“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit në Qendrën e Modeleve Mjekësore Inovative të Universitetit Ludvig Maksimilian, po shumojnë derrat e modifikuar gjenetikisht, duke shpresuar të përdorin organet e pasardhësve të tyre për transplante tek njerëzit.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara, 7.300 njerëz vdesin çdo vit, pasi nuk mund të gjejnë dot një dhurues organesh, ku 2/3 e tyre kanë pasur nevojë për një veshkë. Në shumë raste, shpresa e vetme është tragjedia e dikujt tjetër:një aksident që vret dikë, dhe organet e të cilit mund të përdoren për transplant.
Kirurgët që kërkonin një burim tjetër organesh veç njeriut, eksperimentuan në fillim me majmunët, për shkak se ato janë kafshët më të ngjashme me ne. Në vitin 1984, një vajzë e vogël e njohur si Bebi Fae mori një zemër të vogël, por vdiq 20 ditë më vonë, pasi sistemi i saj imunitar nuk e pranoi zemrën e majumit.
Jeta e shkurtër dhe vdekja e shpejtë e vogëlushes, tërhoqën vëmendjen e mbarë botës. Shumë njerëz e dënuan idenë për të vrarë majmunët, me qëllim që të shpëtojmë veten. Pastaj, në vitet 1990, studiuesit dhe kompanitë e bioteknikës, nisën të studiojnë derrat për të njëjtin synim.
Meqë njerëzit e konsumojmë mishin e derrit (120 milionë derra therren në vit vetëm në SHBA), marrja e organeve të tyre iu duk si moralisht më e pranueshme shumë njerëzve. Shkencërisht, organet e derrave janë të përafërta me ato të njeriut në madhësi, kanë një anatomi të ngjashme, dhe derrat e arrijnë moshën e rritur kur janë rreth 6-muajsh, shumë më shpejt sesa majmunët.
Por lindi një problem:derrat janë bartës të viruseve, që mund të transmetohen tek njerëzit. Më shumë se dy dekada më vonë, përparimet në inxhinierinë gjenetike, kanë ringjallur perspektivën e të ashtuquajturave ksenotransplante. Debati më i nxehtë në këtë fushë:sa redaktime gjenesh nevojiten tek derrat e modifikuar gjenetikisht, për të kapërcyer pengesat për një transplant të sukseshëm.
Një numër më i vogël redaktimesh, mund të kontrollohet dhe matet më mirë, dhe efektet e tyre janë më të lehta për t?u dokumentuar, thotë Ekhard Volf, drejtues i Qendrës së Modeleve Inovative Mjekësore në Mynih. Nëse diçka shkon keq, siç ndodh shpesh me ksenotransplantet, do të jetë e qartë se ku qëndron problemi.
Në vitin 2018, zemrat e derrave nga qendra e Mynihut iu transplantuan 14 majmunëve babuinë. Dy nga majmunët mbijetuan për 6 muaj, periudha më e gjatë që ka jetuar ndonjë kafshë me zemrën e një specieje tjetër. Nga 5 babunët e parë, që iu transplantua zemra e një derri, 4 prej tyre vdiqën brenda 1 ose 2 ditësh, ndërsa kur i pesti vdiq pas 1 muaji, zemra e transplantuar ishte e sëmurë.
Në grupin tjetër të babunëve, bashkëpunëtori i Volf, Bruno Rajhart, kirurg në pension i transplanteve të zemrës, e mbushi organin me lëndë ushqyese, hormone dhe rruaza të kuqe të gjakut, nga momenti kur zemra u hoq nga derri, derisa ajo të ishte plotësisht funksionale tek kafsha marrëse.
Tre babunët e trajtuar me këtë qasje, jetuan respektivisht për 18, 27 dhe 40 ditë. Pesë babuinët e fundit, iu nënshtruan të njëjtës procedurë, por u mbajtën edhe me barna imuno-supresive. Dy prej tyre jetuan për 182 dhe 195 ditë, dhe në fund u vranë kur ishin ende në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ishte e vështirë të vazhdohej me terapinë kundër refuzimit të organit të huaj nga sistemi imunitar.
Rahjhart thotë se është duke punuar mbi një sistem më të mirë të shpërndarjes, që do t?i japë mundësi babuinëve të kurohen me barnat kundër refuzimit imunitar për të paktën një vit, koha e nevojshme për të vërtetuar se ksenotransplantimi është gati për t?u testuar tek njerëzit./Technologyreview-Përshtatur nga CNA.al
Gjatë viteve të ardhshme, bota do të ketë një teknologji tër...
Nga Aaron David Miller “CNN”* Në debatin më të fundit midis ...
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë...
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gj...
Nga Fareed Zakaria “Newsmax”* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit,...
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e nd...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...