Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Sipas një studimi më të fundit, nëse pini duhan, jeni më të rrezikuar të prekeni nga sëmundje serioze të shëndetit mendor, si depresioni dhe skizofrenia. Shumë njerëz me probleme të shëndetit mendor, janë konsumatorë të duhanit. Ndaj studiuesit nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe, tentuan të zbulojnë nëse është duhani ai që e shkakton atë problem, apo ai është thjesht një mekanizëm për përballimin e gjendjes, apo është një formë vetë-mjekimi.
Perfundimi? Janë që të dyja. ?Kishte dëshmi të efekteve shkakësore në të dyja situatat?- thotë dr.Robin Uton, autorja kryesore e studimit.
Ajo theksoi gjithashtu se studimi, do t?i shtohet listës tashmë të gjatë të arsyeve, se përse njerëzit nuk duhet të pinë duhan, pasi kjo do të përkeqësojë problemet e tyre ekzistuese të shëndetit mendor. Hulumtimi i publikuar në revistën ?Mjekësia Psikologjike?, monitoroi 462.690 njerëz me prejardhje evropiane, duke përdorur qasjen e rastësisë mendeliane.
Studiuesit arritën në përfundimin se njerëzit që pinë duhan, mund të preken nga depresioni më vonë gjatë jetës së tyre. Po kështu, njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë më shumë të ngjarë
të pinë duhan. E njëjta gjë vlen dhe për skizofreninë, megjithëse lidhja është shumë më e dobët. Gjithsesi, studimi ka një dobësi të madhe:ai është përqëndruar vetëm tek qytetarët evropianë.
Megjithatë, ata rekomanduan që në spitalet psikiatrike pacientët të mos lejohen të pijnë duhan. Uton pohoi se ende nuk dihet se si pirja e duhanit e rrit rrezikun për prekjen nga kjo sëmundje, por ajo dyshon se përgjegjëse mund të jetë nikotina, pasi ajo ndikon në aktivitetet e trurit.
?Rreziqet që vijnë nga pirja e duhanit, përfshirë edhe ato të zbuluara së fundmi, duhet të bëhen gjerësisht të ditura, veçanërisht për të rinjtë, që tundohen shpesh të provojnë pirjen e duhanit? – shprehet dr.Jan Hamiltom, ekspert mbi varësinë dhe shëndetin mendor në Universitetin e Jorkut në Britaninë e Madhe.
Edhe kanabisi shton gjithashtu rreziqet
Uton theksoi se si studimi mbi efektet e kanabisit, mund të shpjegojë më së miri lidhjen midis pirjes së duhanit, dhe rrezikut për zhvillimin e depresionit dhe skizofrenisë. Sipas një studimi të botuar në revistën ?Lancet Psychiatry?, teksa ekziston një përfitim i dukshëm nga përdorimi i kanabisit për të kuruar depresionin, ankthin dhe problemet e tjera të shëndetit mendor, rreziqet e tejkalojnë atë përfitim.
Për shembull, THC, një derivat i kanabisit, përdoret si ilaç për ankthin dhe sklerozën e shumëfishtë. Studimi pretendon se provat që mbështesin përdorimin e tij janë të ?dobëta?, dhe në fakt e përkeqësojnë më tej psikozën. Për më tepër, autorët rishqyrtuan 83 studime që përfshinin në total 3.000 njerëz.
Këto studime, kanë të bëjnë me efektet e kanabinoidit mjekësor tek çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor si sindromi Tourette, ose çrregullimi i hiperaktivitetit të defiçitit të vëmendjes (ADHD), depresioni dhe psikoza. Ajo që zbuluan ata, vërteton se provat e efekteve të saj të dobishme, janë në rastin të mirë të papërshtatshme.
Pasi shqyrtoi një numër të madh studimesh, studimi arriti në përfundimin se kanabisi e përkeqëson në fakt depresionin, ankthin dhe simptomat psikotike. Ata përmendën ndërkaq edhe disa studime të mëhershme. Një studim i mirë-konceptuar, thotë që simptomat e psikozës akute mund të ndodhin më shpesh, pikërisht për shkak të përdorimit të kanabisit.
Një tjetër studim, flet për rrezikun më të lartë nga varësia e kanabisit tek të rinjtë, grupmosha ku depresioni dhe ankthi janë mëse të zakonshme. Autorja kryesore e studimit, dr.Luiza Degenhard nga Qendra Kombëtare e Kërkimit mbi Drogën dhe Alkoolit në Sidnej të Australisë, pretendoi se studimi i tyre është realizuar në kohën e duhur, për shkak të kërkesës në rritje për kanabisin mjekësor.
Në ato vende ku kanabinoidet mjekësore janë të ligjshme, mjekët dhe pacientët duhet të peshojnë si dëshmitë e kufizuara të përfitimeve ashtu edhe rreziqet, para se të vendosin t?i përdorin ato si ilaçe, thotë Degenhard. Ajo shtoi gjithashtu se njerëzit që vazhdojnë të kurohen me këto ilaçe, duhet të monitorohen nga afër si për ndikimin pozitiv, ashtu edhe atë negativ./Natureworldnews.com- Përshtatur nga CNA.al
Dhjetë vjet para se Adolf Hitleri të ngjitej në pushtet në G...
Nga Harold James “Project Syndicate”* Aktualisht jemi përjet...
A duhet të ndalemi nga e kaluara? Deri kohët e fundit, psiko...
Studiuesit kanë zbuluar se rritja e nivelit të detrave, do t...
Në të gjithë botën, Rënia e Murit të Berlinit është një nga ...
Vendimi që ka dënuar të “burgosurit politikë” katalanas me a...
Kanabisi është sot ilaçi më në modë. Kompanitë farmaceutike ...
E kaluara e Vladimir Putinit si oficer i KGB-së, ka qenë pre...
Nga David Satter “Wall Stret Journal”* Më 6 nëntor 1917, bol...
Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’ po ndodh. Ai është drejtor ...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, presidenti në...
Presidenti amerikan, Udrou Uillson, është padyshim një nga p...
Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit n...
Gjatë viteve të ardhshme, bota do të ketë një teknologji tër...
Nga Aaron David Miller “CNN”* Në debatin më të fundit midis ...
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...