“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, një monument gjigant, dhuratë e miqësisë së popullit francez ndaj atij amerikan. Ndërtimi i Statujës së Lirisë, u propozua nga historiani francez Eduard de Labuaje, për të përkujtuar aleancën franko-amerikane gjatë Revolucionit Amerikan.
Në ceremoninë e rastit mori pjesë edhe presidenti amerikan Grover Klivlend. Për dekada të tëra, statuja është imazhi i parë që kanë parë miliona emigrantë që hynin në SHBA. Po çfarë simbolikash përfaqësojnë detaje të veçanta të kësaj vepre madhështore?
Koka e statujës, u shfaq për herë të parë në Panairin Botëror të Parisit në vitin 1878.
Figura e femrës së paraqitur në monumentin gjigant përfaqëson Libertas, perëndeshën romake të lirisë.
Ajo mban një pishtar dhe një libër, mbi të cilën është shënuar data e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë (4 korrik 1776).
Statuja ka një lartësi totale prej 93 metrash. Ajo peshon 204 tonë metrikë.
Zonja Liberty, mban një këpucë me numër 879.
Vizitorët duhet të ngjisin plot 354 shkallë, për të arritur deri në kurorën e monumentit, ku ndodhen 25 dritare.
Vetëm në vitin 2016, Statuja e Lirisë u vizitua nga gati 4.5 milionë njerëz. Sa për krahasim rreth 7 milionë njerëz vizitojnë çdo vit Kullën Eifel, dhe 3.75 milionë ?The London Eye?.
Shtatë cepat e kurorës, përfaqësojnë 7 oqeanet dhe 7 kontinentet e botës, për të treguar konceptin universal që ka liria.
Statuja ka një infrastrukture bazike prej hekuri, dhe nga jashtë është e veshur me bakër, që për shkak të oksidimit ka marrë ngjyrën e gjelbër.
Idenë për statujën e dha Eduard de Labuaje, ndërsa Frederik-August Bartoldi e projektoi. Labuaje shpresonte që kjo dhuratë për popullin amerikan, do të frymëzonte popullin francez të luftonte për demokracinë, përballë një monarkie shtypëse nën perandorin Napoleoni III.
Fytyra e statujës, u modelua sipas imazhit të nënës së skulptorit, Sharlotës.
Pishtari origjinal i statujës, u zëvendësua në vitin 1984 nga një pishtar i ri prej bakri, i veshur me ar 24 karatësh.
Statuja e Lirisë u bë simbol i emigracionit gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX-të, kur mbi 9 milionë emigrantë shkuan në Shtetet e Bashkuara. Statuja ishte shpesh gjëja e parë, që ata shihnin kur mbërrinin me vapor në Nju Jork.
Kostoja e ndërtimit të statujës, u financua nga kontributet e francezëve dhe amerikanëve. Në vitin 1885, mediat njoftuan se 102.000 dollarë ishin mbledhur nga donatorët, dhe se 80 përqind e kësaj totali ishte mbledhur nga donacione prej më pak se 1 dollarë.
Disa grupe biznesmenësh në Bostoni dhe Filadelfia, u ofruan të paguanin koston e plotë të ndërtimit të statujës nga e para, në këmbim të zhvendosjes së origjinalit në qytetet e tyre.
Kur fryjnë erëra më të forta se 80 km/h, Lady Liberty mund të lëkundet deri në 5 cm, ndërsa pishtari i saj mund të zhvendoset me 13 cm.
Qëkur u ndërtua, mendohet se statuja është goditur nga rreth 600 rrufe çdo vit. Një fotograf e kapi një goditje të tillë në vitin 2010.
Deri më sot 2 njerëz kanë kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga maja e statujës:njëri në vitin 1929 dhe tjetri në vitin 1932. Shumë të tjerë janë vetë-hedhur prej andej por kanë mbijetuar.
Në botë ka kopje të ndryshme të statujës, përfshirë një version më të vogël në Paris, dhe një tjetër në Las Vegas, SHBA.
Statuja funksionoi si një far për anijet, për një periudhë 16-vjeçare (1886-1902), duke ndriçuar deri në një distancë prej 40 km.
Statuja pësoi dëme të vogla në vitin 1916, kur sabotatorët gjermanë shpërthyen një sasi eksplozivi gjatë Luftës së Parë Botërore. Dëmet më të mëdha, i pësoi krahu mbajtës i pishtarit. Punimet riparuese kushtuan 100.000 dollarë me kursin e kohës./ Përshtatur nga CNA.al
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin ...
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati...
Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesa...
Nga Ece Temelkurian “Newstatesman”Në vitin 2017, bashkë me r...
Nga Yiannis Baboulias “Foreign Policy”Disa javë më parë, hyr...
Pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore në vitin 1945, 51 vende në...
Kryengritja Hungareze e vitit 1956, ishte një revoltë sponta...
Prej më shumë se 300 vjetësh, bota e Masonëve ka qenë një çë...
Nga Aimee Lewis “CNN”* Vdekja tragjike e 39 kinezëve, brenda...
Nga Daniel Tenriero “National Riview”* Muajin e kaluar, Gret...
Në vitin 1916, në mesin e Luftës së Parë Botërore, Perandori...
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan ...
Si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, Pablo...
Turpi e kontrollon jetën tonë në mënyra shumë të fuqishme. E...
Edhe pse është testuar shumë herë, mekanika kuantike është a...
Studime të shumta, kanë treguar që ndryshimi i orës me 60 mi...
Kur Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë më 23 maj 1915, ...
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...