“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Nga Daniel Tenriero ?National Riview?
* Muajin e kaluar, Greta Thunberg, ?Mesia? e lëvizjes ambjentaliste, u tha delegatëve në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, se adresimi i ndryshimit të klimës, ishte në kundërshtim me ?përrallat e rritjes së përjetshme ekonomike?. Dhe kjo pikëpamje, nuk kufizohet vetëm tek protestuesit adoleshentë.
Në vitin 2017, ?The New York Times? botoi një koment me titull ?Kriza e klimës? Është kapitalizmi, budalla?. Mendimtarë të shquar si Naomi Klein dhe Xhorxh Monbio, pretendojnë prej vitesh se sipërmarrja e lirë dhe mbrojtja e mjedisit, janë 2 gjëra krejtësisht të papajtueshme me njëra-tjetrën.
Në fakt, propozimet e fundit politike, siç është Marrëveshja e Re e Gjelbër, janë shumë kritike ndaj sistemit aktual. Në vend se të frenojnë ndotjen, aktivistët e klimës, kanë shpallur si armik sistemin kapitalist në tërësi. Por ata e kanë gabim, thotë shkencëtari i Universitetit Teknologjik të Masaçusetsit në SHBA, Endrju Mekafi.
Në librin e tij të ri, ?Më shumë nga më pak?, ai shpjegon në detaje se si ulja e përdorimit të burimeve, ka përkuar me rritjen ekonomike. Deri afërsisht në vitet 1970, PBB-ja e SHBA-së u rrit baraz me konsumin e energjisë. Rritja e prodhimit, kërkonte më shumë inpute të papërpunuara, duke e dëmtuar kësisoj mjedisin.
Por që nga viti 1970 – dhe rastësisht me nisjen e kremtimit të Ditës së Tokës – rritja ekonomike dhe përdorimi i burimeve, nuk ka më një lidhje direkte. Ndërsa PBB-ja reale është gati 4-fishuar, konsumi i energjisë është rritur shumë më pak. Kjo dukuri, është rezultat i një procesi që Mekafi e quan ?de-materializim?, që nga ana e tij i referohet dy dukurive të përgjithshme.
Së pari, mallrat kërkojnë sot më pak lëndë të parë. Për shembull kanaçet e pijeve kanë rënë në peshë, nga 85 gram në vitin 1996, në vetëm 12.75 gram secila në vitin 2011. Ndërkohë, godinat dhe makinat, po bëhen gjithashtu më të lehta.
Së dyti, dhe më e rëndësishmja, përparimet teknologjike, po e zvogëlojnë nevojën për rritjen e prodhimit të materialeve. Në vitet 1990, veçoritë që ka tani një smartfon do të kërkonin pajisje të shumta (kamera, radio, kasetofon). Tani mjafton një pajisje 200-gramëshe në duar, dhe i ke të gjitha.
Për rrjedhojë, konsumi amerikan i çelikut, bakrit, plehrave, lëndës drusore dhe letrës ka rënë, jo vetëm për frymë, por edhe në terma absolutë. Ndërsa po bëhemi më të pasur, ne po konsumojmë më pak. Në vend se të vijë nga një politikë publike miqësore me mjedisin, de-materializimi është një tipar organik i ekonomisë së tregut.
Për të maksimizuar fitimin e tyre, kompanitë synojnë të zvogëlojnë kostot e tyre, dhe kjo stimulon efikasitetin e burimeve. Risitë që zvogëlojnë emetimin e karbonit në atmosferë, si telefonat inteligjentë dhe kompjuterët, u krijuan nga interesi i vetë sipërmarrësve, dhe jo nga burokratët.
Në mënyrë krahasuese, politikat mjedisore si riciklimi, kanë pasur një efekt të papërfillshëm në emetimet e gazrave serë. De-materializimi, është një dukuri e jashtëzakonshme, që bie në dukje në kundërshtim me teorinë ekonomike. ?Dëshirat njerëzore janë të panumërta në numër, dhe shumë të ndryshme në natyrë?, shkroi Alfred Marshall në librin e tij ?Parimet e ekonomisë? në vitin 1890.
?Teksa prodhimi rritet, njeriu dëshiron një gamë më të madhe gjërash?. Ndërsa efikasiteti sjell rënien e çmimit të një burimi, ne kërkojmë më shumë prej tij. Ekonomistët e quajnë këtë ?elasticitet të kërkesës?. Ndërkohë, kur mallrat dhe shërbimet me burime të mëdha zëvendësohen nga alternativa më efikase, ky raport prishet.
Por kjo nuk do të thotë që vetëm një treg i lirë, do të përshpejtojë ndryshimet klimatike. Qeveritë duhet të stimulojnë dhe përshpejtojnë procesin e de-materializimit. Ai vëren ndërkaq se de-materializimi është i kufizuar në ekonomitë e përparuara, gjë që ndihmon në shpjegimin se pse emetimet globale të karbonit vazhdojnë që të rriten.
Ndotja në Kinë dhe Indi është rritur shumë, pasi ato janë vende të industrializuara. Shumë ekonomistë argumentojnë se kur këto vende në zhvillim të pasurohen mjaftueshëm, do të largohen nga instrusitë që emetojnë shumë karbon. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që do të pasohet nga rënia e emetimeve globale. Ka të ngjarë që ndotja, e zvogëluar në një pjesë të botës, të vazhdojë të rritet diku tjetër.
Mekafi mer si shembull prodhimin në industrinë e rëndë amerikane. Ndërsa prodhimi amerikan i automobilave dhe makinerive, ka mbetur afërsisht i qëndrueshëm gjatë 2 dekadave të fundit, përdorimi i burimeve nga prodhuesit ka rënë. Dhe kjo do të thotë, që edhe proceset industriale po de-materizohen.
Sidoqoftë, importet e të ashtuquajturave mallra të ndërmjetme, janë rritur në mënyrë të qëndrueshme. Sipas Rezervës Federale të San Françiskos, të paktën 17 përqind e kostos së një makine ?Jeep Patriot? të prodhuar në SHBA, vjen nga pjesë këmbimi e prodhuar në vende të tjera.
Në fakt, puna me intensitet të lartë duke përdorur burimet nga jashtë, thjesht po e zhvendos ndotjen diku tjetër, por nuk po e frenon ndryshimin e klimës. De-materializimi do të jetë i pafrytshëm, në rast se përdorimi i zvogëluar i energjisë në vende të caktuara, do të shndërrohet thjesht në një përdorim të shtuar të energjisë në vendet e tjera më të varfëra.
Thënë këtë, nevoja për një prodhim intensiv të burimeve nuk është e pashmangshme. Në fakt, ndërsa bota po dixhitalizohet gjithnjë e më shumë, prodhimi i materialeve mund të ulet në rrafsh global. Me përdoruesit e telefonave celularë që po i tejkalojnë ato që kërkojnë energji elektrike në botën e tretë, shumë ekonomi në zhvillim mund të dixhitalizoheshin përpara se të industrializohen, çka do të thotë që zhvillimi ekonomik nuk do të ishte më sinonim i eksporteve e manifakturës.
De-materializimi, nuk është një ligj mizor i ekonomisë, por rezultat i punës së kujdesshme të studiuesve dhe sipërmarrësve. Ai vetëm sa e nxjerr më në pah tezën themelore të Mekafit. Tregtarët e ?apokalipsit? e kanë gabim: Përrallat e rritjes ekonomike, mund ta ndalojnë krizën e klimës./ Përshtatur nga CNA.al
Në vitin 1916, në mesin e Luftës së Parë Botërore, Perandori...
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan ...
Si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, Pablo...
Turpi e kontrollon jetën tonë në mënyra shumë të fuqishme. E...
Edhe pse është testuar shumë herë, mekanika kuantike është a...
Studime të shumta, kanë treguar që ndryshimi i orës me 60 mi...
Kur Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë më 23 maj 1915, ...
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Nga Len Williams “BBC”* Gjatë 100 viteve të fundit, makina e...
Në top ten të renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturor...
Ka disa shpjegime, mbi mungesën e provave të jetës jashtëtok...
Nga Javier Solana “Project Syndicate”* 9 nëntori i vitit 198...
Nga Stephen Blank “The Hill”* Ndërsa mediat po merren kryesi...
Nga Jane E. Brody “The New York Times”* Kur halla ime, Gerta...
Nga Christine Smallwood “The New Yorker”* Astrologjia po për...
Nga Fraser Nelson “The Telegraph” * Si duhet të reagojmë, te...
Në epokën e sotme moderne, çdo njeri kalon mesatarisht rreth...
Si do të dukej një shtëpi në planetin Mars? Çfarë lloj rroba...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...