web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksperti rus jep alarmin/ Prisni sulme “katastrofike” kibernetike në internet

22 Nëntor 2019, 07:28, Blog CNA

Nga Nicholas Vinocur ?Politico.eu?

* Lufta kibernetike, mund të bëhet së shpejti një realitet për miliona njerëz. Sipas Eugjen Kasperskit, sipërmarrësi rus i një kompanie softuerësh antivirus që mban emrin e tij, sulme katastrofike në infrastrukturën jetike në internet, do të ndodhin në një të ardhme të afërt.

Ato mund të shmangen, vetëm nëse qeveritë arrijnë të bien dakord për rregullat e angazhimit një rrjet për të kufizuar dëmin. ?Ne jemi me shumë fat, që nuk po pësojmë shumë sulme në internet në infrastrukturën më jetike?- tha Kasperski për ?Politico? në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

?Kur ato të ndodhin – dhe kjo është vetëm një çështje kohe – do të jetë një sulm vërtet i dhimbshëm. Dhe unë mendoj se nuk do të kemi asnjë mundësi tjetër, përveçse që vendet të bien dakord të bashkëpunojnë midis tyre?- thekson ai.

Kasperski, është një nga dhjetëra ekspertët e njohur në fushën e sigurisë kibernatike, që kanë mbështetur të ashtuquajturën thirrje të Parisit për besim dhe siguri në hapësirën kibernetike. Ky është një angazhim jo-detyrues, i prezantuar që në vitin 2018, dhe që synon de-përshkallëzimin e konfliktit në hapësirën kibernetike, dhe vendosjen e disa rregullave të qarta ndërkombëtare të operimit në këtë fushë.

E mbështetur nga presidenti francez Emanuel Makron, nisma ka aktualisht mbështetjen e 74 vendeve dhe 607 kompanive nga 60 vende. Por asnjë nga fuqitë e sotme kibernetike – Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia – nuk janë bërë ende zyrtarisht pjesë e kësaj nisme, çka ka nxitur kritikët ta shpërfillin këtë nismë, si një retorikë që ngjall simpati, por që ka pak ndikim në realitet.

Kasperski, produktet e kompanisë të të cilit u ndaluan nga të gjitha departamentet e qeverisë amerikane në vitin 2017, e pranoi sfidën e vendosjes së normave pa superfuqitë mbi krye, në një botë ku veprimi shumëpalësh, dukej se ishte në zhdukje e sipër.

E megjithatë, drejtori i përgjithshëm, kompania e të cilit është vënë nën presionin edhe të Bashkimit Evropian, me qeverinë hollandeze që ka ndaluar përdorimin e produkteve të saj në rrjetet qeveritare, thotë që mungesa e ndonjë veprimi konkret, do të ishte diçka e pafalshme në një kohë kur numri i sulmeve kibernetike po rritet me shpejtësi.

?Ajo që po shohim, është rritja e sulmeve dashakeqe?- thotë Kasperski, që ka ngritur në Zvicër një ?Qendër të Transparencës?, për t?i lejuar që të gjithë  njerëzit të inspektojnë kodin e tij burimor, dhe i ruan të gjitha të dhënat evropiane në Evropë.

?Kësisoj, tani mbledhim çdo ditë 300-400 mijë skedarë të rinj sulmesh dashakeqe. Kjo do të thotë që në 3 ditë, mbledhim mbi 1 milionë të ditë. Çdo ditë ka 300-400 mijë sulme të reja kibernetike, një shifër që nuk e kemi hasur kurrë më parë?- thekson ai.

Duke vlerësuar se më shumë ?gjysmë milioni? njerëz në të gjithë botën, mund të jenë aktualisht të punësuar në biznesin e krimit kibernetik – nga hakerat e pavarur, deri te ushtritë profesioniste të marrë me qira nga shtetet ? eksperti rus thekson se sulmet kibernetike, po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, dhe të pamëshirshme.

?Në botë ekzistojnë sot shumë banda kriminale, që janë në gjendje të ndërmarrion sulme mjaft të ndërlikuara ndaj infrastrukturës kibernetike. Ato mund të sulmojnë dhe hakerojnë kompjutera që menaxhojnë sistemet fizike?-vijon më tej eksperti rus.

?Shumë prej hakerave punojnë si kontraktorë, dhe shumica prej tyre nuk kanë asnjë lloj skrupulli moral. Ata hakerojnë sistemet kibenerike nëpër spitale. Ata e bëjnë këtë, duke ditur shumë mirë se çfarë janë duke bërë. Dinë mirë dhe pasojat fatale që mund të shkaktojën,por kjo i ndal ata?- shtoi ai.

Duke analizuar gjuhët që analistët e kompanisë së tij i kanë gjurmuar në sulmet në internet, Kasperski shprehet e hakerat ?e rinj dhe ata deri në nivelin e mesëm? janë kinezë, spanjollë, portugezë, rusë, anglezë ose turq. Por kur është fjala për ?krimin kibernetik tejet profesional, bandat më të avancuara kriminale janë të gjitha rusisht-folëse?- tha ai.

Ndërsa bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, ai shprehu shqetësimin

se ajo që vërehet është tendenca e kundërt. ?Mjerisht, çështja e fundit mbi të cilin ka pasur një bashkëpunimit të madh ndërkombëtar, ishte ajo e ?Carbanak? në vitin 2015.

Në hetimet mbi atë rast u përfshinë Europol, policia kibernetike ruse dhe FBI-ja amerikane. Dhe ai bashkëpunim, solli rezultate konkrete. Madje shumë rezultate. ?Druaj se kjo nuk po ndodh më. Prandaj, thirrja e Parisit është një nismë shumë i mirë. Bota po përpiqet ta ringjallë këtë bashkëpunim?- përfundoi ai./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga