Pse Turqia nuk është aleate e Shteteve të Bashkuara
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Kur Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë më 23 maj 1915, ajo u motivua shumë nga vizionet optimiste të pushtimeve territorial që do të kryente. Roma shpresonte të aneksonte rajonet kryesisht italisht-folëse, përrreth Trentos dhe Triestes në kufirin verilindor.
Retorika nacionaliste, pretendonte se pushtimi i atyre zonave, bashkë me disa pjesë të Dalmacisë, do të përfundonte procesin e bashkimit kombëtar, që kishte ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Por nga fundi i vitit 1917, ata që mbështesnin luftën ishin neveritur me të.
Në çdo front, kishte pasur shumë pak përparime. Viktimat ishin të shumta, dhe ekonomia e vendit po vuante. Ushtarët italiane në front, shpresonin që dimri i vitit 1917, do të lehtësonte disi situatën. Në fakt ndodhi e kundërta.
Pasi nisën të qarkullonin zëra për një sulm të afërt austro-hungarez, ushtria italiane nisi të forcojë linjën e frontit rreth qytetit të Kaporetos (sot quhet Kobarid, dhe është pjesë e Sllovenisë). Qyteti ndodhet në anën perëndimore të lumit Isonzo, dhe në atë kohë formonte pjesërisht kufirin midis Italisë dhe Perandorisë Austro-Hungareze.
Kaporeto u zgjodh nga Fuqitë Qendrore për një sulm të madh, pikërisht për shkak të dobësisë së linjave mbrojtëse italiane. Kur nisi sulmi i pritshëm më 24 tetor, beteja zgjati mbi 1 muaj, dhe rezultoi të ishte disfata me e rëndë ushtarake në historinë e Italisë. Koloneli Francesko Pizani, ishte drejtues i Brigadës Foxhia, që u dërgua të mbrojë të ashtuquajturën Ura Eifel.
Nëse ura do të binte në duart e armikut, disa divizione italiane të vendosura në bregun lindor të lumit dhe në shpatet e malit, do të shpartalloheshin plotësisht. Ndërsa në zonë depërtuan njësitë gjermane, duke rrethuar majat e larta të maleve Nero dhe Rosso, një numër i madh trupash italiane synuan të tërhiqeshin në pjesën perëndimore të Kaporetos.
Pa Urën Eifel, evakuimi do të ishte i pamundur. ?Kishte një konfuzion të plotë. Rruga ishte gati tërësisht e blokuar nga trupat, karrocat, kuajt, kamionët, pjesët e artilerisë, mushkat dhe furnizimet ushqimore. Makinat e oficerëve nuk ishin në gjendje të çanin përpara, dhe ishte tepër e vështirë të zbatohej apo jepej ndonjë urdhër. Në ato kushte, brigada jonë u shpërnda në kaos, nën mjegullën dhe shiun e dendur?- do të shkruante me vonë në ditarin e tij Pizani.
Nga mesi i pasdites, selia e ushtrisë italiane në Udine, rreth 40 km milje larg, nuk ishte në dijeni të plotë të ngjarjeve në terren. Vetëm në orën 10 të mëngjesit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luixhi Kadorna, do të mësonte dimensionet e vërteta të vuajtjeve të trupave italiane në kufirin veri-lindor të vendit.
Shumë njësi kishin mbetur pa komandantë, kishte mungesë të theksuar municionesh, mungesë informacioni, dhe shumë oficerë të zhdukur. Rreth orës 03:00 të mëngjesit 24 tetorit, xhenierët italianë hodhën në erë Urën Eifel, që duhej të mbronte Brigada Foxhia.
Të paktën 2 divizone italiane mbetën të bllokuar në anën lindore të lumit, dhe tërheqja e tyre u bë e pamundur. Pizani kujton:?Në Kaporeto nuk kishte asnjë lloj komande qëndrore. Urdhri për të shkatërruar urën, duhet të ishte dhënë nga një oficer i lartë. Po nga kush? Ndoshta urdhri ishte lëshuar në konfuzion e sipër. Unë arrita në përfundimin se vendimi duhet të jetë bazuar në supozimin, se armiku ndodhej ende në bregun lindor të Isonzos, kur kjo nuk ishte e vërtetë. Për më tepër gjermanët kishin kaluar tashmë lumin, dhe shkatërrimi i urës nuk i shërbeu ndonjë qëllimi të dobishëm.
Unë po urdhëroja forcimin e linjës mbrojtëse. Bashkë me stafin tim të vogël, po kalonim nga një pozicion në tjetrin, kur befas rreth orës 17.00 u gjendëm përballë një grupi të madh ushtarësh gjermanë. Ne as që e kishim idenë që armiku ishte afruar kaq pranë.
Të fshehur në një nga ndërtesat gjysmë të rrënuara përgjatë rrugës, ata na zunë në pritë dhe na rrethuan me lehtësi. Duke na kërcënuar me pushkë dhe bajoneta, armiku na çarmatosi aq shpejt, sa që nuk kishim kohë të mendonim ndonjë rrugëdalje nga ajo situatë?.
Ai moment shënoi edhe fundin e luftës së Pizanit. I kapur rob bashkë me stafin e tij, ai u dërgua si i burgosur lufte në një kamp në Karlsruhe në Gjermani. Pa asnjë udhëheqje dhe e izoluar, Brigada Foxhia kishte pak shanse që t?ia dilte. Në fund të ditës 3.577 ushtarë ishin burgosur, ndërsa trupat e Fuqive Qendrore kishin përparuar rreth 22 km, duke pushtur urat, dhe u vendosur në bregun perëndimor të Isonzos.
Atë ditë u kapër robër në total rreth 20.000 italianë. Ndërsa kur beteja mbaroi 1 muaj më vonë, numri i robërve arriti në më shumë se 280.000, gati gjysma e të gjithë robërve të kapur në Luftën e Patë Borërore. Faza e tretë dhe e fundit e betejës, nisi më 12 nëntor dhe zgjati 6 ditë.
Në fund të betejës së Kaporetos, më shumë se 5000 km2 të territorit italian ishin në duart e armikut. Përveç qindra mijëra të burgosurve, ushtria italiane humbi 40.000 ushtarë që u vranë ose u plagosën gjatë betejës. Humbjet gjermane dhe austro-hungareze, ishin afro 50.000. Mbi një milion refugjatë, u detyruan të largohen. Shumë të tjerë mbetën të bllokuar në territorin e pushtuar, duke vuajtur nga sëmundjet apo edhe vdekur nën sundimin ushtarak të Habsburgëve.
Humbjet e Italisë, nuk ishin të kufizuara vetëm në territore dhe njerëz.
Gjermanët konfiskuan mbi 10 milionë racione ushqimore, 6 milionë konserva peshku ose mishi, 1.309 tonë ton makarona, 645 ton djathë, 253 ton kafe, 5 milionë litra verë, 966.000 pallto, 69.000 kapele ushtarake, 320.000 palë çizme dhe 1.5 milion palë pantallona dhe çorape, së bashku me 295.000 copë çarçafë dhe batanije.
Inxhinierët humbën më shumë se 17.000 ton materiale të rënësishme, mijëra kamionë dhe dhjetëra mijëra kuaj dhe mushka, rreth 3.000 copë artilerie, dhe po aq mitralozë. Pasojat e humbjes ishin dramatike, dhe shkaktuan një termet politik. Kryeministri Paolo Boseli, u zëvendësua nga liberali Vitorio Orlando. Ndryshime të shumta pati edhe tek drejtuesit e ushtrisë./ History Today-Përshtatur nga CNA.al
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Nga Len Williams “BBC”* Gjatë 100 viteve të fundit, makina e...
Në top ten të renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturor...
Ka disa shpjegime, mbi mungesën e provave të jetës jashtëtok...
Nga Javier Solana “Project Syndicate”* 9 nëntori i vitit 198...
Nga Stephen Blank “The Hill”* Ndërsa mediat po merren kryesi...
Nga Jane E. Brody “The New York Times”* Kur halla ime, Gerta...
Nga Christine Smallwood “The New Yorker”* Astrologjia po për...
Nga Fraser Nelson “The Telegraph” * Si duhet të reagojmë, te...
Në epokën e sotme moderne, çdo njeri kalon mesatarisht rreth...
Si do të dukej një shtëpi në planetin Mars? Çfarë lloj rroba...
Në vitin 1987, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pheniani n...
Mosha e mesme, cilësohet shpesh si një nga momentet më kryes...
Pas çarjes së madhe në vitin 1927, midis nacionalistëve të K...
Si e matim lumturinë? Përgjigja e kësaj pyetje ka munduar pr...
Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 ...
Gjashtë shkencëtarë dhe inxhinierë të hapësirës, që jetojnë ...
Mbetet për t’u vendosur, nëse presidenti amerikan Donald Tru...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...