“Vetëm një i leshtë mendon që protesta nuk është e manipuluar”/ Spaho: Shqipëria drejt destabilizimit politik
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
E kaluara e Vladimir Putinit si oficer i KGB-së, ka qenë prej kohësh pjesë e mitologjisë që sillet rreth tij, si në Rusi ashtu edhe në Perëndim. Sipas narrativës zyrtare, ai ishte një luftëtar i pamposhtur dhe i shkathët, një pasardhës i super-spiunëve imagjinarë sovjetikë që shfaqeshin në filma dhe seriale televizive, dhe që e entuziazmuan Vladimirin që fëmijë.
Për të tjerët në Perëndim, e shkuara e tij në shërbimin sekret, dëshmon se ai është një manipulator i trajnuar. Natyrisht, e vërteta është mjaft më komplekse. Dokumentat e fundit më të fundit të publikuara për të nga raportet e KGB-së, nxjerrin në pah aspektet më prozaike të punës së tij.
Raporti përbëhet një nga një seri dokumentesh të deklasifikuara në Arkivin Qendror Shtetëror të Dokumenteve Historike dhe Politike në Shën Petersburg. Ato u ekspozuan në kuadër të një një ekspozitë, me rastin e 90 vjetorit të muzeut. Në këtë kontekst, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se edhe ky dokument ishte përzgjedhur me kujdes, për të dhënë përshtypjen e duhur.
Dhe është një raport pozitiv mbi ?Shokun V.V.Putin? që theksohet se ka qenë anëtar i Komsomol (Lidhjes së të Rinjve Komuniste) dhe i KGB-së që nga viti 1975 (kur ishte vetëm 23 vjeç), dhe ?që përmirësonte vazhdimisht standardet e tij ideologjike dhe politike?.
Raporti thekson se Putini ishte aktivisht i angazhuar në rrjetin arsimor të parties, dhe se ai ?përmirësonte vazhdimisht aftësitë e tij profesionale?.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai përshkruhet si ?moralisht i qëndrueshëm?, dhe si një ?person që gëzon një autoritet të merituar në mesin e kolegëve të tij në punë?. Raporti përfundon me përshkrimin se në kohën e lirë ai është sportist, një mjeshtër në xhudo dhe sambo (mundje luftarake ruse).
Kjo e fundit është krejtësisht e besueshme. Ndërkohë ?qëndrueshmëria morale?, është një mënyrë eufemistike për të thënë që ai nuk dehej ndonjëherë, apo nuk kishte lidhje me jashtëmartesore me gra të tjera. Pra ajo që përshkruan raporti është një oficer i denjë, serioz, i besueshëm, por që nuk premtonte ndonjë karrierë të madhe.
Dhe kjo gjë u reflektua në karrierën e tij pasuese. Pasi u paraqit në mënyrë të çuditshme para KGB-së qëkur ishte gjimnazist, Putin iu bashkua shërbimit sapo përfundoi universitetin në vitin 1975. Pas trainimit fillestar në shkollën 401-të të KGB-së, ai u caktua të punonte në Drejtorinë e Dytë, përgjegjëse për kundër-inteligjencën.
Në fillim u mor me përgjimin e të huajve, me synim rekrutimin e tyre të mundshëm në vendlindjen e tij Leningrad. Më vonë, pas trajnimit në KGB u dërgua në Dresden të Gjermanisë Lindore, për shkak se zotëronte mirë gjermanishten. Aty ai nuk rekrutonte, por drejtonte agjentë dhe përpilonte raporte në bashkëpunim me STASI-n, policinë sekrete të Gjermanisë Lindore.
Kur u ritkthye në Rusi pas shembjes së Murit të Berlinit,Putin gjeti një vend në krizë, dhe KGB nuk dukej se e dinte se çfarë duhet të bënte me të. Përfundimisht u la në rezervë, dhe për këtë arsye kërkoi një vend të ri pune.
Në fillim punoi në Universitetin Shtetëror të Leningradit, më pas punoi për kryebashkiakun e qytetit të riemërtuar, Shën Petersburg. Prej atij momenti, nisi edhe ngjitja e tij e shpejtë drejt pushtetit. E vërteta është se Putini nuk pati kurrë ndonjë rol menaxherial brenda KGB-së, dhe nuk ishte as një agjent i dorës së parë.
Ai nuk ishte asnjëherë i njohur me realitetet politike dhe burokratike në Lubjanka, selinë qëndrore të KGB-së, apo se çfarë ndodhi me inteligjencën pasi u largua nga kjo fushë. Ai u largua nga KGB me gradën e nënkolonelit. Kjo do të thotë që në mandatin e tij jetëshkurtër si drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), midis korrikut 1998 dhe marsit 1999, ai ishte sipas dëshmive një figurë mbështetëse, por jo veçanërisht mjeshtërore.
Ai i kuptonte sfidat, dhe ishte gjithnjë entuziast dhe i mirë-informuar mirë, dhe i përpiktë në përgatitjet e tij. Njëherazi, ai ishte i gatshëm të merrte mendimin e stafit të tij të ngushtë, nga gjeneralë me eksperiencë, dhe që kishin qëndruar brenda agjencisë edhe gjatë viteve të turbullta 1990.
Tek kjo gjë nuk ka asgjë të keqe. Gati çdo i emëruar i jashtëm, duhet të mbështetet tek përvoja dhe ekspertiza e profesionistëve të karrierës rreth tij. Por ajo që iu kthye në një lloj patologjie, ishte fakti që kjo konsultë nuk nxitej vetëm nga një vlerësim pragmatik i aftësive që i mungonin, por edhe nga entuziazmi i përtërirë i Putinit për të ashtuquajturit ?Çekistë? të agjencive të inteligjencës. Dhe kjo është parë gjatë gjithë presidencës së tij.
Gatishmëria për të dëgjuar shumë shërbimet e inteligjencës, dhe për të pranuar botëkuptimin e tyre mbi agjencitë e tjera (veçanërisht Ministrinë e Jashtme), është bërë një tipar dominues në qasjen e Putin ndaj botës. Dhe kjo ka çuar shpesh në përllogaritje seriozisht të gabuara, siç është ndërhyrja në Donbas të lindje të Ukrainës.
Kjo do të thotë gjithashtu, që ai mbështetet shumë tek të njëjtat shërbime, si instrumente të qeverisjes. Populli rus rebelohet? Bota e jashtme duket armiqësore? Në vend se t?i trajtojë çështjet themelore që fshihen pas secilit problem, ai ka gjetur si zgjidhje përdorimin e spiunëve, provokuesve dhe dezinformaatorëve. Rezultati ka qenë shpesh i suksesshëm. Lëvizja opozitare e Aleksei Navalnit po përballet me një sfidë serioze, dhe ndarjet ekzistuese brenda Perëndimit janë thelluar./ Themoscowtimes-Përshtatur nga CNA.al
Nga David Satter “Wall Stret Journal”* Më 6 nëntor 1917, bol...
Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’ po ndodh. Ai është drejtor ...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, presidenti në...
Presidenti amerikan, Udrou Uillson, është padyshim një nga p...
Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit n...
Gjatë viteve të ardhshme, bota do të ketë një teknologji tër...
Nga Aaron David Miller “CNN”* Në debatin më të fundit midis ...
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...