web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pushtimi i Xhamisë së Madhe të Mekës, ngjarja që shënoi fillimin e terrorizmit islamik

21 Nëntor 2019, 07:37, Blog CNA

Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1979, cilësohet si një ngjarje kryesore në evolucionin e terrorizmit islamik. Xhamia e Madhe e Mekës, është një kompleks i madh, që mund të strehojë rreth 1 milionë besimtarë në çdo kohë, sidomos gjatë Haxhit të përvitshëm në Mekë, që fokusohet në marshimin përreth Qabesë së Shenjtë, e cila ndodhet në zemër të Xhamisë së Madhe.

Xhamia prej mermeri, e mori formën e saj aktuale pas një rikonstruksioni 20-vjeçar, që kushtoi mbi 18 miliardë dollarë, dhe që filloi në vitin 1953 me nismën e Shtëpisë së Saudëve, monarkisë që sundon Arabinë Saudite, dhe që e konsideron veten si kujdestare e vendeve të shenjta në Gadishullin Arabik.

Është interesant fakti, që kontraktori i zgjedhur për punimet ishte kompania saudite ?Bin Laden Group?, e drejtuar nga i ati i Osama bin Ladenit. Në orën 5 të mëngjesit të datës 20 nëntor, ditën e fundit të Haxhit, Sheh Muhamed Al-Subajil, imami i Xhamisë së Madhe, po përgatitej t?u drejtohej me një predikim 50.000 besimtarëve që ndodheshin aty.

Sipas kalendarit islamik, 20 nëntori ishte dita e parë e vitit 1400. Në mesin e adhuruesve, u shfaqën disa njerëz të veshur me të zeza, që mbanin disa arkivole mbi supe. Por kjo pamje, nuk ishte e pazakontë në xhaami. Familjet i çon shpesh të vdekurit e tyre atje, për të marrë bekimin e fundit. Por njerëzit me të zeza, kishin tjetër gjë ndërmend.

Burrat nxorrën armët automatike nga rrobat e tyre, qëlluan disa herë në ajër, por dhe mbi disa policë aty pranë, dhe bërtitën para turmës:?Mahdi është shfaqur!?. Mahdi është fjala arabe për Mesian, shpëtimtarin e botës. Të tjerë i ulën përtokë arkivolet, i hapën dhe nxorrën prej andej shumë armë të tjera.

Sulmi drejtohej nga Juhajman Al-Oteibi, një predikues fundamentalist, ish-anëtar i Gardës Kombëtare Saudite, dhe Muhamed Abdullah Al-Qahtani, që pretendonte se ishte Mesia. Të dy ata bënë thirrje për një rebelim kundër monarkisë saudite, duke e akuzuar atë se kishte tradhtuar parimet islamike, dhe e iu ishte shitur vendeve perëndimore.

Militantët, afro 500, ishin të mirë-armatosur. Përveç arsenalit që kishin fshehur nëpër arkivolë, ata i kishin fshehur armët të tjera në bodrumin e xhamisë. Ata ishin të përgatitur prej kohësh për këtë akt. Rrethimi zgjati 2 javë, dhe nuk mbaroi pa masakrimin e qindra njerëzve në bodrume, ku militantët kishin marrë qindra pengje

Ngjarja pati pasoja të përgjakshme në Pakistan dhe Iran. Në Pakistan, një turmë studentësh islamikë u tërbuan nga një raport i rremë, sipas të cilit pushtimi i xhamisë ishte orkestruar nga Shtetet e Bashkuara. Ata sulmuan ambasadën amerikane në Islamabad, dhe vranë 2 amerikanë. Ajatollah Khomeini e përshëndeti publikisht sulmin, dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për pushtimin e xhamisë në Mekë.

Në Mekë, autoritetet saudite po shqyrtonin mundësinë e një sulmi komando, pa marrë parasysh sigurinë e pengjeve. Por Princi Turki, djali më i ri i Mbretit Faizal, telefonoi një oficer të shërbimit sekret francez, Klod de Marenshe, që rekomandoi hedhjen e gazit për neutralizimin e terroristëve.

Tre komando të forcave speciale franceze, shkuan me shpjetësi në Mekë. Për shkak të ndalimit të hyrjes së jo-muslimanëve në qytetin e shenjtë, ata u konvertuaan në besimin islam, përmes një ceremonie të shkurtër. Ata pompuan gaz ??në dhomat e nëndheshme, por operacioni dështoi, dhe rezistenca e rebelëve vazhdoi.

Duke parë rritjen e numrit të viktimave, forcat saudite shpuan disa vrima në oborr, dhe hodhën granata në dhomat e nëndhshme, duke vrarë pa dallim shumë pengje, por duke i detyruar rebelët e mbetur të zhvendoseshin në zona më të dukshme, nga ku ata mund të kapeshin. Më shumë se 2 javë pasi sulmit, rebelët e mbijetuar u dorëzuan.

Orët e para të mëngjesit të 9 janarit 1980, në sheshet publike të 8 qyteteve saudite, përfshirë Mekën, 63 militantëve radikalë që pushtuan Xhaminë e Madhe, iu pre koka me shpatë me urdhër të mbretit. Në mesin e të dënuarve, 41 ishin shtetas sauditë, 10 nga Egjipti, 7 nga Jemeni, 3 nga Kuvajti, 1 nga Iraku dhe 1 nga Sudani.

Autoritetet raportuan se 117 ekstremistë vdiqën gjatë rrethimit, 87 gjatë luftimeve, të tjerët në spital. Al-Qahtani u vra gjatë çlirimit të xhamisë, ndërsa Juhajman u ekzekutua me prerjen e kokës. 19 militantë u dënuan me vdekje, dënim që më vonë iu konvertua në burgim të përjetshëm.

Forcat Saudite të Sigurisë, pësuan 127 të vrarë dhe 451 të plagosur. U raportua për mbi 150 të vrarë nga besimtarët e marrë peng. Por dyshohet se numri ishte shumë më i lartë. Pas sulmit, Mbreti Saudit Khaled nisi të zbatojë me më rreptësi ligjin islamik Sheriatin.

Ai u dha konservatorëve fetarë më shumë pushtet gjatë dekadës që pasoi, po ashtu edhe policisë fetare. A kishte gisht familja Bin Laden në atë sulm? Askush nuk e di me siguri. Në atë kohë Osama bin Laden, ishte vetëm 22 vjeç. Ka të ngjarë që ai të ketë dëgjuar predikimet e Juhajman Al-Oteibi.

Kompania e familjes, ishte ende e përfshirë në rikontruksionin e Xhamisë së Madhe. Në fakt, ajo bashkëpunoi me autoritetet, duke iu dhënë autoriteteve hartat e plota të strukturës së xhamisë, për të lehtësuar operacionin e forcave speciale saudite.

Për më tepër, nuk do të ishte në interesin e ?Bin Laden Group?, i pasuruar nga kontratat e majme të marra nga qeveria saudite, të ndihmonte kundërshtarët e regjimit. Gjithsesi më vonë Osama bin Laden do ta mbronte më vonë atë akt ekstremist. Dhe më pak se një dekadë e gjysmë më vonë, pushtimi i Xhamisë së Madhe do të frymëzonte Al-Kaedën në sulmet e saj./ Thoughtco.com-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga