Çfarë është një oligark?
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Nga David Robson ?BBC?
* Po të mos ishte për një aktore dhe një pianist, GPS dhe ËiFi mund të mos ekzistonin. Në fund të viteve 1930 dhe fillimin e viteve 1940, Hedi Lamarr ishte diva e Hollivudit, e famshme për portretizimet e roleve të ?femrës fatale?. Por pak nga bashkëkohësit e saj e dinin, se pasioni tjetër i saj i madh ishte shpikja.
Ajo kishte projektuar më herët avionë për një nga të dashurit e saj, manjatin e aviacionit Hauard Hjuxh. Më vonë u njoh me Xhorxh Anteil, pianist, kompozitor dhe romancier, që kishte ndërkohë interes edhe mbi inxhinierinë.
Kur të dy e kuptuan se forcat armike, po bllokonin sinjalet radio të forcave aleate gjatë Luftë së Dytë Botërore, ata u përpoqën të gjejnë një zgjidhje. Rezultati ishte një metodë e transmetimit të sinjalit, e quajtur ?spektri i përhapjes së frekuencës?, që përdoret ende sot në teknologjinë wireless.
Në fakt, nuk është diçka e rrallë që njerëz të jenë të suksesshëm në fusha, që nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën. Shumë nga ne, nuk mund të arrijnë kurrë llojin e suksesit të njerëzve si Lamarr ose Anteil. Megjithatë, një studim sugjeron që të gjithë, mund të përfitojmë nga shpenzimi i pak më shumë kohe jashtë profesionit që kemi zgjedhur të ushtrojmë.
Njerëz të tillë quhen ?polimatë?. Ky term i ka rrënjët në Greqinë e Lashtë, dhe u përdor për herë të parë në fillim të shekullit XVII, për të nënkuptuar një person që ka ?dije në shumë disiplina?. Shumica e studiuesve, thonë se që të jeni një polimat i vërtetë, duhet një jeni të spikatur në të paktën dy fusha, që nuk kanë asnjë lidhje të dukshme më njëra-tjetrën.
Një shembull më i fundit vjen nga Uakas Ahmed në librin e tij ?Polimatët?, botuar në fillim të këtij viti. Frymëzimi ishte pjesërisht personal. Ahmed është angazhuar deri tani në fusha të shumta. Me një diplomë universitare në ekonomi dhe gradë pasuniversitare në marrëdhënie ndërkombëtare dhe neuroshkencë, Ahmed ka punuar si gazetar i diplomacisë, dhe trainer personal fitnesi.
Sot, ai po ndjek pasionin e tij për artin pamor, si drejtor artistik i një prej koleksioneve më të mëdha private të artit, ndërsa punon edhe si vetë artist profesionist. Pavarësisht këtyre arritjeve, Ahmed nuk e identifikon si një polimat. ?Ky do të ishte një vlerësim shumë i tepruar për mua?-thotë ai.
Kur shqyrtoi jetën e polimateve të famshëm në histori, ai mori në konsideratë vetëm ata që kishin dhënë kontribute të konsiderueshme në të paktën tre fusha, si Leonardo da Vinçi (artist, shpikës dhe mjek), Johan Volfgang Gëte (shkrimtari i madh, merrej edhe me biologji, botanikë, fizikë dhe mineralogji) dhe Florens Najtingeil (që përveç themelimit të infermierisë moderne, ishte një statisticiene dhe teologe e shquar).
Në libër, Ahmed identifikoi cilësitë që i lejuan polimatët të arrijnë madhështinë e tyre. Siç mund të pritet, ajo që ndihmon është pasja e një inteligjence më të lartë se mesatarja. Por të rëndësishme janë edhe mendjemprehtësia dhe kurioziteti. Polimatët punonin shpesh vetëm, dhe nxiteshin nga një dëshirë e madhe për t?u realizuar profesionalisht.
Këto cilësi, kombinoheshin me një pikëpamje më gjithëpërfshirëse mbi botën. Ahmed thekson se shumë fëmijë, janë të magjepsur nga shumë fusha të ndryshme. Por universitetet dhe më pas tregu i punës, priren të na shtyjnë drejt një specializimi gjithnjë e më të madh.
Prandaj shumë më tepër njerëz mund të kenë aftësinë për të qenë polimatë, nëse inkurajohen në mënyrën e duhur. Ka shumë prova, se zhvillimi i disiplinave të ndryshme, mund të nxisë kreativitetin dhe produktivitetin. Pra, ndërsa ndjekja e një pasioni të dytë ose të tretë, mund të duket në pamje të parë si një shpërqendrim, ajo mund të nxisë në fakt suksesin tuaj në profesionin bazë.
Studime të ndryshme, kanë zbuluar se shkencëtarët fitues të çmimit Nobel, kanë rreth 25 herë më shumë të ngjarë të këndojnë, kërcejnë apo të aktrojnë sesa shkencëtarët e zakonshëm. Ata kanë gjithashtu 17 herë më shumë gjasa të merren me artin vizual, 12 herë më shumë gjasa të shkruajnë poezi, dhe 4 herë më shumë të ngjarë që të jenë muzikantë.
Nëse ndiheni të tunduar të keni një jetë më polimate, Ahmed sugjeron që ta shfrytëzoni kohën tuaj në një mënyrë më efikase, për të krijuar hapësirë ??për interesat e tjera. Zhvendosja midis llojeve të ndryshme të detyrave, mund të rrisë produktivitetin tuaj të përgjithshëm.
Disa prova për këtë vijnë nga arsimi. Studimet e studentëve në shumë disiplina të ndryshme – nga ato akademike, tek sporti dhe muzika – kanë treguar se pas një praktike, ne ndalojmë së mësuari në mënyrë shumë efikase. Prandaj, mund ta përdorim më mirë kohën tonë, nëse kalojmë rregullisht kohë me praktimin e aftësive dhe lëndëve të ndryshme.
?Unë e di, që nëse do të isha vetëm një artist apo piktor, atëherë nuk do të isha aq produktiv, pasi do të nisja të pësoja rënie, dhe do të kërkoja stimuj të jashtëm për ta tejkaluar ngërçin?- thotë Ahmed. Albert Einstein, që përveçse fizikant, ishte edhe një violinist dhe pianist i talantuar, e përdori me sa duket këtë qasje.
Sipas djalit dhe vajzës së tij, ai luante muzikë sa herë përballej me ndonjë problem, dhe shpesh e mbaronte performancën duke thënë:?Tani e gjeta zgjidhjen!?. Dhe sot kemi më shumë avantazhe, në krahasim me polimatët e dikurshëm.
Interneti është plot me kurse falas online në disiplina të ndryshme, dhe është më lehtë se kurrë më parë që të lidhesh me një mësues ekspert, përmes aplikacioneve si Skype, edhe nëse ata banojnë qindra km larg jush./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Nga Leonid Bershidsky “The Moscow Times”Një artikull fundjav...
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franc...
Nga John Horgan “Scientific American”* Në historinë e teoriv...
Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”* Lufta kibernetike, mund ...
Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1...
Samiti i Gjenevës, takimi i parë midis presidentit amerikan ...
Nga Anthony Salamone “The National”Bashkimi Evropian, po për...
Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, ...
Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depre...
Nga Elise Lobbedez “The Conversation”* Shpesh e perceptuar s...
Para samitit për Ukrainën Lindore që zhvillohet në Paris, ka...
Më 18 nëntor 1978, udhëheqësi i Tempullit të Popullit, Xhim ...
Kur Genghis Khan i hyri aventurës për të sunduar botën në vi...
Nga Katarina Panic “Fair Planet”Pasi dështuan të anëtarësohe...
Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bl...
Mafia italiane “Cosa Nostra”, është e më famshmja sot në bot...
Ne i duam ëmbëlsirat. Por sheqeri i tepërt në dietat tona us...
Në Kinë, dy pacientë të diagnostikuar me sëmundjen e Murtajë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...