Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Në një intervistë për gjermanen ?Der Spiegel?, presidenti në largim i Komisionit Evropian, Zhan Klod-Junker, thotë se ndihet i keqardhur për Brexit-in, por thekson se kjo që po ndodh ishte e pritshme, pasi britanikët nuk janë ndjerë asnjëherë pjesë e BE-së. Ai tregon edhe ?sekretin? e raportit special, që pati me presidentin amerikan Donald Trump.
Fjalimi i lamtumirës që mbajtët në Parlamentin Evropian disa ditë më parë, përfundoi me thirrjen:?Rroftë Evropa!?. S?ka dyshime mbi entuziazmin tuaj mbi Evropën. Por njëherazi, në disa shtete anëtare po rritet një kundërvënie ndaj BE-së, si për shembull në Poloni dhe Hungari, për të mos përmendur Britaninë e Madhes. Pse nuk ia dolët, ta përhapni entuziazmin tuaj në këto vende?
Pyetja e vërtetë është:Pse nuk arritën të tjerët të ndajnë entuziazmin tim? Gjithsesi unë nuk jam i trishtuar, pasi mbështetja për Evropën po rritet, siç e pamë edhe në zgjedhjet e fundit evropiane. Brexit, ka bërë që njerëzit të kthejnë më shumë kokën nga Evropa. Shumë qytetarë, mendojnë që nëse nga unioni do të largoheshin vende të tjera dhe Evropa do të copëtohej, ky do të ishte një ogur i keq për të ardhmen.
Britanikët e morën vendimin për t?u larguar nga BE gjatë mandatit tuaj, dhe unioni po humbet sot një anëtare të rëndësishme. A janë ndjerë realisht britanikët pjesë e BE-së?
Unë jam përfshirë në politikën evropiane që nga dhjetori i vitit 1982, dhe kam parë herë pas here që britanikët kanë vepruar mbi premisën:Ne jemi në BE, vetëm për arsye ekonomike. Kur bëhet fjalë për një bashkim politik, për t?u afruar më pranë njëri-tjetrit, ata nuk e donin këtë.
Gjithsesi, para referendumit të qershorit 2016, shumica e analistëve prisnin që britanikët të votonin në favor të qëndrimit në BE. Po ju?
Jo, unë isha një nga ata që isha i bindur, që ky referendum do të shkonte keq. Kur kryeministri i atëhershëm Kameron më tha në samitin e G-20 në Brisbejn në vitin 2014, se donte të mbante një referendum mbi Brexit, unë i thashë:?Do ta humbni atë!?.
?Nacionalizmi idiot?, që paralajmëruat në fjalimin tuaj të lamtumirës, duket se është përhapur shumë në Britaninë e Madhe. A druheni që e njëjta gjë mund të ndodhë në vendet e tjera?
Në fakt kam dashur të them ?nacionalizëm i vërbër? dhe jo ?budalla?. Populistët, nuk e menaxhuan si duhet epërsinë që patën para zgjedhjeve evropiane. Edhe pse kjo më gëzon, sfida e tyre nuk ka mbaruar ende. Vërej me shqetësim, se shumë parti politike tradicionale, po ecin në gjurmët e populistëve. Dhe ata që rendin pas populistëve, në fund do të bëhen vetë populistë. Por njerëzit do të votojnë për ?origjinalin?.
Nacionalistët po përpiqen të krijojnë imazhin e një BE-së si një ?përbindësh? burokratik, që po e shkatërron identitetin kombëtar. A mendoni se i keni dhënë shkas akuzave të tilla?
Unë nuk kam folur kurrë për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Por kjo nuk i ka penguar mbështetësit e Brexit që të më sulmojnë. Ne nuk duhet t?u japim evropianëve përshtypjen e rreme, se Bashkimi Evropian është duke u bërë një shtet i vetëm.
SHBA-të janë tërhequr nga marrëveshja mbi klimën, dhe nga marrëveshjet e tjera ndërkombëtare. Sidoqoftë, ju arritët të krijonit një raport special me presidentin amerikan Donald Trump, dhe të parandaloni një përshkallëzim të luftës së afërt tregtare midis Uashingtonit dhe Brukselit. Si ia dolët?
Një nga truket e mia të vogla, ishte se përdorja vetëm statistikat e SHBA-së, kur bisedoja me presidentin Trump. Dhe kur Trump më thoshte ?Nuk iu besoj shifrave tuaja?, unë i përgjigjesha:?Janë të dhënat tuaja??.
Marrëdhëniet trans-atlantike do të ishin shumë më të mira, nëse gjërat do të ishin kaq të thjeshta?
Në politikë, duhet ta prezantosh veten në një mënyrë të caktuar. Në Uashington, Trump më foli për të gjithë evropianët që kishin qenë në Zyrën Ovale para meje – kancelaren Merkel, presidentët, kryeministrat. Dhe unë i thashë:Ata janë të gjithë të rëndësishëm, por ju biseduat me njerëzit e gabuar.
Përgjegjës për politikën tregtare është Komisioni Evropian, dhe jo vendet anëtare. Kjo i bëri përshtypje. Trump më pas më tha:Unë nuk dua marrëveshje me Bashkimin Evropian, dua të arrij një marrëveshje me ju. Dhe unë iu përgjigja:Komisioni Evropian, ka përgjegjësi vetëm për çështjet e tregtisë. Një marrëveshje me mua, është një marrëveshje me BE-në.
Si një politikan aktiv, keni bashkëpunuar me 3 kancelarë gjermanë:Helmut Kol, Gerhard Shrëder dhe Angela Merkel. Kush ishte më europiani prej tyre?
Kol, pasi ishte historian. Ai mendonte në kontekste historike, dhe u shpjegonte të tjerëve domethënien e ngjarjeve. Përveç kësaj, ai ishte i vëmendshëm edhe në marrëdhëniet që mbante me shtetet anëtare më të vogla. Për shembull, mund të recitonte përmendësh emrat e luftëtarëve të rezistencës në Luksemburg, që u vranë në kampe naziste të përqendrimit gjatë ditëve të fundit të luftës./ ?Der Spiegel?-Përshtatur nga CNA.al
Presidenti amerikan, Udrou Uillson, është padyshim një nga p...
Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit n...
Gjatë viteve të ardhshme, bota do të ketë një teknologji tër...
Nga Aaron David Miller “CNN”* Në debatin më të fundit midis ...
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë...
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gj...
Nga Fareed Zakaria “Newsmax”* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit,...
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...