Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Prej më shumë se 300 vjetësh, bota e Masonëve ka qenë një çështje tejet sekrete. Sot me zhvillimin e mediave sociale dhe internetit, ajo po përballet me modernizimin, teksa vazhdon anëtarësimet e reja, duke siguruar ruajtjen dhe trashëgiminë e sekreteve të saj.
Por çfarë është masoneria? Ajo besohet se i ka rrënjët në shoqatat e tregtarëve të mesjetës. Këto shoqata profesionale, ishin veçanërisht të rëndësishme për muratorët, që udhëtonin shpesh për të punuar. Takimet e fshehta, fjalët e koduara dhe simbolet, ndihmuan në nxitjen e besimit të ndërsjellë midis anëtarëve, dhe i dhanë masonërisë një atmosferë misteri, të cilën ajo e ruan edhe sot.
Deri në vitin 1717, kur në Londër u bashkuan 4 llozha për të formuar atë që njihet tani si Llozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë (UGLE), masoneria kishte evoluar në një organizatë më të përgjithshme vëllazërore, të hapur për të gjitha profesionet.
Sipas UGLE, vetëm në Angli jetojnë më shumë se 200.000 masonë, 150.000 të tjerë janë në Irlandën Veriore, Irlandë dhe Skoci, ndërsa rreth 6 milionë masonë në mbarë botën. Shumica e llozhave, praktikojnë ato që njihen si ?masoneri? e rregullt, e hapur ndaj burrave me një ?imazh të mirë?, të cilët besojnë në një ?Qenie Supreme?.
Tri parimet thelbësore të masonerisë janë vëllazëria, e vërteta dhe bamirësia. Vetëm Llozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë, pretendon se në vitin 2018, ka dhënë për bamirësi mbi 48 milionë paund të grumbulluara nga anëtarët e saj, ?për kauzat që ia vlejnë?.
Po çfarë ndodh brenda një llozhe masonike? Takimet që ndodhin aty, janë shumë ngjashme me ato të një klubi shoqeror. Ka një rend dite, dhe diskutohet mbi aktivitetit e bamirësisë dhe ato shoqërore. Sidoqoftë, ceremonitë misterioze të masonëve, kanë nxitur shpesh imagjinatën e publikut.
Anëtarët bëhen pjesë përmes disa fazave, përpara se të fitojnë përvojën dhe njohuritë mbi dogmën dhe ritualeve të shoqërisë, për t?u quajtur më në fund ?Mjeshtër Mason?. Sipas Llozhës së Madhe të Scocisë, praktikohen ?një seri aktesh? për t?u mësuar anëtarëve parimet e masonerisë, të cilat përfshijnë mitin alegorik të themelimit, që e lidh këtë urdhër sekret me Tempullin e Madh Biblik.
Sipas ?Business Insider?, 14 nga 45 presidentët e SHBA-së kanë qenë masonë, mes të cilëve presidenti i parë i vendit,Xhorxh Uashington, Xhejms Munro, Endrju Xhekson, Teodor Ruzvelt, Frenklin D.Ruzvelt, Herri Truman dhe Xherald Ford. Një nga etërit themelues të SHBA-së, Benjamin Feanklin, ishte gjithashtu një mason.
Ai redaktoi dhe botoi librin e parë të Masonerisë Amerikane në vitin 1734. Edhe Britania e Madhe, ka pasur shumë udhëheqës anëtarë të llozhave masonike, si ish-kryeministrat Kening dhe Uinston Çërçill, dhe mbreti Eduardi VII.
Anëtarët e tjerë të famshëm të masonëve, ishin shkrimtarët britanikë Rudjard Kipling dhe Oskar Uajlld, aktori i famshëm hollivudian Xhon Uejn, dhe komediani amerikan Riçard Prior. A mund t?i bashkohen masonëve edhe gratë? Për gati 200 vjet, anëtarësia ishte e kufizuar vetëm për burrat.
Por kjo praktikë ndryshoi në fillim të shekullit XX-të, kur në Britaninë e Madhe u hap në vitin 2008 llozha e parë masonike për gratë. Gratë kanë aktualisht dy llozha të veçanta:Vëllazëria e nderuar e Masonëve të Lashtë, dhe Urdhri i Masonëve Gra.
Në vitin 2018, edhe Llozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë, njoftoi një ?politikë të re gjinore?, në lidhje me anëtarësinë. Sipas rregullores së re, cilido që dëshiron t?i bashkohet llozhës duhet të jetë mashkull, por pasi të jenë pranuar ata mund të qëndrojnë anëtarë, edhe nëse shndërrohen në gra.
Aty mund të aplikojë edhe një kandidat që është bërë burrë. Megjithatë, disa tradita të vjetra mbeten. Si për shembull, kur përshëndesin zyrtarisht vëllezërit e tjerë, ata t?i thonë ?Vëlla?. Në vitin 2017, shoqëria sekrete kremtoi 300 vjetorin e themelimit.
Ajo mori vendimin që lëvizja të ishte më e hapur dhe më proaktive mbi punën e saj. Në funksion të këtij qëllimi, masonët janë aktivë në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, për të promovuar punën që bëjnë. Por në fillim të shtatorit të këtij viti, Llozha e Madhe e Skocisë, i braktisi mediat sociale në pritje të një rishqyrtimi të brendshëm, për shkak të frikës se sekretet e ruajtura prej kohësh me fanatizëm, po shpërndahen në internet.
A kanë lidhje me Masonët me Illuminati? Teoricienët e komploteve, i përdorin termat ?mason dhe ?Iluminati? përkrah ose në vend të njeri-tjetrit, për t?iu referuar ?rendit të ri botëror?, një qeverie e fuqishmë në hije, që supozohet se drejton çështjet globale.
Por përtej interesit të përbashkët mbi ritualet mistike dhe simbolikën, nuk ka asnjë lidhje të qartë midis masonerisë dhe Iluminatit, që është një urdhër jetëshkurtër i themeluar në rajonin gjerman të Bavarisë në shekullin XVIII-të. Lidhja mes të dyjave mund të ketë lindur, pasi Iluminati rekrutonte shumë anëtarë të llozhave masonike.
Megjithëse rregullat e urdhrit, i ndalojnë masonët ta përdorin anëtarësinë e tyre për përfitime personale ose profesionale, ndikimi i tyre në institucionet publike të Britanisë ? sidomos në sistemin gjyqesor – është vënë në dyshim. Sugjerimi se politikanët, gjyqtarët dhe policia, mund
të jenë anëtarë të shoqërisë së fshehtë, ka ngritur shqetësime mbi transparencën dhe nepotizmin. Pasi u dorëhoq nga drejtimi i Sindikatës së Policisë britanike në dhjetorin e vitit 2017, Stiv Uajt tha për ?The Guardian?, se reformat në polici, përfshirë përfaqësimin më të mirë të grave dhe pakicave etnike, po pengoheshin nga masonët. Ndërkohë mediat raporuan, se deri në 10 deputetë dhe rreth 200 gjyqtarë dhe police, paguhen rregullisht nga masonët./ Theweek.co.uk-Përshtatur nga CNA.al
Nga Aimee Lewis “CNN”* Vdekja tragjike e 39 kinezëve, brenda...
Nga Daniel Tenriero “National Riview”* Muajin e kaluar, Gret...
Në vitin 1916, në mesin e Luftës së Parë Botërore, Perandori...
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan ...
Si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, Pablo...
Turpi e kontrollon jetën tonë në mënyra shumë të fuqishme. E...
Edhe pse është testuar shumë herë, mekanika kuantike është a...
Studime të shumta, kanë treguar që ndryshimi i orës me 60 mi...
Kur Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë më 23 maj 1915, ...
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Nga Len Williams “BBC”* Gjatë 100 viteve të fundit, makina e...
Në top ten të renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturor...
Ka disa shpjegime, mbi mungesën e provave të jetës jashtëtok...
Nga Javier Solana “Project Syndicate”* 9 nëntori i vitit 198...
Nga Stephen Blank “The Hill”* Ndërsa mediat po merren kryesi...
Nga Jane E. Brody “The New York Times”* Kur halla ime, Gerta...
Nga Christine Smallwood “The New Yorker”* Astrologjia po për...
Nga Fraser Nelson “The Telegraph” * Si duhet të reagojmë, te...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...