Propozimet franceze/ Reformim apo fund i zgjerimit të BE?
Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bl...
Nga Katarina Panic ?Fair Planet?
Pasi dështuan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, shumë vende të Ballkanit Perëndimor, të shkatërruara nga luftërat, korrupsioni, mungesa e demokracisë, por edhe nga një ekonomi e varfër, janë të detyruara të kërkojnë aleatë diku tjetër.
Dhe oferta është tejet e larmishme:Turqia, Rusia, Kina, dhe shtetet islamike. Rajoni i Ballkanit Perëndimor, është i interesuar për investime dhe mbështetje diplomatike. Të gjithë të tjerët, janë të interesuar për dominim gjeostrategjik, dhe për të pasur një ndikim sa më afatgjatë.
Në dallim nga Rusia me qëndrimet e saj anti-NATO dhe anti-BE, Turqia ishte ajo që ka bërë fushatë për të dyja prej shumë kohësh. Por pikërisht shkak të Moskës, gjërat me sa duket kanë ndryshuar paksa.
Duket se miqësia e re, që lindi gjatë luftës civile në Siri, ka prekur edhe Ballkanin. ?Turqia do të vazhdojë të mbështesë angazhimin e Bosnje Hercegovinës në Evropë?- u shpreh Xhevdet Jilmaz nënkryetari i partisë qeverisëse turke, AKP, gjatë vizitës që zhvilloi muajin e kaluar në kryqytetin boshnjak, Sarajevë.
Ajo ishte hera e pare, që një zyrtar turk nuk e përmendte NATO-n apo Bashkimin Evropian. Ndryshimi i dukshëm në politikën e jashtme turke, është saktësisht në përputhje me interesat ruse:distancim nga Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe armiqësia e tyre e përbashkët ndaj Perëndimiy.
Për sa i përket ekonomisë, kompanitë turke kanë investuar deri tani më shumë se 3 miliardë dollarë amerikanë në Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Për sa i përket diplomacisë, Turqia, do të përdorë të gjitha përfitimet e trashëgimisë komuniste.
Por deri ku do të shkojë servilizmi ndaj ish-pushtuesve? Ai duket se po shkon aq larg, sa që udheheqësit e Ballkanit Perëndimor, të prirur haptazi të lavdërojnë hapur diktatorët, nuk u binden vendimeve të gjykatave të tyre, që i mbrojnë qytetarët turq, ku shumica janë azilkërkues në këto vende.
Ata u larguan nga Turqia, pasi autoritetet i bëjnë me faj për grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut të vitit 2016. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërkon në mënyrë të vazhdueshme ekstradimin e njerëzve të etiketuar si Gylenistë.
?Turqia ka disa kërkesa, dhe kjo çështje nuk u ngrit vetëm muajin e shkuar. Ajo u diskutua edhe kur unë isha në një vizitë zyrtare në Ankara?-konfirmoi Kryetari i Presidencës së Bosnjës Milorad Dodik në korrik të këtij viti, pasi presidenti turk Erdogan kishte vizituar Sarajevën.
Dy muaj më vonë, autoritetet e Bosnje Hercegovinës, anuluan lejet e qëndrimit për një grup shtetasish turq, që kërkoheshin me ngulm nga policia turke.
Kosova dhe Serbia, bënë gjithashtu të njëjtën gjë, duke mos ndjekur asnjë lloj procedure ligjore, që përcakton ligji i ekstradimit. Ndërkohë, edhe në Malin e Zi po vazhdon ende një çështje gjyqësore mbi të njëjtën çështje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njohën më në fund kërcënimin e lartë që i vjen rajonit të Ballkanit Perëndimor, si nga Turqia ashtu edhe nga Rusia.
Në 2 muajt e fundit, Uashingtoni emëroi diplomatin me përvojë Metju Palmer si Përfaqësuesin e ri Special të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, dhe ambasadorin amerikan në Gjermani, Riçard Grenëll si të dërguarin e ri special për bisedimet Serbi-Kosovë, në mënyrë që Shtëpia e Bardhë të marrë një rol kryesor konstruktiv në këtë rajon./ Përshtatur nga CNA.al
Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bl...
Mafia italiane “Cosa Nostra”, është e më famshmja sot në bot...
Ne i duam ëmbëlsirat. Por sheqeri i tepërt në dietat tona us...
Në Kinë, dy pacientë të diagnostikuar me sëmundjen e Murtajë...
Leh Valesa, udhëheqësi legjendar i sindikatës polake “Solida...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”Moria, në ishullin grek Les...
Protesta të shumta antiqeveritare, kanë paralizuar prej muaj...
Në vitin 1873, shkrimtari francez Zhyl Vern botoi librin “Rr...
Nga Jayati Ghosh “Project Syndicate”Rreziqet e ndotjes së mj...
I lindur në një familje aristokrate, konti Klaus von Shtaufe...
Nga Peter Kellner “Carnegie Europe”*Analistët bëjnë shpesh k...
Ne jetojmë sot më gjatë, por jo shumë më mirë. Jetëgjatësia ...
Nga Daniel Pipe “National Interest”* Sundimi i Rexhep Taip E...
Tensionet aktuale midis Rusisë dhe NATO-s, kanë bërë që shum...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”* Shkup – Shenjat e përpj...
Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative ...
Të moshuarit dhe të rinjtë po grinden sërish. Mund të supozo...
Nga Wojciech Michnik “New Eastern Europe”* Presidenti france...
* Ajo çka rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, nuk është ve...
* Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin të gjithë hebr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...