web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë është “Deep State”, dhe kush e përfaqëson atë në SHBA?

23 Nëntor 2019, 07:42, Blog CNA

Termi ?Deep State?, është huazuar nga vende të ndryshme nga termi turk ?darin devlet? që në fillim të viteve 1990, dhe shqipërimi më i saktë i tij është ?shtet brenda shtetit?. Në SHBA,

ky term u popullarizua nga Majk Lofgren, kongresmeni veteran republikan, që pasi u tërhoq nga policia aktive në vitin 2011, shkroi një libër me të njëtin titull në vitin 2016, në kulmin e fushatës presidenciale.

Në intervistën e dhënë në atë kohë për portalin ?Salon?, Lofgren sqaron se me këtë term abuzohet shpesh nga politika. Ai vetë me ?Deep State? ka parasysh korporatat e mëdha financiare, ushtarake, dhe ato të teknologjisë së lartë, të cilat lobojnë përherë dhe diktojnë interesat e tyre në politikëbërjen amerikane.

Çfarë është ?Deep State?? A është ai një komplot elitar? Apo një rrjet institucionesh specifike?

Së pari, nuk është një komplot. Është diçka që funksionon në dritën e diellit. Nuk janë një tufë komplotistësh. Janë thjesht njerëz, që kanë evoluar në një lloj pozicioni. Dhe është në interesin e tyre më të mirë të veprojnë në këtë mënyrë. Duke meqë njerëzit e zakonshëm, janë më të interesuar mbi Kim Kardashian, sesa si ndahet buxheti kombëtar, apo se çfarë po bën qeveria jonë në Mali, Sudan dhe vende të tjera të panjohura, ky është rezultati:një burokraci e shkëputur dhe vetë-shërbuese, që ka evoluar të bëjë atë që është duke bërë tani. Pra të ruajë dhe forcojë pushtetin e vet.

Kur mendoni se filloi ?Deep State? në SHBA?

Ndoshta gjatë Luftën e Dytë Botërore, kur ne kishim ?Projektin Manhattan?, që ishte një projekt i fshehtë i madh, që u kërkoi dhjetëra mijëra njerëzve të punonin në fshehtësi të plotë. Dhe ne në fakt ndërtuam qytete të mëdha për këta punëtorë, dhe që askush tjetër nuk e dinte se ekzistonin.

Patëm ndërkohë të ashtuquajturat operacionet sekrete ?Ultra? dhe ?Magic?, deshifrimin e kodeve naziste dhe japoneze, që kërkonin nga një numër të madh njerëzish të bënin punë absolutisht sekrete, të cilat ata nuk ia treguan askujt për dekada. Pra, Lufta e Dytë Botërore krijoi këtë lloj infrastrukture të ?Deep State?, që u rrit dhe u konsolidua gjatë Luftës së Ftohtë.

Cilët janë institucionet dhe lojtarët kryesorë brenda ?Deep State??

Institucionet kryesore, janë pikërisht ato që njerëzit mendojnë se janë. Kompleksi ushtarako-industrial; Pentagoni dhe të gjithë kontraktorët e tyre; Departamenti i Thesarit; Departamenti i Drejtësisë; gjykata të caktuara, si ajo e Distriktit Jugor në Manhatan etj.

Dhe kemi pastaj Kongresin, që përbëhet nga njerëz të caktuar në komitetet e lidershipit, mbrojtjes dhe inteligjencës, të cilët e dinë se çfarë po ndodh. Pjesa tjetër e Kongresit, nuk e di ose nuk i intereson realisht, pasi janë shumë të zënë me zgjedhjet e radhës.

Ky është aspekti qeveritar. Po në sektorin privat?

Uoll Striti. Shumë nga zyrtarët e lartë, Dejvid Petraus, Bill Dalej, që është ish-shefi i shtabit

të presidentit Obama, apo Henk Paulson, që erdhi nga banka ?Goldman Sachs? për t?u bërë Sekretar i Thesarit, dhe e shpëtoi Uoll Stritin në vitin 2008. Apo njeriun që Obama e zgjodhi të ishte Sekretar i Thesarit, Tim Geitner. Të gjithë kanë atë lidhje me Uoll Stritin. Dhe gjëja e tretë është tani Silikon Vallej.

Pse Silikon Vallej, ka tani një rol kaq qendror?

Pasi kompanitë aty, gjenerojnë aq shumë para, sa janë rivale dhe ndonjëherë ia kalojnë Uoll Stritit. Drejtuesit e Google ose Apple, fitojnë më shumë para se sa ?djemtë? që drejtojnë Uoll Stritin. Pra, ky është burimi i ri i parave për të drejtuar ?Deep State?.

Silikon Vallej, fiton shumë para. Por ai ka gjithashtu qasje, në një sasi të pamatshme informacioni. Cili mendoni se është më i vlefshëm për ?Deep State?, paratë apo informacionet?

Mendoj se është e vështirë të bësh dallimin. Silikon Vallej, investon një shumë të madhe parash në lobim, për të arritur atë që do për sa i përket pronësisë intelektuale etj. Njëkohësisht, njerëz brenda NSA, më kanë thënë që ata as nuk mundet të veprojnë pa bashkëpunimin e Silikon Vallej. Pasi shtyllat kryesore të komunikimit, që janë ngritur dhe vënë në funksion nga Silikon Vallej, sigurojnë pjesën më të madhe të informacionit që shfrytëzojnë NSA dhe agjencitë e tjera të inteligjencës. Këto të fundit, nuk mund ta sigurojnë vetë atë. Ato kanë nevojë për një bashkëpunim të vullnetshëm ose të detyruar të Silikon Vallej.

A ka rëndësi vija ndarëse, midis sektorit publik dhe sektorit privat, të paktën kur bëhet fjalë për ?Deep State??

Është e vështirë t?i dallosh më nga njëra-tjetra. Një përqindje e mirë e njerëzve që punojnë sot në Pentagon, janë kontraktues të sektorit privat. Pra ata janë pjesë e Pentagonit, NSA, dhe të gjitha organizatave që merren me garantimin e sigurisë.

A kanë njerëzit që punojnë në ?Deep State? një ideologji apo narracion të përbashkët, që ia thonë vetes dhe njëri-tjetrit, pra diçka që e justifikon sjelljen e tyre, apo shpjegon arsyen pse ndërhyrjet e tyre në procesin demokratik janë ?të domosdoshme??

Unë mendoj se është një ideologji, që nuk guxon të flasë në emrin e vet. Ata pretendojnë se nuk është një ideologji. Thjesht ekspertiza e tyre teknokratike, u jep përfitimin e njohurive të tyre. Sidoqoftë, njohuritë e tyre bazohen gjithmonë në një këndvështrim neokonservator mbi politikën së jashtme, dhe atë të brendshme, dhe që tenton të forcojë neoliberalizmin.

A ka ndonjë skenar, në të cilin ndikimi dhe fuqia e shtetit të thellë, mund të kufizohet ose eliminohet?

?Deep State?, ka krijuar kaq shumë kontradikta në këtë vend. Kemi një pabarazi të jashtëzakonshme mes të pasurve dhe të varfërve; dhe kemi këtë luftë të përhershme, edhe pse thuhet se jemi duke u përpjekur për lirinë. Kemi një shtet të mbikëqyrjes masive, dhe flasim për lirinë. Kemi kontradikta të brendshme. Kush e di se çfarë mund të ndodhë? Ai mund të shembet si Bashkimi Sovjetik; ose mund të degradojë në fashizëm përmes një kamuflimi populist./Mikelofgren.net-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga