“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Kryengritja Hungareze e vitit 1956, ishte një revoltë spontane mbarëkombëtare, kundër qeverisë komuniste vendase, dhe politikave të imponuara nga Bashkimi Sovjetik. Ajo nisi me një protestë të studentëve, e cila tërhoqi shpejt mijëra mbështetës të tjerë, që marshuan në qendër të Budapestit.
Një delegacion studentor, hyri më pas në godinën e radios shtetërore, në përpjekje për të transmetuar kërkesat e tyre. Por ata u arrestuan, dhe kur demonstruesit jashtë kërkuan lirimin e tyre, mbi ta u qëllua nga Policia e Sigurimit të Shtetit (AVH). Lajmi u përhap shumë shpejt, dhe kaosi e dhuna shpërthyen shpejt në të gjithë kryeqytetin.
Po si u mbërrit në atë rebelim? Pas Luftës së Dytë Botërore, Hungaria ra nën sferën e ndikimit sovjetik, dhe u pushtua nga Ushtria e Kuqe. Deri në vitin 1949, sovjetikët qëndruan në vend, si pjesë e një ?traktati të ndihmës së ndërsjellë?, që i dha Moskës të drejtën e një pranie të vazhdueshme ushtarake.
Por kjo siguroi edhe kontrollin politik të vendit. Hungaria e nisi periudhën e pasluftës si një demokraci e lirë shumëpartiake. Zgjedhjet e vitit 1945 prodhuan një qeveri koalicioni nën drejtimin e kryeministrit Zoltán Tildi. Edhe pse morën 17 për qind të votave, komunistët e sabotuan me sa mundën punën e qeverisë.
Ministri i brendshëm komunist Lazlo Rajk, themeloi polici sekrete hungareze, që nisi të përdorte metodat e frikësimit, akuzat e fabrikuara, burgosjet dhe torturat, për të shtypur çdo lloj kundërshtiomi. Periudha e shkurtër e demokracisë shumëpartiake mori fund, kur Partia Komuniste Hungareze u bashkua me atë Socialdemokrate, për të krijuar Partinë e Punëtorëve Hungarezë.
Ajo shpalli themelimi e Republikës Popullore të Hungarisë. Kështu, Hungaria u bë një shtet komunist, nën udhëheqjen fuqimisht autoritare të Matjash Rakosh. Policia sekrete ndërmorri një seri spastrimesh, ku disidentët u denoncuan si ?titoistë? ose ?agjentë të Perëndimit?.
Ata u detyruan të rrëfejnë ?fajet? e tyre në gjyqet e hapura për popullin. Mijëra hungarezë u arrestuan, torturuan, u burgosën në kampet e përqendrimi ose u ekzekutuan, përfshirë themeluesin e AVH, Lazlo Rajk. Qeveria e Rakosh, e politizoi tërësisht sistemin arsimor në vend, në mënyrë që të mbante nën kontroll shtresat e arsimuara .
Studimi i gjuhës ruse dhe propagandës komuniste, u bënë të detyrueshme në shkolla dhe universitete. Shkollat ??fetare u shtetëzuan, dhe drejtuesit e kishave u zëvendësuan me besnikët e qeverisë. Ndërkohë ekonomia hungareze e pasluftës, pati shumë sfida.
Hungaria ra dakord t?i paguajë 300 milionë $ dëmshpërblime lufte Bashkimin Sovjetik, Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë, si pjesë e aleancës së Boshtit. Kjo përbënte 19-22 përqind të PBB-së. Moska e pengoi Budapestin të bënte tregti me Perëndimin, apo të perfitonte ndihma nga Planit Marshall.
Nën sundimin e komunistëve, monedha hungareze u zhvlerësua shumë, ndërsa në vitin 1952,
të ardhurat reale ranë me 60 për qind në krahsim me vitin 1938. Pakënaqësia e qytetarëve u rrit shumë. Vdekja e Stalinit në marsin e 1953-it, solli një periudhë liberalizimi të moderuar në shumicën e vendeve komuniste.
Në Hungari, reformatori Imre Nagi zëvendësoi Rakosh si kryeministër. Sidoqoftë, ky i fundit mbeti sekretar i përgjithshëm i partisë, dhe ia doli të sabotonte shumicën e reformave të Nagit.
Rakosh u shkarkua nga detyra në korrikun e vitit 1956, pak muaj pas fjalimit të famshëm të Hrushovit në Moskë, ku ai denoncoi kultin e individit të Stalinit.
Në qershorin e atij viti, një kryengritje e dhunshme e punëtorëve polakë në Poznan, u shtyp me forcë nga qeveria komuniste. Në përgjigje të kërkesave popullore për reforma, në tetor qeveria caktoi në krye komunistin reformist të rehabilituar V?adis?lav Gomu?ka. Ai kërkoi dhe mori disa lëshime nga Moska.
Kjo i inkurajoi shumë hungarezët për lëshime të ngjashme. Pasditen e 23 tetorit 1956, mbi 20 mijë protestues u mblodhën në qendër të Buapestit. Peter Veres, Presidenti i Unionit të Shkrimtarëve, lexoi një manifest për turmën, ku mes të tjeracve shkruhej:?Ne zotohemi, dhe betohemi, se nuk do të mbetemi më skllevër!?.
Shumë shpejt turma mbërriti në 200 mijë njerëz. Pas reagimit të ashpër të policisë, situata doli jashtë kontrollit. Sekretari i Partisë Komuniste Hungareze Erno Gero kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë sovjetike. Në orën 2 të mëngjesit të 24 tetorit, tanket sovjetike hynë në Budapest.
Revolucionarët e armatosur, ngritën shpejt barrikada për të mbrojtur kryeqyetin. Mëngjesin e 24 tetorit, ata kishin kapur disa tanke. Imre Nagi bëri thirrje përmes radios t?i jepet fund dhunës, dhe premtoi të fillojë reformat politike, që ishin premtuar 3 vjet më parë. Por popullsia vazhdoi të armatosej, ndërsa luftimet u përshkallëzuan.
Qytetarët hungarezë luftonin kundër tankeve sovjetike, duke përdorur shishet Molotov në rrugët e ngushta të Budapestit. Në gjithë vendin, u ngritën këshillat revolucionare, që morën autoritetin e qeverisjes vendore, dhe bënë thirrje për greva të përgjithshme.
Simbolet komuniste si ylli i kuq dhe përmendoret e Stalinit u hoqën, ndërsa librat komunistë u dogjën. Më 27 tetor, Nagi njoftoi formimin e një qeveri të re, që përfshinte disa ministra jo-komunistë. Ajo nxorri jashtë ligjit policinë sekrete dhe sistemin mono-partiak. U liruan shumë të burgosur politikë, ndërsa partitë e nxjerra më herët jashtë ligjit u përfshinë në koalicionin qeverisës.
Duke iu frikësuar një efekti domino në gjithë bllokun komunist, Moska vendosi të shtypë sa më shpejt rebelimin. Pesë divizioneve ovjetike që ndodheshin prej kohësh në Hungari, iu bashkuan 12 divizone të reja, të përbëra nga trupa që vinin nga Azia Qendrore, ku shumica nuk dinin asnjë nga gjuhët evropiane. Në orën 3 të mëngjesit të datës 4 nëntor 1956, tanket sovjetike depërtuan në Budapest.
Pavarësisht rezistencës së fortë, kryengritësit u mposhtën. Gjatë rebelimit, humbën jetën mbi 2500 hungarezë dhe 722 trupa sovjetike, dhe mijëra të tjerë u plagosën. Pas shtypjes së rebelimit, drejtimin e vendit e mori filo-sovjetiku Janosh Kadar, që do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 1988, në prag të shembjes së regjimit./Përshtati në shqip CNA.al
Prej më shumë se 300 vjetësh, bota e Masonëve ka qenë një çë...
Nga Aimee Lewis “CNN”* Vdekja tragjike e 39 kinezëve, brenda...
Nga Daniel Tenriero “National Riview”* Muajin e kaluar, Gret...
Në vitin 1916, në mesin e Luftës së Parë Botërore, Perandori...
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan ...
Si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, Pablo...
Turpi e kontrollon jetën tonë në mënyra shumë të fuqishme. E...
Edhe pse është testuar shumë herë, mekanika kuantike është a...
Studime të shumta, kanë treguar që ndryshimi i orës me 60 mi...
Kur Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë më 23 maj 1915, ...
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Nga Len Williams “BBC”* Gjatë 100 viteve të fundit, makina e...
Në top ten të renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturor...
Ka disa shpjegime, mbi mungesën e provave të jetës jashtëtok...
Nga Javier Solana “Project Syndicate”* 9 nëntori i vitit 198...
Nga Stephen Blank “The Hill”* Ndërsa mediat po merren kryesi...
Nga Jane E. Brody “The New York Times”* Kur halla ime, Gerta...
Nga Christine Smallwood “The New Yorker”* Astrologjia po për...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...