata u zotuan të mbështesin edhe krijimin e një shteti kombëtar hebre në Palestinë, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e hebrenjve në mbarë botën. Pra, deri në atë fazë, britanikët i kishin premtuar përafërsisht të njëjtin territor si arabëve, ashtu edhe hebrenjve.
Ndërkohë mashtruan të dyja palët, duke e ndarë fshehurazi territorin midis francezëve dhe vetes. Plani dinak i britanikëve, u ekspozua brenda disa javësh nga Deklarata Balfour. Komploti u zbulua në vitin 2017, nga bolshevikët e sapoardhur në pushtet në Rusi. Arabët u zemëruan. Natyra e pabesë e asaj marrëveshjeve, mbolli ?fara? të tmerrshme mosbesimi në marrëdhëniet e arabëve me Perëndimin për dekadat e ardhshme.
Popullatat lokale, nuk u pajtuan kurrë me ndarjet arbitrare koloniale të territoreve, ose arritën të krijojnë identitete të forta kombëtare, që të mund të ndikonin në linjat strukturore të identitetit të dikurshëm sektar. Trashëgimia e premtimeve të shkelura, tradhtisë dhe ndërhyrjes koloniale, vazhdon ta përndjekë edhe sot rajonin.
Shfaqja e të ashtuquajturit Shtet Islamik, u shoqerua me idenë e rivendosjes së unitetit sublim të myslimanëve, të përçarë nga ndërhyrja perëndimore. Pas deklaratës së themelimit të Kalifatit të tij në qershor 2014, kalifi i vetë-shpallur, Abu Bakr al-Bagdadi, u ngjit në minaren e xhamisë së Madhe të Mosulit, dhe ndër të tjera u shpreh:?Ky përparim i bekuar nuk do të ndalet derisa të ngulim gozhdën e fundit në arkivolin e komplotit Sykes-Picot?./ History Today-Përshtatur nga CNA.al
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan ...
Si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, Pablo...
Turpi e kontrollon jetën tonë në mënyra shumë të fuqishme. E...
Edhe pse është testuar shumë herë, mekanika kuantike është a...
Studime të shumta, kanë treguar që ndryshimi i orës me 60 mi...
Kur Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë më 23 maj 1915, ...
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Nga Len Williams “BBC”* Gjatë 100 viteve të fundit, makina e...
Në top ten të renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturor...
Ka disa shpjegime, mbi mungesën e provave të jetës jashtëtok...
Nga Javier Solana “Project Syndicate”* 9 nëntori i vitit 198...
Nga Stephen Blank “The Hill”* Ndërsa mediat po merren kryesi...
Nga Jane E. Brody “The New York Times”* Kur halla ime, Gerta...
Nga Christine Smallwood “The New Yorker”* Astrologjia po për...
Nga Fraser Nelson “The Telegraph” * Si duhet të reagojmë, te...
Në epokën e sotme moderne, çdo njeri kalon mesatarisht rreth...
Si do të dukej një shtëpi në planetin Mars? Çfarë lloj rroba...
Në vitin 1987, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pheniani n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...