Nga Pellumb KULLA/PËRSE NJËQINDEDYZET DHE JO VETËM DY?!
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Nga Leonid Bershidsky ?The Moscow Times?
Një artikull fundjavën që shkoi në gazetën ?The Sunday Times?, fliste mbi një raport parlamentar britanik, që ka arritur në përfundimin se është e pamundur të përcaktohet sasia e ndikimit të përpjekjeve ruse, për të ndikuar në rezultatin e referendumin mbi Brexit në vitin 2016.
Ky përfundim, përputhet kryesisht me hetimet mbi presidencialet amerikane të vitit 2016, nga ekspertja e shquar e komunikimit Ketlin Xhemison, që gjithsesi ka argumentuar se Rusia luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e presidentit Donald Trump. Por kjo nuk do të thotë, që ndikimi i propagandës së huaj, nuk mund të matet me saktësi në të ardhmen.
Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë në parlamentin britanik, mbikëqyr punën e shërbimeve
të inteligjencës. Dhe raporti i tij mbi ndërhyrjen ruse, i zbuluar nga ?The Sunday Times?, do të ishte ekuivalenti i përafërt i vlerësimit të komunitetit amerikan të inteligjencës në vitin 2017, për ndërhyrjen ruse në prag të garës presidenciale të 2016-ës.
Por qeveria britanike, ka refuzuar ta bëjë publik raportin, përpara zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit, dhe është kritikuar gjerësisht për këtë. Kritikët pyesin nëse qeveria po përpiqet të mbrojë informacionin mbi donatorët rusë të fushatës pro-Brexit, dhe Partisë Konservatore në pushtet.
Të dhënat e publikuara në ?The Sunday Times?, nuk zbulojnë ndonjë informacion të ri mbi këtë çështje. Por ato tregojnë, se raporti u përpoq të vlerësojë ndikimin e mediave propagandistike ruse ?Russia Today? dhe ?Sputnik?. Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë, llogariti se 260 artikuj kritikë mbi Bashkimin Evropian të botuara në këto 2 media 6 muaj para referendumit Brexit, u ripostuan në media sociale, dhe u panë deri në 134 milionë herë, ose 3 herë më shumë se raportimet e fushatës së 2 grupeve më të mëdha pro-Brexit, ?Leave Leave? dhe ?Leave.eu?.
Por, a ndryshuan mendje njerëzit që panë materialin mbi mënyrën se si duhej të votonin, apo ata që ranë dakord me propagandën anti-BE, ishin në një numër më të madh, se sa në rrethana të tjera? Këto janë pyetjet ?1 miliardë dollarëshe?, për ata që përpiqen të kuptojnë nëse Rusia ndihmoi në shkaktimin e kaosit Brexit, apo futjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Xhemison, profesoreshë e Universitetit të Pensilvanisë, bëri një përpjekje të guximshme për t?iu përgjigjur këtyre pyetjeve në librin e saj të vitit 2018 ?Lufta kibernetike:Si hakerat ruse, ndihmuan zgjedhjen e një presidenti?. Ajo tha se bazuar në invetigimet e mëparshme, hakerat rusë kanë ndikuar ndoshta në rezultatin e zgjedhjeve, duke mobilizuar më shumë votuesit e mundshëm të Trump, dhe dekurajuar votuesit liberalë.
Xhemison kujton se së bashku me kolegët, analizoi ndikimin e reklamave individuale në zgjedhjet e vitit 2000. Kjo nuk ishte më e mundur në vitin 2016, pasi nuk kishte asnjë mënyrë të besueshme, për të matur saktë ndikimin e reklamimit në internet.
Sot falë mediave sociale, është bërë shumë më e lehtë për qeveritë dhe influencuesit privatë, që të ofrojnë propagandë në çdo cep të botës, pavarësisht se çfarë kufizimesh vendosen ndaj reklamave politike. ?Russia Today? dhe ?Sputnik?, nuk kanë nevojë të blejnë reklama për të gjeneruar dhjetëra miliona reagime.
Para çdo votimi që ka rëndësi për interesat ruse – dhe kjo nënkupton shumicën e zgjedhjeve kombëtare evropiane dhe amerikane, por edhe ato në Azi dhe Afrikë – makineria e propagandës ruse do të prodhojë shumë përmbajtje autentike, të cilat do të përhapen nga si nga njerëzit e paguar, ashtu edhe nga ana që u besojnë vërtet.
Kjo do të thotë se do të krijohen mundësi, për të matur efektin e këtyre operacioneve të ndikimit. Në fakt, deri tani janë humbur shumë mundësi të tilla: Zgjedhjet janë zhvilluar, pa një përpjekje serioze për të kuptuar saktësisht se si ndërhyrjet kiberntike ruse, kanë ndikuar në rezultatet e proceseve zgjedhore.
Një shembull tronditës i llojit të rezultateve të trukuara që mund të prodhojnë ata, shfaqet në një studim të botuar vitin e kaluar nga Leonid Peisakin dhe Arturas Rozenas nga Universiteti i Nju Jorkut. Ata analizuan ndikimin e televizioneve ruse në zgjedhjet e fundit në Ukrainë.
Ata zbuluan se shikimi i televizioneve ruse, forconte kryesisht qëndrimet ekzistuese pro-ruse, sesa ndryshonte bindjet në kutinë e votimit. Hulumtime të tilla, i duhen shoqërive perëndimore, që ato të mund të kuptojnë cilat duhet të jenë përgjigjet më të mira ndaj propagandës dhe hakerave rusë.
A funksionojnë përpjekjet anti-propagandë? Çfarë do të funksiononte për mobilizimin e votuesve që refuzojnë mesazhet ruse? Këto pyetje, mbeten ende pa përgjigje 3 vjet pas fitores së Trump dhe Brexit. Dhe ato nuk mund të marrin përgjigje, bazuar tek të dhënat e kufizuara të disponueshme për këto 2 ngjarje të rëndësishme. Ajo që dihet mbi raportin që qeveria britanike po tenton ta mbajë të fshehtë, është dëshmi e mëtejshme e kësaj./ Përshtatur nga CNA.al
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franc...
Nga John Horgan “Scientific American”* Në historinë e teoriv...
Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”* Lufta kibernetike, mund ...
Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1...
Samiti i Gjenevës, takimi i parë midis presidentit amerikan ...
Nga Anthony Salamone “The National”Bashkimi Evropian, po për...
Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, ...
Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depre...
Nga Elise Lobbedez “The Conversation”* Shpesh e perceptuar s...
Para samitit për Ukrainën Lindore që zhvillohet në Paris, ka...
Më 18 nëntor 1978, udhëheqësi i Tempullit të Popullit, Xhim ...
Kur Genghis Khan i hyri aventurës për të sunduar botën në vi...
Nga Katarina Panic “Fair Planet”Pasi dështuan të anëtarësohe...
Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bl...
Mafia italiane “Cosa Nostra”, është e më famshmja sot në bot...
Ne i duam ëmbëlsirat. Por sheqeri i tepërt në dietat tona us...
Në Kinë, dy pacientë të diagnostikuar me sëmundjen e Murtajë...
Leh Valesa, udhëheqësi legjendar i sindikatës polake “Solida...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”Moria, në ishullin grek Les...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...