Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga David Satter ?Wall Stret Journal?
* Më 6 nëntor 1917, bolshevikët e armatosur pushtuan Pallatin e Dimrit në Petrograd (sot Shën Petersburg), dhe arrestuan ministrat e qeverisë së përkohshme të Rusisë cariste. Në këtë mënyrë, ata vunë në lëvizje një zinxhir ngjarjesh, që do të vriste miliona njerëz, dhe gati do t?i shkaktonte një plagë të madhe qytetërimit perëndimor.
Revolucionarët morën nën kontroll stacionet e trenave, zyrat postare dhe ato të telegrafit, ndërsa qyteti ende flinte. Kur banorët e kryeqytetit rus u zgjuan në mëngjes, zbuluan se po jetonin në një univers tjetër. Edhe pse bolshevikët kërkuan anulimin e pronës private, synimi i tyre i vërtetë ishte shpirtëror:ta përkthenin në realitet ideologjinë marksiste-leniniste.
Kësisoj, u krijua për herë të parë një shtet që bazohej haptazi tek ateizmi, dhe që pretendonte se ishte i pagabueshëm. Kjo ishte tërësisht e papajtueshme me civilizimin perëndimor, që supozon ekzistencën e një fuqie më të lartë mbi shoqërinë dhe shtetin.
Pushteti bolshevik, prodhoi dy pasoja. Në vendet ku komunizmi triumfoi, ai rrëzoi bazamentin moral të shoqërisë, duke e degraduar individin, dhe shndërruar atë në një makineri të shtetit. Komunistët kryenë aq shumë vrasje, saqë e zhbënë fare vlerën e jetës, teksa shkatërruan edhe ndërgjegjen individuale tek të mbijetuarit.
Por ndikimi i bolshevikëve, nuk u kufizua vetëm në këto vende. Në Perëndim, komunizmi e përmbysi të kuptuarit e shoqërisë mbi burimin e vlerave të tij, duke krijuar një konfuzion politik, që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Në një fjalim të vitit 1920 mbajtur para Komsomol-it, rinisë komuniste, Lenini tha se komunistët ia nënshtrojnë moralin luftës së klasave.
Sipas tij, e mirë ishte gjithçka që shkatërronte ?shoqërinë e vjetër shfrytëzuese?,dhe ndihmonte në ndërtimin e një ?shoqërie të re komuniste?. Kjo qasje, e ndau fajin nga përgjegjësia. Martin Latsis, një zyrtar i ÇEKA-s, policisë sekrete të Leninit, shkroi në një udhëzim të vitit 1918 për hetuesit:?Ne nuk po luftojmë individët. Ne po shfarosim borgjezinë si klasë. Mos u lodhni të kërkoni prova, se të akuzuarit kanë vepruar me fjalë apo me vepra kundër pushtetit ssovjetik. Pyetja e parë duhet të jetë se cilës klasë i përket. Vetëm kjo duhet të përcaktojë fatin e tij!?.
Bindje të tilla, i hapën rrugë dekadave të tëra të vrasjeve në një shkallë industriale. Në total, jo më pak se 20 milionë qytetarë sovjetikë u vranë nga regjimi, ose vdiqën si rezultat i drejtpërdrejtë i politikave të tij shtypëse.
Kjo llogaritje nuk përfshin milionat që vdiqën në luftëra, nga epidemitë e sëmundjeve të ndryshme apo zija e bukës, dukuri që ishin pasoja të parashikueshme të politikave bolshevike, në mos të shkaktuara drejtpërsëdrejti prej tyre.
Viktimat përfshijnë 200 mijë të vrarët gjatë Terrorit të Kuq (1918-1922); 11 milionë të vdekurit nga uria dhe kolektivizimi në bujqësi; 700 mijë të ekzekutuarit gjatë Terrorit të Madh (1937-1938); 400 mijë të tjerë të ekzekutuar midis viteve 1929-1953; 1.6 milionë të vdekurit gjatë zhvendosjeve të detyruara të popullsisë; dhe të paktën 2.7 milionë të vdekur në gulagë.
Kësaj liste, duhet t?i shtohen afro 1 milionë të burgosur në gulagë, që u liruan gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe u përfshinë në batalione të veçanta të Ushtrisë së Kuqe, ku u përballën me vdekjen e sigurtë; partizanët dhe civilët e vrarë në revoltat e pasluftës kundër sundimit sovjetik në Ukrainë dhe Balltik; dhe të vdekurit nëpër gulagë, që nuk u rregjistruan, që të mos llogariteshin në statistikat zyrtare.
Nëse i shtojmë kësaj liste vdekjet e shkaktuara nga regjimet komuniste që krijoi dhe mbështeti Bashkimi Sovjetik, përfshirë ato në Evropën Lindore, Kinë, Kubë, Korenë e Veriut, Vietnam dhe Kamboxhia, numri i përgjithshëm i viktimave është afërsisht 100 milionë.
Kjo e bën komunizmin katastrofën më të madhe të historisë njerëzore. Efekti i vrasjeve në këtë shkallë, ishte të krijonte një ?njeri të ri?, që supozohej se nuk ndikohej nga asgjë tjetër përveçse nga kauza sovjetike. Kjo u tregua gjatë betejës së Stalingradit, kur njësitë speciale të Ushtrisë së Kuqe, ekzekutuan mijëra ushtarë të tjerë që u përpoqën të dezertonin.
Forcat sovjetike, vranë edhe shumë civilë që kërkonin strehim nga anën gjermane të frontit. Gjenerali Vasili Çuikov, komandanti i ushtrisë në Stalingrad, i justifikoi këto taktika në kujtimet e tij duke thënë:?Një qytetar sovjetik, nuk mund ta konceptojë jetën e tij, përveç atdheut të tij sovjetik?.
Që këto ndjenja nuk ishin aksidentale, kjo u bë e qartë në vitin 2008, kur parlamenti rus, Duma, miratoi për herë të parë një rezolutë në lidhje me zinë e madhe të bukës në vitet 1932-1933, që shkaktoi miliona të vdekur. Uria u shkaktua qëllimisht nga mbledhja me forcë e grurit të fshatarëve nga autoritetet sovjetike.
Megjithëse Duma e pranoi tragjedinë, shtoi se ?gjigantët industrialë të Bashkimit Sovjetik”, Uzina e çelikut në Magnitogorsk dhe Diga e Dnieprit, do të ishin ?monumente të përjetshme? në nderim të viktimave. Ndërsa Bashkimi Sovjetik, ripërkufizoi natyrën njerëzore, ai përhapi ndërkohë edhe një kaos intelektual.
Termi ?korrektësa politike? e ka origjinën tek supozimi se socializmi, një sistem i pronësisë kolektive, ishte në vetvete i virtytshëm, pa qenë e nevojshme të vlerësonte operacionet e tij, në dritën e kritereve morale transhendente. Kur bolshevikët rrëmbyen pushtetin me dhunë në Rusi, intelektualët perëndimorë, të ndikuar nga mungesa e informacionit mbi atë çka ishte në thelb bolshevizmi, mbyllën sytë ndaj mizorive.
Kur masakrat ishin mëse të dukshme dhe nuk mund të mohoheshin, simpatizantët e justifikuan atë që po ndodhte me synimet e supozuara fisnike të sovjetikëve. Shumë njerëz në Perëndim, ishin shumë indiferentë. Ata e përdorën Rusinë për të zgjidhur mosmarrëvshjet mes tyre.
Siç shprehet historiani Robert Konkuest, arsyetimi i tyre ishte i thjeshtë:Kapitalizmi ishte i padrejtë; dhe socializmi do t?i jepte fund kësaj padrejtësie.
Prandaj, socializmi duhej të përkrahej pa kushte, pavarësisht nga ?ndonjë padrejtësie? që bënte. Sot Bashkimi Sovjetik dhe sistemi komunist, që sundonte dikur një të tretën e botës, i përkasin së kaluarës. Por nevoja për të ruajtur vlerat morale më të larta, është po aq e rëndësishme sot sa ishte në fillim të shekullit të XIX, kur ato nisën të sfidohen seriozisht./ Përshtatur nga CNA.al
Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’ po ndodh. Ai është drejtor ...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, presidenti në...
Presidenti amerikan, Udrou Uillson, është padyshim një nga p...
Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit n...
Gjatë viteve të ardhshme, bota do të ketë një teknologji tër...
Nga Aaron David Miller “CNN”* Në debatin më të fundit midis ...
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë...
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...