Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
A duhet të ndalemi nga e kaluara? Deri kohët e fundit, psikologët do të kishin kishin rekomanduar të mos ndalemi më tek ajo. Sidoqoftë, kohët e fundit është zbuluar se dëshira për të kaluarën, e njohur ndryshe si nostalgji, mund të përdoret si një mjet të dobishëm për njerëzit që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.
Për pasojë, nostalgjia është bërë një subjekt në rritje i kërkimeve në fushën e psikologjisë. Po çfarë është nostalgjia? Fjalori britanik i Oksfordit, e përkufizon si ?një ndjenjë trishtimi, të përzier me kënaqësi dhe përzemërsi, kur mendohet për periudha të lumtura të së kaluarës?.
I shpikur si term nga një mjek zviceran në shekullin XVII, vetë nostalgjia e ka origjinën nga fjalët greke ?nostos? (dëshirë për t?u rikthyer në shtëpi) dhe algos (dhimbje që lidhet me këtë dëshirë të madhe).
Në librin e tij ?Nostalgjia:Një shpjegim neuropsikiatrik?, psikologu Alan Hirsh e lidh nostalgjinë, me një dëshirë të madhe për të kaluarën. Por e kaluara e dëshiruar, është një version i idealizuar i vetvetes, me emocione pozitive që ekzistojnë në kujtesën tuaj, shoqëruar me ?filtrimin e emocioneve negative?.
Gjithsesi, studimet e fundit, kanë treguar se nostalgjia mund të ofrojë këndvështrime të reja mbi gjendjen tonë aktuale. Në fakt një studim i gjerë në 18 vende dhe 5 kontinente mbi ?nostalgjinë pankulturore?, zbuloi se nostalgjia inkurajonte ndjenjat e empatisë dhe lidhjes shoqërore, dhe madje funksiononte si një ilaç kundër ndjenjave të vetmisë dhe depresionit.
Po çfarë e shkakton sipas psikologjisë nostalgjinë? Pavarësisht nëse jemi duke kaluar kohë të vështira, apo thjesht disa gjëra po ndryshojnë në jetën tonë personale, kujtimet e kohërave kur gjërat ishin më të thjeshta, janë ?streha? e zakonshme që mund të na garantojë qetësi.
Për më tepër, studimi tregoi se nostalgjia është një përgjigje e zakonshme ndaj ndryshimit. Si e tillë, kur ne jemi duke përjetuar një tranzicion në jetën tonë, qoftë kur kalojmë nga adoleshenca në moshën e rritur, apo kur arrijmë moshën e daljes në pension, kur zhvendosemi për të banuar dikur tjetër, apo edhe kur përpiqemi të përballemi me përparimet teknologjike, ne shtyhemi në çdo rast drejt nostalgjisë.
Është interesant fakti që nostalgjia shkaktohet në mënyrë tipike nga emocionet negative. Por po aq tipikisht, ajo nxit një gjendje shpirtërore të përmirësuar, dhe shton emocionet pozitive. Por kjo nostalgji vjen me një lloj shijeje të hidhur, pasi ne mund të përjetojmë vetëm kohërat e mira.
Një studim psikoanalitik i vitit 1985 mbi nostalgjinë, zbuloi se rastet ekstreme të nostalgjisë, mund të ishin negative për personin në fjalë. Duke pasur parasysh këtë, a duhet ta shohim nostalgjinë si një sëmundje që duhet kapërcyer, apo si një mjet i dobishëm, që mund të na ndihmojë të kalojmë një situatë të vështirë?
Studiuesit mbi psikologjinë e nostalgjisë në Universitetin e Sauthemptonit në Britaninë e Madhe, kanë zbuluar se nostalgjia mund të veprojë si një sistem mbrojtës neurologjik, që na ndihmon të kapërcejmë mendimet ose përvojat negative. Ajo e arrin këtë, duke i ndihmuar njerëzit të arrijnë të kenë një ndryshim të përkohshëm, në mënyrën se si e perceptojnë gjendjen e tyre aktuale.
Dhe kjo u jep njerëzve forcën për të ecur përpara, gjatë periudhave të vështira. Për më tepër, lidhja e njerëzve me të kaluarën e tyre, u kujton se gjendja aktuale është e përkohshme. Pra, edhe nëse ata janë duke u ndjerë aktualisht të izoluar, nostalgjia u kujton atyre atë që kanë arritur në të kaluarën, dhe faktin që periudha të tjera pozitive mund ta presin në të ardhmen.
Nga nostalgjia ka shumë përfitime komuniteti në përgjithësi. Në të njëjtin studim, njerëzit në gjendje nostalgjike, kishin më shumë të ngjarë të shfaqnin tipare altruiste, dhe të angazhoheshin në punë vullnetare. Po ashtu, fëmijët që u inkurajuan të mendojnë më shumë mbi të kaluarën, u zbulua se kishin më pak të ngjarë të shfaqnin tipare egoiste në sjelljen e tyre.
Nostalgjia ka ndërkohë edhe efekte fiziologjike, dhe jo vetëm psikologjike. Për shembull, një studim në vitin 2012, zbuloi se pjesëmarrësit që kishin qëndruar në një dhomë të ftohtë, kishin më shumë të ngjarë të përjetonin ndjenjën e nostalgjisë.
Për më tepër, studiuesit zbuluan se ata që përjetonin nostalgji, e perceptonin temperaturën e ambientit si më të lartë, dhe mund të toleronin temperatura më të ftohta, sesa pjesëmarrësit që nuk raportonin ndjenja të nostalgjisë. Lajmi i shkëlqyer, është se nostalgjia mund të jetë një mjet i dobishëm psikologjik, për t?i ndihmuar njerëzit që kanë shumë telashe në një moment të caktuar./ Learningmind-Përshtatur nga CNA.al
Studiuesit kanë zbuluar se rritja e nivelit të detrave, do t...
Në të gjithë botën, Rënia e Murit të Berlinit është një nga ...
Vendimi që ka dënuar të “burgosurit politikë” katalanas me a...
Kanabisi është sot ilaçi më në modë. Kompanitë farmaceutike ...
E kaluara e Vladimir Putinit si oficer i KGB-së, ka qenë pre...
Nga David Satter “Wall Stret Journal”* Më 6 nëntor 1917, bol...
Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’ po ndodh. Ai është drejtor ...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, presidenti në...
Presidenti amerikan, Udrou Uillson, është padyshim një nga p...
Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit n...
Gjatë viteve të ardhshme, bota do të ketë një teknologji tër...
Nga Aaron David Miller “CNN”* Në debatin më të fundit midis ...
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...