web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush ishte Salvatore Rina, kryebosi i frikshëm i mafias siçiliane “Cosa Nostra”

18 Nëntor 2019, 07:28, Blog CNA

Mafia italiane ?Cosa Nostra?, është e më famshmja sot në botë, për shkak të ndikimit të gjerë dhe egërsisë që e karakterizonte. Sot ajo nuk është aq e dhunshme sa deri 3 dekada me parë, kur e mbërriti kulmin në kohën e Salvatore ?Toto? Rinës.

Mafiozët e tjerët e thërrisnin me nofkën ?Belva? (Bisha), për shkak të natyrës së tij të dhunshme, ose ?Shkurtabiqi?, për shkak se ishte shtatvogël. Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë kriminale, Rina besohet se ka vrarë personalisht rreth 40 persona, ndërsa urdhëroi vrasjen e qindra të tjerëve.

Salvatore Rina lindi më 16 nëntor 1930 në qytezën malore të Korleones. Ai iu bashkua mafias së zonës që në moshën 19-vjeçare, kur kreu një vrasje në emër të saj. Një vit më pas, kreu një vrasje tjetër gjatë një debati banal, për të cilën u burgos për 6 vite.

Deri në vitin 1958, bosi i mafias në Korleone ishte mjeku Mikele Navarra. Ai u vra me urdhër të Luçiano Lexhos, një mafioz i pamëshirshëm, që më pas u bë vetë bosi. Bashkë me Toto Rinën dhe Bernardo Provencanon, Lexho nisi të forcojë shumë klanin e korleonezëve.

Për shkak se ishte një qytezë e vogël, korleonezët nuk kishin shumë peshë në mafian siçiliane të viteve 1950, krahasuar me familjet kryesore në kryeqendrën e rajonit, Palermo. Bosët e Palermos, i cilësonin shpesh me përbuzje korleonezët si ?viddani? (fshatarë).

Në fillim të viteve 1960, Lexhos, Rina dhe Provencano, qëndronin të fshehur pasi kishin vrarë dhjetëra mbështetës të mbijetuar të Navarras, dhe për shkak të urdhër-arresteve nga policia. Rina dhe Lexho u arrestuan dhe u gjykuan në vitin 1969. Por në fund u liruan për shkak të shantazheve ndaj jurisë dhe dëshmitarëve.

Pas lirimit Rina u fsheh, dhe do të qëndronte në arrati për 24 vitet e ardhshme. Luçiano Lexho u arrestua dhe u dënua në vitin 1974 për vrasjen e Mikele Navarrës. Edhe pse ruajti njëfarë ndikimi nga qelia, Rina ishte tashmë bosi fuqiplotë i Korleonezëve. Ai mbante marrëdhënie të ngushta me Ndrangetën, mafias e frikshme kalabreze.

Gjatë viteve 1970, Siçilia u shndërrua në një pikë të rëndësishme në trafikun ndërkombëtar të heroinës. Rina dëshironte ta vendoste këtë trafik nën kontrollin e tij. Ndaj nisi një luftë të përgjakshme kundër familjeve të tjera mafioze siçiliane.

Në fund të viteve 1970, ai urdhëroi vrasjen e një numri të lartë zyrtarësh publikë, si gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë policie. Rivalët kryesorë të korleonezëeve ishin mafiozët Stefano Bontade, Salvatore Inserilo dhe Gaetano Badalamenti. Ata u vranë gjtë viteve 1981- 983, bashkë me shumë bashkëpunëtorë të tyre.

Lufta brenda mafias siçiliane, llogaritet të ketë shkaktuar në atë periudhë mbi 1 mijë të vrarë. Pas vitit 1983, korleonezët u bënë zotër të vetëm të mafias në ishull. Por gjërat për Rinën dhe njerëzit e tij, nisën të shkonin keq kur Tomazo Busheta u bë mafiozi i parë siçilian, që bashkëpunoi me drejtësinë.

Gjatë luftës brenda mafias, Busheta kishte humbur të gjithë familjen, disa të afërm dhe shumë miq. Shndërrimi në një ?pentito? (të penduar), ishte mënyra e vetme për të shpëtuar veten, dhe për të marrë hak ndaj Toto Rinës. Bushetta i dha gjykatësit të njohur Xhovani Falkone, informacione me shumë rëndësi mbi strukturën dhe mënyrën e funksionimit të ?Cosa Nostra?.

Ai dëshmoi në Gjyqin e Madh të mesit të viteve 1980, ku u dënuan mbi 500 pjesëtarë të mafias. Rina u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje. Në vitin 1989 Rina udhëroi vrasjen e një numri bashkëpunëtorësh si Vincenzo Pucio. Ky kishte planifikuar  me sa duket rrëzimin e Rinës nga drejtimi i mafias, por Toto e kishte zbuluar me herët komplotin.

Gjatë arratisë, Rina mbajti marrëdhënie të ngushta me zyrtarë të lartë vendorë dhe qëndrorë si kryebashkiakun e Palermos, Vito Çiançimino dhe senatorin Salvatore Lima. Çiançimino, po nga Korleone, e lejoi mafian në këmbim të rryshfeteve të pastronte paratë e saj në sektorin e ndërtimit.

Lima kishte miqësi me disa herë krieministrin e vendit Xhulio Andreoti, një nga figurat më me ndikim në politikën kombëtare, në gjysmën e dytë të shekullit XX. Në vitin 2004, Gjykata e Lartë në Itali, deklaroi se Andreotti kishte pasur ?lidhje miqësore madje të drejtpërdrejta? me Stefano Bontaden dhe Gaetano Badalamentin, bosët e të ashtuquajturit ?krah të moderuar? të ?Cosa Nostra?.

Këto lidhje, shkaktuan dyshime se Rina kishte psur një raport të ngjashëm me Andreotin më vonë. Por gjykatat e liruan Androtin nga kjo akuzë, duke e hedhur poshtë si të pabazuar në fakte dëshminë e mafiozit Baldasare Di Maxho, sipas të cilit Rina ishte takuar me ish-kryeministrin Andreoti në praninën e Limës.

Më majin dhe korrikun 1992, Rina urdhëroi ekzekutimin e gjykatësve anti-mafia Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino. Këto vrasje, e indinjuan tej mase mbarë opinionin publik në Itali, dhe e detyruan edhe politikën deri diku të kompromentuar që të reagonte.

Kështu Gjykata e Lartë, la në fuqi në janarin e vitit 1992, dënimin e Rinës. I tërbuar nga inati, ai urdhëroi vrasjen e ish-mikut të tij, senatorit Lima në 12 mars të po atij viti. Mediat në Itali folën për negociata të fshehta mes autoriteteve në Romë dhe krahut të djathtë të Rinës, Bernardo Provencano, për dorëzimin e shefit të mafias, që e kishte kaluar cakun.

Zyrtarisht, dihet që Rina u tradhëtua nga Di Maxho, i cili tregoi vendndodhjen sekrete ?bosit të bosëve?. Rina u arrestua më 15 lanar 1993 në Palermo. Në kunërpërgjigje, njerëzit e tij ndërmorrën një seri aktesh terroriste në vende publike, duke vrarë 10 qytetarë të pafajshëm dhe plagosur 33 të tjerë.

Shitjen e Rinës nga Provencano, e konfirmoi në vitin 1996 Xhovani Bruska, një nga killerat kryesorë të bosit famëkeq, që pasi u arrestua pranoi të bashkëpunojë më drejtësinë. Të njëjtin variant mbështeti në vitin 2009 edhe Masimo Çiançimino, djali i Vito Çiançiminos. Toto Rina vdiq në burg në 17 nëntor 2017, pas një sëmundje të rëndë./Mafia.wikia.org-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga