SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
Nga Jeremy Cliffe ?New Statesman?
Çfarë kanë të përbashkët kriza humanitare në Siri, përpjekja për të shkarkuar Donald Trumpin në SHBA, qasja e Emanuel Makronit ndaj BE, dhe protestat në Hong Kong? Në pamje të parë, duken pa lidhje me njëra-tjetrën. Në fakt, që të gjitha ilustrojnë ringjalljen e një ideje:atë të sferave të ndikimit.
U përballa me këtë fakt në fillim të këtij viti, kur ndodhesha në një urë mbi lumin Enguri në Gjeorgji.Skena në fjalë, më kujtoi anët më të errëta të historisë së Evropës së shekullit XX.Në të dyja anët e urës, ishin ngritur postblloqe ushtarake.
Në njërën anë valëvitej flamuri i Abakazisë, një rajon separatist pro-Moskës.Në anën tjetër, valeviteshin flamuj kombëtarë gjeorgjianë, dhe ata të BE-së.Disa gjeorgjianë etnikë, e kalojnë përditë këtë urë.Si qytetarë të dorës së dytë në Abhazi, ata shkojnë matanë të marrin pensionet, të vizitohen tek mjeku, dhe të çojnë fëmijët e tyre në shkollë.
Gjërat janë kështu që nga viti 2008, kur trupat e mbështetura nga Rusia, morën nën kontroll Abhazinë, për ta mbajtur Gjeorgjinë në orbitën e Moskës.Sferat e ndikimit, kanë qenë prej shekujsh një tipar i marrëdhënieve ndërkombëtare.Ato mund të jenë pozitive (mendoni pak mbi fuqinë tërheqëse të kulturës amerikane), dhe negative (kujtoni grushtet e shtetit në Amerikën Latine, të mbështetura nga SHBA).
Ato e karakterizuan sistemin perandorak kinez të ?shteteve ndërhyrëse?, që i paguanin perandorit disa detyrime; grabitjet e tokave nga fuqitë koloniale evropiane në shekullin XIX; dhe ndarja e botës gjatë Luftës së Ftohtë të botës, në sferat amerikane dhe sovjetike.
Rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë, bëri që sferat e ndikimit të dalin disi nga moda.Ajo që pasoi dukej të ishte një epokë e re, post-Vestfaliane, post-gjeografike dhe e diktuar nga përhapja e demokracisë liberale, institucioneve shumëpalëshe, dhe e dominimit ushtarak të Amerikës.
Ishte Vladimir Putini ai që e nisi luftën. Pasi e etiketoi vitin 1989 si ?katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit XX-të?, ai u ngjit në pushtet gjatë Luftës së Dytë të Çeçenisë në vitin 1999, duke eksperimentuar për herë të parë metodat e luftës hibride.
Ajo zhvillohej përmes milicive të mbështetura prej Moskës, luftës së informacionit dhe vendosjes në krye të vendeve fqinje të liderëve besnikë.Këto metoda, ai i zbatoi më vonë në Gjeorgji dhe Ukrainë.Sot Putin po e shtrin sferën e ndikimit të Rusisë në Lindjen e Mesme, në bashkëpunim me qeveritë në Damask, Teheran dhe gjithnjë e më shumë në Ankara.
Tartus, porti sirian në Mesdhe, është aktualisht i Rusisë. Ndërkohë, ndikimi i Moskës po rritet gjithashtu edhe në Irak, së bashku me atë iranian. Dhe çfarë po bën Perëndimi? Ndërhyrja katastrofike e administratës Bush në Lindjen e Mesme, u pasua nga një indiferencë amerikane me pasoja katastrofike.
Administratat e Obamës dhe Trumpit, kanë luajtur një rol periferik gjatë luftës civile në Siri.Si një izolacionist që admiron udhëheqësit autoritarë, Donald Trump ka sugjeruar se aneksimi i Krimesë nga Rusia ishte i ligjshëm. Dhe siç pretendojnë kongresmenët që duan ta shkarkojnë, ai e ka përdorur ndihmën ushtarake amerikane ndaj Ukrainës, si një mjet shantazhi ndaj presidentit të ri ukrainas.
Muajin e kaluar, ai i tradhtoi aleatët kurdë, duke i tërhequr trupat amerikane nga Siria Veriore, për t?a lejuar Rexhep Taip Erdoganin të dërgonte atje forcat e tij anti-kurde. Evropës i mungon nihilizmi i Trump, por rezultati është gjithsesi i njëjtë.
Fjalë të këndshme thuhen prej përgjegjësve të kontinentit mbi krizën siriane, nga të njëjtët udheheqës që kanë bërë pak për të ndaluar kasaphanën atje.Madje evropianët, e kanë fuqizuar Putinin me projekte si ai i gazsjellësit ?Nord Stream 2? (që çon gazin nga Rusia në Gjermani, duke e mënjanuar Ukrainën).
Dhe tani Brukseli, po heq dorë nga Lindja e Mesme.Makron, që po ushtron presion për një shkrirje të askujve me Moskën, duket se e beson që Putini shërben si një pengesë midis Francës dhe sulmeve të mëtejshme tërroriste islamike, siç ishte masakra në Teatrin Bataklan të Parisit në vitin 2015.
Edhe politika britanike, po karakterizohet nga ndryshimet në sferat e ndikimit gjeopolitik.Kundërshtimi i të majtës së Xheremi Korbinit ndaj ?imperializmit?, përfundon atje ku nisin sferat ruse dhe kineze. Dhe e djathta që përkrah Brexit, e mbivlerëson sferën e ndikimit të Britanisë së Madhe në botë, dhe nënvlerëson atë të fuqive të tjera.
Kjo lë rrugën e hapur për një Kinë në rritje, besimi i së cilës në tërheqjen e saj gravitacionale si Zhong-Gu, Mbretëria e Mesme, është rrënjosur në psikikën e saj kombëtare. Për ta rikrijuar atë sistem, ajo ka përdorur kryesisht ?karotën?. Zgjedhjet e fundit në Sri Lanka, ku dinastia pro-Pekinit, Rajapaksa, u ngjit sërish në pushtet, është vetëm shebulli i fundit i forcës në rritje të Kinës në Azinë Jug-Lindore dhe Qendrore.
Por një rol ka luajtur dhe luan edhe kërcënimi i ?shkopit?. Historianët mund të kthehen pas
në kohë, për të kuptuar reagimin e dhunshëm të Pekinit ndaj protestave në Hong Kong. Siç e dëshmoi Lufta e Ftohtë, blloqet e fuqive rivale, nënkuptojnë sferat rivale të ndikimit.
Prandaj, duhen pritur më shumë përplasje në kufijtë e këtyre sferave:midis SHBA-së dhe Kinës në Paqësorin Perëndimor, midis Indisë dhe Kinës në Himalaja dhe Gjirin e Bengalit, dhe midis një sërë fuqish vendase dhe të huaja në Afrikë. Kjo garë, do të zhvillohet edhe në hapësirat jo-materiale të internetit.
Google është mbyllur nga Kina, kompania Huauei po dëbohet nga Amerika.Rajonet midis po detyrohen të zgjedhin; interneti në Azinë Jug-Lindore, po dominohet gjithnjë e më shumë nga platformat kineze.Ndërkohë Gjermania, e zënë ngushtë midis Uashingtonit dhe Pekinit, po diskuton nëse ta lejojë kompaninë kineze Huauei, të ndërtojë infrastrukturën e saj të re 5G. Një udhëtar në kohë nga shekulli XIX, do ta kishte shumë të vështirë të kuptonte se çfarë është rrjeti 5G. Por ai do të njihte shumë mirë gjeopolitikën e sotme:një botë e blloqeve rivale, ku mbivendosen fushat e gravitetit gjeopolitik, dhe ekuilibrat e fuqisë. Sapo është rrikthyer rendi i vjetër dhe i fragmentuar botëror./Përshtati në shqip CNA.al
Çështja nëse është gjeni apo ambienti, ai që dikton kryesish...
Termi “Deep State”, është huazuar nga vende të ndryshme nga ...
Nga David Robson “BBC”* Po të mos ishte për një aktore dhe n...
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Nga Leonid Bershidsky “The Moscow Times”Një artikull fundjav...
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franc...
Nga John Horgan “Scientific American”* Në historinë e teoriv...
Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”* Lufta kibernetike, mund ...
Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1...
Samiti i Gjenevës, takimi i parë midis presidentit amerikan ...
Nga Anthony Salamone “The National”Bashkimi Evropian, po për...
Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, ...
Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depre...
Nga Elise Lobbedez “The Conversation”* Shpesh e perceptuar s...
Para samitit për Ukrainën Lindore që zhvillohet në Paris, ka...
Më 18 nëntor 1978, udhëheqësi i Tempullit të Popullit, Xhim ...
Kur Genghis Khan i hyri aventurës për të sunduar botën në vi...
Nga Katarina Panic “Fair Planet”Pasi dështuan të anëtarësohe...
Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bl...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...